Kjo cështje, prej më se një viti, është kthyer në lokomotivën e opinionit tonë publik duke tërhequr pas vete një duzinë vagonësh të tejmbushur me argumentë. Është folur aq shumë rreth kësaj teme, saqë gjithë ajo perdja e mistershme, që rrethonte në fillim reformën në drejtësi, tashmë ka rënë dhe është zevëndësuar me qartësinë e qytetarëve të gatshëm t’i drejtohen kutive të votimit që nesër, për të shprehur me votë mbështetjen e tyre për reformën.
Por ndërsa Veting-u(kontrolli i figurës së gjykatësve e prokurorëve nga komisione që kanë në përbërjen e tyre edhe shtetas të huaj) është motivi kryesor që do conte në këmbë një popull për ta shkundur votën fort pro reformës, për udhëheqjen e Partisë Demokratike është arsyeja kryesore e mohimit të saj dhe e dërgimit të ligjit Veting-ut për ta gjykuar për antikushtetueshmëri. Dhe të dashur lexues ky nuk është një rast si shumë të tjerë.
Ky është vetë filli i lëmshit të historisë shqiptare. Udhëheqja e kësaj partie apo partie-shtet në momente të caktuara, e njeh mirë këtë lëmsh. E ka dredhur vetë pjesën më të madhe të tij për më shumë se cerek shekulli dhe e di cfarë mbajnë të nënshtruar në thellësinë e tij ato fije të ngatërruara.
Ëndrrën e zhubravitur të një populli për të bërë shtet, me ndihmën dhe kujdesin e atyre që janë në gjendje t’i tregojne një rrugë të shkelur. Ngjan pohim populist, emocional, por është i vërtetë, ndaj duhet pranuar e thënë troc. Jeta vetë është e përbërë nga emocione, që i japin cdo ditë e më shumë, formë qënjes tonë. Nëse ajo të vë përballë më shumë sfidave me pasoja negative se pozitive, ose do ia mbathësh ose do mbijetosh duke marrë formën e tyre.
Kjo ka ndodhur me shqiptarët. Sa mijra bashkëqytetarë, potencialisht aktivë për punë, dergjen sot burgjeve ose janë kontigjent për burg? Po sa mijra te tjerë dergjen varreve? Nëse këta njerëz do ishin lindur apo rritur në një vend me shtet të mirë strukturuar, është e sigurtë që s’do kishin patur kurrë një prevalencë të tillë të kriminalitetit dhe as atë fund.
Xhungla të bën të egër. Dhe Shqipëria i ngjan një xhungle. Shprehja bjeri i forti të ligut(të sëmurit, të varfrit, të lodhurit, njeriut pa mbështetje, me pak fjalë qytetarit shqiptar) është pohim i xhunglës shqiptare, por me një ndryshim nga xhungla e vërtetë; ketu parimi vlen vetëm për të papushtetshmit, praktikisht 99,99% të popullsisë. Ndërsa pjesa tjetër, 0.01%-shi gëzon privilegjet që duhet të gëzonte cdo qytetar në një shoqëri demokratike dhe i tejkalon, aq sa ky tejkalim i ka bërë këta njerëz kaq të paprekshëm, sa e kanë të pamundur ta shikojnë më vehten si të barabartë para ligjit me tjerët.
Duke monopolizuar cdo mekanizëm dhe mundësi që ofron e drejta, këta njerëz janë dëndur në të mira e favore sa tashmë e mendojnë si një status që u përket. Pjesën tjetër, 99.99%-shin e popullatës e kanë parë gjithnjë si një masë vulnerabël që nuk disponon instrumente për t’i kanosur rehatinë këtyre. Edhe njëherë që e provuan, përfunduan të vrarë mbi sheshprotestë. Marrëdhënjen me diplomacitë e shteteve të tjera të zhvilluara e kanë trajtuar me hipokrizi e servilizëm, duke u mjaftuar me shkëmbimin e ca buzëqeshjeve e fotove që përmbyllin kortezinë. Dhe kaq shkurt u ka dalur hesapi.
Këta janë pra demokomunistët(shumë e gjetur Anri!), që se kanë imagjinuar kurrë se mund tu vijë, ndonjëherë, “dita e gjyqit” dhe jo vetëm vetë, por ua kanë bërë komplet të paimagjinueshme edhe gjithë shqiptarëve, duke u dhënë si shembull të vetëm suksesi, formulën “grabit c’të dali para se drejtësi zor se do ketë ndonjëherë”.
Cfarë ishte e paimagjinueshme për gjithë Europën, Amerikën, Australinë dhe një pjesë të Azisë e Afrikës, ishte e imagjinueshme për shqiptarët dhe e anasjellta cfarë ishte e mundur për cdo shtet demokratik të botës, ishte ëndërr për shqiptarët. Tani me Veting-un, cfarë nuk është më ëndërr për shqiptarët është kthyer në makth për demokomunistët. I keni vënë re që kanë filluar t’i mbulojnë sarajet me thes, dhe tu qendrojnë disa km larg me shpresën se nuk do njehen se të kujt janë?!
I keni parë sa të ndjeshëm janë bërë ndaj cështjeve madhore që shqetësojnë qytetarin si sovraniteti, kushtetuta, etj?! Kanë filluar të hiqen si shoqatë e të drejtave të njeriut, që kërkon strukje në kushtetutën, që se respektuan kurrë. Parimi bazë i kushtetutës së një shteti është ndarja e pushteteve, këta ujqërit e Tiranës zyrtare i kishin mbajtur të gjitha për vehte, për t’i këmbyer në momente skandaloze edhe me jetë njerëzish. Tani kërkojnë shpëtim pikërisht aty ku s’i lanë askujt.
Ta harroni! Harrojeni kushtetutën si pacavure, që do donit ju! Harrojini edhe 9 spartanët! Askush nuk është aq idiot sa të bëjë harakiri për ju! Harroni edhe kleringun! Askush nuk ka ndërmend më të këmbejë gjë me ju! Ka ardhur dita që ju të ktheni c’keni marrë!
Asgjë nuk ju shpëton më, përvec një mea culpa dhe ndarjes përfundimtare me të kaluarën e errët të trazicionit shqiptar. Ngjarjet kanë marrë një rrugëtim të pandalshëm në drejtimin e duhur. Lum ata që janë ende në kohe për ta kuptuar!
Më qartë, më shkoqur dhe krahasim më të bukur, zor se gjen. Janë demokoministët(që s’ishin kurrë komunistë, por u bënë për tu shëndrruar në demokratë të nesërmen e ndrrimit të pushtetit) që nuk e pranojnë të ndërtohet shtet, por duan rrumpallë. Të lumtë pena…vërtetë shkodranët nuk kanë kuptuar ende c’kanë humbur kur nuk votuan për ty në zgjedhjet lokale. Mgjt ti po kontribon në mënyrën tënde jo vetëm për Shkodrën por për gjithë shqipërinë.
E verteta e kesaj qe pohoni ju znj Keti qendron dhe shqiptaret e kerkojne prej kohesh, puna eshte se ne s’jemi popull qe te ngrihemi dhe t’i marrim para. Komplimente per kurajon dhe cilesine e shkrimit!
Bravo, bravo qe s’i ndahesh kesaj ceshtje! Kjo eshte ceshtja me e rendesishme qe kane shqiptaret dhe qe me kete ndryshim te madh do perftojme ne dhe gjeneratat qe do vijne. Ne si popull jemi gati te votojme per reformen qe dje dhe ne vecanti per vetingun. Te pergezoj per gjitha shkrimet e tua!
BRAVO! BRAVO! BRAVO!
Shkrimet tuaja nderojne dhe ndricojne gjithe krahinen tende per te mos thene me gjere! Analize shume fine.
Ke penë të shkëlqyer Keti. Urime!
Shpresoj qe shkrimet e tuja, thirrjet e tuja, gembengulja jote te jete nisma e diteve me te mira. Pergezime bukuroshe!
Brilante.
Si gjithmone znj.Keti brilante ne çfare shkruan. Qarte dhe sakte permbi te gjitha , Nuk kam kuptuar pse Edi Rama neglizhoi me kete njeri te nderuar, duhet ta kishte bere pjese te kabinetit, Vertete eshte nje vlere per Shqiperine,Keti Bazhdari, Kur o ju qe pretendoni se drejtoni
kete vend do te kuptoni qe kapacitete te kesaj natyre duhen jo vetem inkurajuar me fjale,por duhet tu jepet timoni i puneve qeverisese.
Mjaft me demagogji e fjale te pergjithshme, u lironi rrugen njerezve te rinj si kjo vajze shkodrane! Ne do trime e keni,ne do te penes shiheni,ne do te ekonomise veshtrojeni ne aktivitetin e saj, Te thuash bravo per Ketin eshte pak! Keti te jesh e sigurte se ne mendimet e veprimet e tua, ke koncentruar ate te pjeses me te madhe te shoqerise tone, natyrisht te ndershmit e te panjollosurit,atyre qe u dhimbset vertet ky vend! Vazhdo,vazhdo keshtu se nje dite do jesh ajo qe duam ne. Je simbol i te diturit dhe kurajos qytetare, Faleminderit qe je, faleminderit qe shkruan dhe na ndriçon mendjet e rrit optimizmin!!
Po ik o plehre e peshtire. Boll bere llape per tu bere deputete. E sigurte qe do deshtosh siç deshtove me super injoranten e Voltanes. Mos harro ti besh te fala Spiropalit.
Bravo Keti Bazhdari!!! Me njeres si ti behet vendi jone. Suksese vajz e forte ne rrugen tende.
O qifi si llafazon je bo mor burr! Ca ke qe fshihesh si mi dhe kujto se o bo nomi se ka mesu budallai me shkrujt anonims. Na merre i toc ka ona jeme e mos e fut krejt ruje edhe per vesh te blertushes
Te lumte zj Bazhdari per cilesine e mendimit dhe bukurine e shprehjes
…edhe ATO dy-tre krahinizma ne shkrim duken si perjashtim qe vertetojne se Shqipja eshte gjuhe e bukur dhe ti e shkruan po AQ bukur
Demokomunist nuk jane 1% por 99%.Ju kam lexuar shpesh.dhe shoh qe perpiqeni te trajtoni dicka ndryshe,por nuk arrini.Ne fund del qe kendveshtrimi juaj eshte i njanshem dhe 100% i parapercaktuar.Shqiperia ka nevoje vetem per KONSENSUS dhe jo burgje.
Keti moj sharabajke, je ba me t’kja me facolete per intrigat qi sajon. Pasi i demaskove si armike (duke iu keqperdor emrat neper komentet qe ban ti vete) te gjitha zonjave qe promovonte Rama ne Shkoder, si Megit, Falms, Mozes, etj, tash ke fillu me ba diversion e poshtersina ndaj nje shoqes tande te dikurshme. Turp e marre e faqja e zeze. Boll ke komentu me emrat e tjereve ma lart here duke livdu vedin e here gjoja tuj e sha.