Kisha përplaset me Cipras: Grindje për mësimin e fesë në Greqi

9 Tetor 2016, 14:21Rajoni TEMA
Kisha përplaset me Cipras: Grindje për mësimin e fesë

Ciprasi donte një “modernizim” të mësimit të fesë në Greqi – por kisha është kundër

Pas spostimit majtas në Athinë oferta e ministrit të Arsimit Nikos Philis ishte e përcaktuar: si një lëndë neutrale “shkenca e fesë” duhet të zëvendësojë atë tradicionale, që mban notën e kishës ortodokse. Me këtë rinia greke nga viti shkollor 2016/17 për herë të parë do të merrte mësimin bazë edhe për fenë islame dhe besimin hebre – e kjo me qëllim edhe për të kuptuar më mirë dramën e refugjatëve.

Nismën për këtë Ministria e Arsimit i ka ndërmarrë qysh me planet mësimore që janë në fuqi nga viti 2012. Këtë vjeshtë do të ripërtërihen edhe librat shkollorë. E me këtë ndërmjetësimi i besimit ortodoks në orën e mësimit do t’i përkasë së shkuarës. Por kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Hieronymus, nuk e pranon këtë: në një letër drejtuar kryeministrit Aleksis Cipras kreu i kishës kritikon librat e rinj shkollorë. Ndër të tjera Hieronymus konsteston, që mësimi i fesë zhvleftësohet në “filozofi”, keqpërdoret për qëllime politike dhe të gjitha fetës përfshihen nën koncepte të njëjta.  Ai e konsideron të papërshtatshme edhe, që kriza e refugjatëve tematizohet si një “çështje e psikologjisë sociale”, larg termave religjoze. Peshkopi i Kalavrytas, Amvrosios, e ka shfuqizuar me sa duket përkohësisht urdhëresën e dashurisë për tjetrin duke iu drejtuar me fjalë edhe më të qarta ministrit të Arsimit Philis: “T’u thaftë dora” deklaroi përfaqësuesi i kishës në një predikim në Mars.

Jo kushdo mund ta kuptojë kritikën e kishës ortodokse: “Ishte vetë kryepeshkopi  Hieronymus, ai që pati dhënë miratimin për planet e reja mësimore” tërheq vëmendjen në bisedë për DW Jannis Ktistakis, asistent profesor për shkencat juridike në Universitetin e Trakës. Si një bashkëpunëtor i ngushtë i Hieronymus-it vitin e kaluar ai ka marrë pjesë në hartimin e planeve mësimore, vë në dukje juristi. Aq më e pakuptueshme bëhet kritika e vonuar e kishës dhe kërkesa e saj për një “dialog” me shtetin. Versionin e tij të së vërtetës e tregon metropoliti i Naupakt, Ierotheos: “Deri tani ne nuk kemi zhvilluar një dialog të mirëfilltë me shtetin. Dialogu ishte vetëm një pretekst e gjtihçka tjetër, që thuhet përtej kësaj është irrituese” kritikon përfaqësuesi i kishës në intervistë në televizionin shtetëror ERT.

Mësimi i fesë çështje shtetërore

Fakti që ministri i arsimit Philis bën pjesë ndër dogmatikët ndër radhët e partisë qeverisësë të majtë e ndërlikon edhe më shumë çështjen. Kryeministri Cipras i detyruar nga rrethanat e ka marrë fjalën në këtë debat: pas një takimi me ministrin e Arsimit dhe kryepeshkopin Hieronymus të mërkurën (5.10.) të gjitha palët shprehën gatishmërinë, për të hyrë sërish në “dialog”. Por çfarë do të thotë kjo? “Konkluzioni im është, që nuk kam një konkluzion” u shpreh me irritim përfaqësuesi i kishës. Me sa duket grindja vetëm po shtyhet. Sidoqoftë ministri i Arsimit vazhdon të insistojë, që mësimi i fesë në shkollat publike është çështje e shtetit. Por fakt është edhe, se kisha ia ka dalë, që sivjet të mos dalin librat e diskutueshëm shkollorë. Gazeta e Athinës Kathimerini sheh një tërheqje të kryeministrit të majtë. Konstitucionalisti Ktistakis kritikon taktikën ngurruese të klerit dhe bën fjalë për një “laicizëm” të një kishe ortodokse, e sila nuk do të kufizohet më vetëm tek detyrimet baritore: “Hirësia e tij (Hieronymus) paraqitet si një politikan, qendrimi i tij të kujton njerëzit partiakë dhe drejtuesit e sindikatave”, kritikon jurisiti.

Kriza shtetërore në avancim?

Nuk është hera e parë që grinden kisha dhe shteti në vendin helen. Edhe në fillim të viteve tetëdhjetë kryeministri socialist Andreas Papandreou e pati shpallur si qëllim ndarjen e kishës nga shteti dhe pas protestave të kreut të atëhershëm të kishës Serafeim atij iu desh të tërhiqet. Megjithatë Papandreou pati një sukses të pjesshëm: qeveria e tij mundi për herë të parë të aplikojë në Greqi kurorëzimin në gjendjen civile dhe të ankorojë barazinë në të drejtën e familjes. Grindja u përsërit në vitin 2001, kur kryeministri socialist Kostas Simitis hoqi nga letërnjoftimet shënimin e besimit fetar. Ish-kryepeshkopi asokohe Chrisitodoulos mobilizoi përkrahësit e tij dhe mblodhi madje tre milionë nënshkrime kundër Simitisit, por pa sukses.

A do të shkaktojë tani reformimi i mësimit të fesë sërish një krizë shtetërore? Sipas mendimit të profesor Ktistakis me siguri që kjo mund të ndodhë, nëse ministri i Arsimit Filis do të detyrohet të tërhiqet. Sepse “në vitet tetëdhjetë Papandreou e sakrifikoi ministrin e Arsimit Tritsis, për t’i zbutur reagimet e kishës. Nën Simitisin iu desh të përjetojë të njëjtin fat edhe ministrit të Drejtësisë Stathopoulos. Nëse tani do të largohet edhe Philis? Një veprim i tillë do të ishte devijim prej rendit kushtetues”, tërheq vëmendjen juristi./DW

17 komente në “Kisha përplaset me Cipras: Grindje për mësimin e fesë në Greqi”

  1. tfgs1 says:

    PERSE i duhet sumave araboshqipfolese kjo teme…………!!!!!!!!!!!????????
    Mgjt st’arxidiaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa mas se c’thone njethundraket e shkretetirave arabe…………………….allah uakbar!

    1. . says:

      Kjo quhe DEMOKRACI, ne qendren Botrore te Orthodhoksise, te lejohen mesimi i te gjitha Feve…. Islame, Hebreje…
      ….Kjo eshte Toleranc Fetare
      …Imagjinoni kjo te ndodhte ne Arabi dhe Turqi….

      Feje Islame, Hebreje, Induiste …. mesoheshim prej vitesh ne Greqi ne mesimin e Feve, i vetmi ndryshim eshte qe Orthodhoksis i perkushtohej me shume Hapesire. Kjo per qeverin Komuniste te Komunistit Cipras, si nje Enver i Greqise dhe si nje Ateist i flakt, urren Besimin Fetar si Enveri… kaq gje e Keqe eshte qe Kisha, i Kundervihet Cipras (Enverit te Greqise), per keto gjeste Enveriste nuk e kritikojme dhe ne Sot Turkos-spermon Hoxha.

      1. Mbreti says:

        C eshte me e keqja ketu, qe ni Shqiptar ( Arbanite:Arvanit/ Arnavut/Arbabas) si Gjoan Labi alias Yeronimos, mundohet per kto greke( gabele) qe jan me antiarberoret qe ka par Istoria duke asimiluer e duke ndaluar glohen Arbnore 5 Milion Shqiptareve ne Greqi???!!

        1. . says:

          Ik o Mbret futja gjumit se ke Rjedhur.

    2. grameno says:

      tfgs1 virus primitv,infektues dhe degjenerues,ke degjuar per GLOBALIZMIN,apo ke hyre ne epruvetat e infektimit greko ortodhoks,nje shoqeri qe lejon msimin e fese ne shkolla,karkaterizohet si primtive.Jetoje ne gjermani,por kisha nuk fute hundet tek postulati shtetit,drejtesia shkenca,arsimi,etj Nese ndikon diq kjo keshille,si antibiotik kunder virusit qe te ka kaplaur,sje infektuar prej tjerve,por infektuesi ka qen tek ti mebrional.

    3. Mbreti says:

      Nuk esht sekret qe Kisha Greke ngulmon patjeter te jet Kisha si maja e Udheheqsis, se per ndryshe do shperbeheshte ky palo shtet pseudo shtet ne 3 a 4 popullsi Etnike ku gjysma jan Shqiptar, tjeret ku sllave, JEVGJE ME TE MADHE NE TERA ANET, Vllahe, Armene, Persiane ortodoksizuer edhe llome tjera qe ngjasojn me gabele si “rraca evropjane Vangje Dule efshlleku”!!!! Te futur ne ni Torbe te quajtur Greqi!!!

  2. undefined says:

    Hahahahaha si ne Iran apo Arabi Saudite ku tonin e japin Kleriket se cduhet bere dhe si duhet bere hahahahaha duket ADN orjentale

  3. Akoma tall kkk Kisha me keto turma hibrido- anadollake haha Cmenduri

  4. . says:

    Kjo quhe DEMOKRACI, ne qendren Botrore te Orthodhoksise, te lejohen mesimi i te gjitha Feve…. Islame, Hebreje…

    Feje Islame, Hebreje, Induiste …. mesoheshim prej vitesh ne Greqi ne mesimin e Feve, i vetmi ndryshim eshte qe Orthodhoksis i perkushtohej me shume Hapesire. Kjo per qeverin Komuniste te Komunistit Cipras, si nje Enver i Greqise dhe si nje Ateist i flakt, urren Besimin Fetar si Enveri… kaq gje e Keqe eshte qe Kisha, i Kundervihet Cipras (Enverit te Greqise), per keto gjeste Enveriste nuk e kritikojme dhe ne Sot Turkos-spermon Hoxha.

  5. . says:

    Kjo quhe DEMOKRACI, ne qendren Botrore te Orthodhoksise, te lejohen mesimi i te gjitha Feve…. Islame, Hebreje…
    ….Kjo eshte Toleranc Fetare
    …Imagjinoni kjo te ndodhte ne Arabi dhe Turqi….

    Feje Islame, Hebreje, Induiste …. mesoheshim prej vitesh ne Greqi ne mesimin e Feve, i vetmi ndryshim eshte qe Orthodhoksis i perkushtohej me shume Hapesire. Kjo per qeverin Komuniste te Komunistit Cipras, si nje Enver i Greqise dhe si nje Ateist i flakt, urren Besimin Fetar si Enveri… kaq gje e Keqe eshte qe Kisha, i Kundervihet Cipras (Enverit te Greqise), per keto gjeste Enveriste nuk e kritikojme dhe ne Sot Turkos-spermon Hoxha.

  6. Marku says:

    Greqia seshte asgje tjeter vecse nje shtet taliban ne mes te europes. Ky shtet historikisht eshte udhehequr nga mesjetaret e manastireve te cilet vjedhin vrere ndaj cdo gjeje progresiste. Greqia nen diktaturen e prifterinjve proklamon se te jesh grek duhet te jesh ortodoks,duhet te keshe emer grek, dhe se e gjithe popullsia e greqise eshte 100% greke. Ashtu sic e tha edhe kryeministri kroat se maqedonia,greqia dhe Serbia nuk jane shtete normale ,ashtu do te thone te gjithe ata
    qe i kane pare pritjet madheshtore qe i jane bere Karagjicit,Mladiqit,Milloshevici ne Greqi. E ashtuquajtura
    “Kishe ortodokse greke” e ka marre peng shtetin grek dhe e drejton nga ti teket. Ndarja e shtetit nga feja si nje nder principet me themelore te demokracise ska egzistuar asnje here ne Greqi .

    1. ... says:

      Eshte e ngjashme me pritjen qe i bene Erdoganit keta tanet qe pasi na sh……..en per 500 vjet e presim si hero

      1. Hysen says:

        Fajin vete e kishit qe ja cuat grate tjau shk…….ente Erdogani 500 vjet nuk jau mori me zor greckt e kishin qef vete
        Tashti hyp siper ketij timit shife Stambollin

  7. Para Laci says:

    Me sa po shohim dhe degjojme kur vjen puna tek feja dhe shteti, Greqia qeka 100 vjet pas nesh. Kur Europa ka dekada qe po dekristianizohet perdite e me shume, Greqia sa ka filluar te beje hapin e pare.
    Ne kete aspekt del se pa fene Greqia kurr nuk do u bente shtet sepse nuk do arrinin ti fusnin te gjitha rracat e tyre ne te njwjtin thes (ti bashkoje). Ndoshta Greqia duhet te mesoje nga ne se si te krijoje nje shtet laik.
    Ndoshta shqiptaret nuk dijne te formojne nje shtet demokratik por ne dijme te formojme nje apo 2 shtete laike… Si Shqiperine ashtu dhe Turqine.

  8. Mela says:

    Ndarja e Kishes nga Shteti ne Greqi eshte nje lufte qe ndodh njesoj sic Erdogani me Ushtrine turke. Ne Greqi Kisha eshte pushtet paralel qe vepron ne erresire te plote dhe ka deget e saj ne cdo cep te administrates. Eshte e veshtire qe Greket te dalin nga geni i tyre anadollak.

    1. Zigur Qarri says:

      Ushtria turke garanton laicitetin e shtetit turk,qe u sanksionua me ligj pothuaj para 100 vjetesh.
      Pra,Erdogani me “mposhtjen e ushtarakeve”,kerkon te ktheje Turqine aty ku eshte Greqia sot.

  9. "greqia"eshte e = me ISIS keshtu eshte krijuar says:

    Po e kuptojne qe jane formuar si ISIS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje