Deficiti tregtar i Shqipërisë me Serbinë, gati pesëfish

10 Tetor 2016, 12:26Rajoni TEMA

Serbia gjatë vitit 2015 ka eksportuar në Shqipëri mallra që kapin vlerën e 91,8 milionë eurove, ndërsa ka importuar nga Shqipëria mallra me vlerë 18 milionë euro. Që i bie se Serbia ka eksportuar në Shqipëri mallra me vlerë pesë fish më shumë se vlerë e atyre që ka importuar nga Shqipëria.

Në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2016 shkëmbimi tregtar midis Shqipërisë dhe Serbisë ka arritur vlerën e 77,8 milionë eurove, raporton Koha Ditore.

Sipas të dhënave të Dhomës Ekonomike të Serbisë, vlera e mallrave që Serbia ka eksportuar në Shqipëri është 60,5 milionë euro, ndërsa vlera e mallrave që Serbia ka importuar nga Shqipëria kap 17,3 milionë euro.

Forumi serbo-shqiptar i biznesit do të mbahet më 14 tetor në Nish nën patronazhin e kryeministrave të të dy vendeve – Aleksandar Vuçiçit dhe Edi Ramës.

Në Dhomën Ekonomike të Serbisë këtë takim e quajnë historik, meqë për herë të parë zhvillohet një takim i këtij formati midis dy vendeve.

(foto ilustrim, nga takimi i përfaqësuesve të Dhomave Ekonomike të Kosovës e të Serbisë).

2 komente në “Deficiti tregtar i Shqipërisë me Serbinë, gati pesëfish”

  1. mirel says:

    Po qeveria e plerave nuk ka ndonje plan rritjen ekonomike pervec koncesioneve dhe plerave.
    Jane mbledhur bashke Ramuti e Ahmuti dhe deklarojne fitore te njepasnjeshme..me drone dhe stadiume..
    Tani dhe me plera. .per kete jua kalojme serbeve, pasi grumbullojme te paret plerat e tyre. Qe nga mielli i helmuar, ilace te skaduara dhe te helmuara dhe qeveritare te shitur.

  2. kapedani says:

    Rendesi ka te bashkepunohet dhe ai qe jep me shume jep ngaqe ka se ç’të jape.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje