Policia gjermane është vënë në kërkim të një shtetasi sirian që dyshohet se do kryente një sulm në aeroportin e Chemnitz.
Shtetasi sirian Jaber Alkbar ishte prej kohësh nën vëzhgim dhe sot është shpallur në kërkim.
Policia e qytetit ka mbyllur gjithë hyrje-daljet dhe është në kërkim të emigrantit sirian.
Mëngjesin e sotëm pati raportime për dy shpërthime kamikaze, por ende nuk ka konfirmim.