DEBATET për kreun e ri të KQZ/ Denar Biba: Unë jam si Xherdan Shaqiri

12 Tetor 2016, 11:32Politika TEMA

Në Komisionin e Ligjeve sot është zhvilluar një seancë dëgjimore me kandidatët për kreun e KQZ-së.

Seanca është shoqëruar me debate të shumta, sidomos mes deputetëve të opozitës dhe kandidatëve Koli Bele dhe Denar bbia.

Debatet

Ristani-Koli Beles: Na sqaro sa i pavarur je nga PS? Na sqaro meqë kërkon të zgjidhesh kryetar i KQZ.

Koli Bele: Nuk jam pjesë e asnjë organizate politike, jam angazhuar në cilësinë e ekspertit ligjor për PS.

Majko- Ristanit: Ke qenë vetë kryetar i KQZ

Ristani: Kam qenë kryetar i KQZ, por nuk kam qenë anëtar partie.

Bylykbashi: Ju ne vitin 2013 dhatë dorëheqje nga KQZ pas një urdhri politik dhe bojkotuat zgjedhjet.

Biba: Unë nuk e pranoj këtë fakt i dashur Oerd.. I detyrohesha PS për propozimin tim ne KQZ. Kam thene faleminderit për këtë propozim të PS. Dhe PS i ka bere nder vetes.  Ligji nuk eshte i ngurte, ai lejon interpretime.. ligji nuk flet, ne jemi goja..

Biba: Doreheqja ishte një tejmbushje e imja. Dhe u lehtësova. Po hidhja në erë karrierën time. Une jam profesionist Oerd. Unë jam si Xherdan Shaqiri, do bej gol edhe me Zvicrën, edhe me Shqipërinë se jam profesionist.

2 komente në “DEBATET për kreun e ri të KQZ/ Denar Biba: Unë jam si Xherdan Shaqiri”

  1. mmoisiu says:

    Nuk keni qene antar i asnje partie ju zoti Ristan ,por per P.D. keni bere sikur te ishit antare qe ne lindje ,Tiranen ua dhe ,kutite e votimit nuk i hape ,te mos jesh antar i ne partie nuk thote asgje ,si do veprosh tregon je apo nuk je antar i ndonje partie !

  2. Fatosi-kosove says:

    Dhe merreni me mend se kush na flet per pavarsi!!!!
    Ristani qe thot se isha i pa parti,kush te beson ore pijanec,po ti vetem per ate kohe sa ishe kryetar i KQZ-s duhet te futesh ne burg te perketshem o ristan ristiqi,sikur ke harruar se beje ligjet sipas deshires se sali berishes e lul bashes,po bylykbashi si nuk turperohet te kundershtoje dike tjeter kur e ka risatnin aty qe nuk ka lane gje pa bere,zaten edhe me ndihmen e bylykbashit prandaj tash kundershton te tjeret se qenkan pro PS-s,po sikur te kandidonte ristani prap si do te reagonte bylykbashi,po fazlliqi sikur te kandidohet nga PD si do te reagon bylykbashi!!!!!
    Une mendoj se per ti dhene mend PD-s dhe per ti treguar se si ka dhunuar me pushtetin sa ishte ne qeverisje duhet te zgjedhen te gjithe ata qe kane patur pune me PD-n,siq eshte Erion Braqe psh,ai do ti tregonte mire ristiqit dhe bylyk-bashes se çfar eshte shteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje