Andi Bushati: LSI është gjithmonë me plehrat

7 Tetor 2016, 17:55Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Sinjalet e qarta që Bujar Nishani i ka dhënë pjestarëve të delegacionit të Aleancës kundër importit të plehrave, se do ta rikthejë ligjin në parlament, do të vendosin edhe njëherë më shpatulla për muri, partinë më të vogël të shumicës, LSI-në.

Pas hezitimesh, piruetash politike, ndjesash që më shumë dukeshin si oportunitete të momentit, sesa si reflektime të sinqerta politike, PD-ja vendosi të dalë kundër ricikluesve të plehrave.

Pavarësisht se ajo, në kohën kur ishte në pushtet, u hapi atyre të katër dyert, opozita vendosi taktikisht të ngrejë kartonët e kuq.

Edhe sinjali që dha presidenti, i cili nuk bën asgjë pa miratim paraprak nga kulla 24 katshe, qe një shenjë e qartë se PD tashmë është barikaduar kundër një Shqipërie kazan të Europës.

Qëndrimi i socialistëve është po aq i qartë. Rama i ka mashtruar në mënyrë spektakolare shqiptarët. Deputetë si Shalsi apo Bare u detyruan të kapërdijnë turpin me bukë.

Përbetimet se do të qenë mafiozë, nëse një ditë importonin plehra nga jashtë, tani janë harruar.

Nëse ligji do të rikthehet në parlament nga Nishani

të gjithë deputetët e majtë, që i panë emrat e tyre të gdhendur në kazanë plehrash, do të votojnë sërish.

Këtu pyetja enigmë është se çfarë do të bëjë LSI, ndaj një ligji që kaloi herën e parë vetëm me 63 deputetë?

Në votimin e pak ditëve më parë, partia e Ilir Metës luajti rolin e gjobaxhiut të vogël.

Nga njëra anë ajo loboi në mënyrë qesharake për futjen e një neni që forconte kontrollin e shoqërisë civile mbi importin.

Në katastrofën që parashikohej, ky qe vetëm një makiazh i panevojshëm. Aktivistët e pakët të mjedisit, as nuk mund të zëvendësonin doganat e shqyera të rilindjes, as mund të luanin rolin e laboratorëve fantazëm të propoganduar nga Rama.

LSI kërkoi thjeshtë një alibi për të proklamuar se po luan në interes të publikut. Të njëjtën gjë bëri edhe kryetari Meta që mungoi atë ditë në votim. Por, as këto sinjale foshnjore, as pjesmarrja e ndonjë deputeti në protestën e së shtunës, nuk fshehin dot realitetin.

LSI ka qenë gjithnjë me plehrat.

Ajo ka votuar pro importit të tyre në vitin 2011 si nënshtrim ndaj Berishës dhe ka përsëritur sërish të njëjtën gjë, si e tredhur nga Rama.

Ndryshe nga PD që kur është në opozitë, për interesat e saj voton kundër, madje ndryshe edhe nga PS që dikur bënte aleancë hipokrite me shoqërinë civile, partia e Metës është koherente: gjithnjë kundër interest publik.

Të gjithë ata, që kanë shpresuar qoftë edhe pak, se Ilir Meta do të sillej si gjatë periudhës së miratimit të Reformës në drejtësi, kur në pyetje ishte lëkura e vet dhe kërcënimi  me burg nga Rama, kanë mbetur të zhgënjyer.

LSI mund të nisë kryqëzata mediatike me të çirakët e vet, kundër frikës së përgjimeve nga Saimir Tahiri, kundër rrjedhjeve të dokumentave të Gjiknurit për ÇEZ-in, por sa herë është në lojë interesi i qytetarëve, ajo nuk ka asnjë vrasje ndërgjegjjeje. Ajo është aleate me Ramën sot dhe me Berishën dje.

Kështu po sillet partia e Ilir Metës edhe me ligjin e importit të plehrave.

Dhe ky është një shembull më shumë, një dëshmi e radhës, një konfirmim, se ndryshe nga iluzionet që krijon, LSI nuk mund të bëhet kurrë një digë kundër atyre që abuzojnë me pushtetin. Ajo është me Ramën kur ai është me plehrat dhe po njësoj me Berishën kur ai lobon për to. Dhe si e tillë është e vetmja parti koherente kundër interesit të shqiptarëve. (Lapsi.al)

4 komente në “Andi Bushati: LSI është gjithmonë me plehrat”

  1. Kanceri LSI says:

    Shkrim i goditur qe tregon kancerin e vertete LSI, kuptohet koka e gjarprit ILIR META.


    BUSHATI me ket shkrim eshte i sakte por nuk e kuptoj pse po sulmon LSI, KUR DJE , PARDJE I LEPINTE B..THEN…PRA BUSHATI E DRETH SA HERE TE DOJE….

  2. Vlora1912 says:

    Kot je zgjatur o nipce..!!!

    I ke thene te tera qe ne Kryetitull…

    LSI-ja eshte gjithmon me plerat……!!!!

  3. ivani i madh says:

    Edhe pse i hidhur me se fundi o Bushati the nje te vertete te pa kundershtuesheme ne lidhje me kete bande hajdutesh me ne krye banditin META.Ta mare vesh i gjithe populli se edhe pjestaret e bandes dhe mbeshtetesit e saj LSI si ti Bushati e keni te qarte dhe jeni te bindur se kjo bande me Liken ne krye nuk do tja dije per popullin po vetem per perfitime personale dhe te bandes qe drejton.Kot si thone BUSHATI se maskaralleqet dhe pa besite e familjes dalin nga pjestaret e familjes ku jetojne si ti Bushati qe e di me mire se ne se cfare gatuhet brenda bandes mafioze te LIKES ,LSI ku ben pjese edhe pse mundohesh te shfaqesh i moderuar .

  4. Gaspri says:

    Sidoqofte, Edhe Rama edhe Meta jane ndergjegjesuar per ushtrine e eunukeve te ShQUP-it qe po bejne cmos te percajne kete koalicion shtetformues dhe qe po e ve ne shina me ne fund kete vend. I gjith synimi eshte ti percajne dhe pastaj t”ua hajne koken ketyre lidereve.
    Meta dhe Rama tashme ne kete mandat i kane axhustuar sjelljet dhe kane arritur pjekurine e nevojeshme qe te ndjejne peshen e madhe te pergjegjesise qe kan para qytetareve te ketij vendi te cilet kane shume besim tek ata te dy.
    Sa i perket ketij picirukut qe ka bere kete shkrimin, ai eshte njeri, me siguri ka familje, mund te kete edhe femije qe duhen ushqyer dhe me kete sjellje u con buken kalamajve.
    2017-ta po vjen. Shqiperia tashme nuk eshte dele e zeze. Vendi do kete te ardhme shume te mire tani e tutje.
    Edhe ti mor piciruk ke leverdi se do jetosh ne nje vend qe po i bashkohet Europes.
    Por shkruaj ti…shkruaj…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje