Nga Alfred Lela
Shqiptarët që nuk kuptojnë italishten dhe nuk e kanë parë filmin ‘krevati i perandorit, numërohen besoj me gishtat e dy duarve. Mund të thuhet se, kultura jonë kryesore, ajo që mund të quhet mesatare, është mbrujtur me miellin e italishtes dhe krundet e filmave të Kinostudios ‘Shqipëria e re’. Shqiptari mesatar, me këtë vizore e mat veten ‘e ditur’.
Si shqiptar mesatar, e dua italishten, por nuk e flas dot edhe pse e kuptoj; ndërkohë që nuk i shoh filmat e Kinostudios, që bredhin ekran më ekran edhe sot, se nuk dua, jo se nuk i kuptoj. Më qëllon të ndalem te ndonjë syresh për efekt ‘studimi’: më intereson raporti me personazhin negativ. Kinematografia shqiptare ka arritur të portretizojë artistikisht vetëm personazhin negativ. Pikërisht atë për të cilin është ngritur të kontestojë, deportretizojë dhe dehumanizojë.
Këtu qëndron suksesi i ‘artit të shtatë shqiptar’ dhe kjo, besoj, e shpëton ‘veprën’ e gjithë atyre që janë marrë me kinematografi para viteve ’90, sidomos regjisorëve. Personazhi negativ në këta filma është oficeri i xhandarmërisë së Zogut; prefekti i Zogut; ministri i Zogut; shumëkush që flet gegnisht; sidomos nëse ka një emër katolik; edhe më keq ende nëse është prift i këtij besimi, e me radhë: tregtari, pasaniku, zonja e veshur allafranga, ballisti, zogisti, reaksionari, diversanti etj.
Ky pe kinematografik e kulturor, i thurur pandërprerje në trikotazhin e socializmit real shqiptar, nuk ka se si të mos qesë bishta mu në kërbishten e shumë shqiptarëve, të cilët këtë zgjatim e nxjerrin dhe e tundin në një dritare të re kulturore, frëngji e mesatarit të sotëm, që quhet Facebook. E pamë të përpjetohej, i lyer në lezet otoman dhe në të kuqen allë të furisë komuniste, këtë fundjave, të shtunë e të diel, si për dasmë pra, tek martoheshin Leka II, nipi i Mbretit Zog dhe Elia Zaharia, një aktore e bijë aktoreje. Po bëheshin bashkë, le të themi, një derë e madhe dhe një derë e qetë.
Ceremonia ishte e shmangshme, por skizofrenisë së ultësisë nuk i shpëtoje dot: ndërkryerjeve që fillonin nga fakti se Shqipëria është Republikë e deri te ‘studimet’ e thella për gjenealogjinë e familjes Zogu. Argumenti më grotesk ishte ai për vetëshpalljen mbret të Zogut. Kjo e bëka nul, sipas mendimtarëve të Facebook-ut, monarkinë shqiptare. Me këtë logjikë të gjitha monarkitë e Europës do të delegjitimoheshin. Për faktin e thjeshtë se, në qendër të arsyetimit monarkist europian qëndron lidhja e mbretërve me Zotin, me vullnetin hyjnor. (Ka edhe këtu arbitraritet, edhe pse shumë më të hershëm në kohë, apo jo?) Është interesante se si të majtët janë antimonarkistë përballë një akti, le të themi ‘revolucionar’ si ai i Zogut, i cili përdori Asamblenë për ‘kalimin kushtetues’, dhe, duke harruar se janë ateistë, ‘pranojnë’ monarkitë europiane, edhe pse ato pretendojnë një linjë mbretërore që rrjedh prej ‘vullnetit hyjnor’.
Për qëllime të vetat, ose lapsuse të logjikës, shmangin edhe kontekstin kohor: monarkikja në formën e principatave të paktën, u ndërpre në Arbëri pas pushtimit osman, pra ra ‘vullneti hyjnor’, edhe pse ai u transferua përkohësisht te Gjergj Kastrioti (kujtoni re d’Albania apo Athleta Christi) për t’u rimarrë ‘arbitrarisht’ dhe ‘jo hyjnisht’ nga Ahmet Zogu.
Për t’u kthyer te dasma e Lekës dhe Elias dhe te statusi i saj princëror, mendoj se mjaftojnë dukët, princat dhe mbretëreshat e Europës për ta njohur monarkinë shqiptare. Monarkia shqiptare, ajo që është dhe aq sa ç’është, me fatin e vet të mirë dhe të keq, njihet nga të ngjashmit dhe nuk e pret këtë prej kundërshtarëve politikë, urrejtësve profesionistë apo detraktorëve të së bukurës.
Martesa e Lekës me Elian, sikur asgjë tjetër, ka përplotësuar aktin e parë të marrëdhënieve publike shqiptare (pr), të kryer në vitin 1938, kur Mbreti Zog u martua me konteshën hungareze Geraldinë./Mapo/
Perplotesuar…po po, e perplotesoi me ate servisin qe thone e mori borxh te nje paralli shqiptar te ketyre koheve tona..
Pirdh pirdh…ti me gjithe filmat e Kinostudios.
Ah po cfare nxirrni keshtu torroloqesh?
Le te zhgarravite ne letren e tij ditore aman…
shqiptare qe nuk e njohin italishten ka me mijra e mijra ,te pakten 700.000 shqiptare qe jetojne ne greqi,dhe mijra te tjer qe jetojne jashte Italise ,po ti na hengsh kokren e mutit bashke me princin dhe princeshen
Ik mor kok qepe ti dhe “princi” yt.
Na ke ca tr. me kete shkrim ose je profan dmth ke mbaruar shkollen ne epoken e Skenderbeut te dyte
Shpallu dhe ti mbret. Klase palacos.
Populli ska me se te jetoje e ti mendon per karriket, jo per hallet.
Paska hak turkofagosi.
Ky ben sikur ka lindur i djathte. Mitra nuk di te beje nga keto klasifikime,o z.gazetar. Po s’ke c’ben, vazhdon i ben tifo vetes qe prej asaj dite kur vendose: do behem i djathte sepse familja ime…, apo kur dlisja me ate shokun kur isha ne gjimnaz dhe shanim komunistet…
Zot, sa banal je ne ate qe ti e mendon per argument ne kete shkrim. O i djathti shqiptar… Emigro o Lela….qe te dish, jo te behesh i djathte, monarqik.
Po ky ca artikull k*** ishte se nuk e mora vesh. Kujt i plasi k*** per “princin” apo “princeshen”. Dhe thote k*** qe e njohen monarkite botrore. Po kerkon me duket qe te barazoje katunarin e Matit qe deri 25 vjec hanin trahana ne nje tenxhere komplet si familje. Po shko mor k** fol per varferine extreme qe ka pllakur vendin dhe leri keto shkrime idiote per tema qe nuk ja ndjen njeriu.
Erdhi ky gazetari i deshtuar te beje analize komentet e njerzeve ne fb dhe ky trapi qe na di italishten dhe anglishten te shpiegoje shqipetareve se kush eshte mbreterore e kush jo e ata qe na qenkeran mbreter i ka derguar dhe jane te lidhur me zotin. Na ruajtsh ebet se si gazetar i deshtuar e parazit po te ishe kaq i afte sa na tregohesh vazhdoje aktivitetin ne Amerike po erdhe ne Shqiperi se ketu mund te ushqehen krimba halje si puna jote vetem duke lepire b… e politikane e dhe kriminel e e vraseseve te shqipetareve si miku i ketij majmuni tullac Zogu e Berisha.
Testa di cazzo
Sigurisht qe autori nuk e kupton qe monarkia jone doli humbese pas luftes dhe gegerishtja doli gjuhe humbese. Po te ishte ndryshe historia mretnija nuk do te kishte nevoje per gazetare te tille
Dhe kesaj rradhe nxorre nje thagme , e tregove veten si Teveqel i Kazanit te SHQUPIT.Nje gje me cudit .Sot i behet jehone me teper 10 vjetve Mbretni Zogolliane se sa periudhes se Punizmit,qe me te gjitha te metat ,prap e le shume mbrapa Monarkine me qesharake qe ka ekzistuar.TUNG
Shqiptare idiot shpirtvegjel argate ne gene qe u vrasin syte cdo gje e bukur. Ikni o proletare se Princi as e rruan cfare thoni ju. …
Turp te kesh o palo gazetar qe edhe kur flet je I trembur.
1- si mund te flaseh per kinostudion para 90.vertet temat nuk te pelqejne por puna e mrekullueshme e artisteve qe ai brez nuk perseritet, vetem nje bukeshkale flet.
2- vetshpallja mos te duket cudi se kete pune mund te bente edhe Enveri se e kishte asamblene.
3- kush mbret u kthye me pushtet ne vendet e lindjes apo do te thuash qe komunistet nuk I duan.
4- kush mbret iku jashte ne kohe te veshtire lufte te rrembeje pasurine te jetoj ai edhe familja pa punuar asnje dite
E te kthehet si koshini pas te vjelit e it japin pushtet dhe kur asnje vend I botes nuk I mbajti sic ndenjten te tjere mbreter por perfunduan ne afrike she merej me trafiqe.
5- po cfare mund te na thuash per ata te renet nga froni apo edhe gjermania,franca, jane komuniste
Keshtu lereni ate cift ku eshte e te rishikohen pronat e mara e te dhena nga saliu qe I perzuri.
E MOS HARRONI. leka zogu. Qe u vesh ushtarak e kerkonte me force pushtet sepse ashtu erdhi I jati qe vrau patriotet
E donte serbi rremujen ne 1997 ne kohen qe Kosova digjej e vritej.
.
e vetem me Shqiperi ndodh qe monument te kete vrasesi e I Vrari
Te lutem gazeta boto komentin. FLM
Lela e ka per nder qe eshte me origjine nga Mati.
Fan Nolin, nuk e citon shpesh, pikerisht per poezine e famshme te xhandareve matjane.
Fundja me cfare do krenohet zona?
Nuk eshte analist medioker, po te jesh me bindje te djathta, nuk do te thote te duash Zogollin.
SI KUJTESE HISTORIKE……….
— ME SA DI UNE ………… Nga kjo ceremoni dalin edhe disa koicidenca qe mbase vlen te dihen….. apo respektohen ;
— AHMET ZOGU ,duam apo nuk dam, eshte nje nder figurat kryesore qe hodhi themelet per ndertimin e nje shtei modern ,Si kunder vazhduesi .. ENVER HOXHA , duam apo nuk duam, mban vulen si FARKETUESI I SHQIPERISE MODERNE, TE CILET , QE TE DY E VLEN TE RESPEKTOHEN. —- E redesishme se si GJYSHI [Zogu-Mbreti] , edhe NIPI [Leka ll- Princi], kane dhene e japin shembullin e pajtimit –bashkimit fetar , cka nenkuton [ per ata qe deshirojne – ne se do shrytzohej apo shfrytzohet avantazhi periudhes ENVERIT] , shkuarjen drejt besimit te origjines ose dhe ateizmit[pjeses moderne te Globit]
— ILIR META , duam apo nuk duam eshte ”emruar” apo ”perzgjedhur ” te jete PERFAQSUESI I PAJTIMIT TE BREZIT PER TE ARDHMEN E SHQIPERIS. Ai, ne menyre simbolike, gezon te drejten historike e morale per te qene nyja lidhese e pajtuese , qe keto DY FIGURA TE ZENE VENDIN HISTORIK qe u takon—.–Me sa di , propozimi ne parlament per te shpallur ZOGUN MBRET e kane bere 2 SKRAPALINJ, ——– Nuk eshte rastesore pritja e SHOQERIMI I GERALDINES nga ILIRI [ emeri I TIJ ,nga kemi lashtesin], dhe MONIKA, [ ecila mori emrin e gruas se te vetmit MBRET qe visitoi shqiperine komuniste te viteve 70 , NARODOM SIHANUK ]. Gjithashtu babai ILIRIT ish nje komisar – komunist i kohes ENVERIT dhe vet ILIRI ”komndant i cetes PIONIERET E ENVERIT”… ] —- Koincidence eshte se si Mbeti ZOG dhe ish Kryeministri i ketyre viteve AKUZOHEN SI ‘’VJEDHES TE MBEDHEJ TE FLORIRIT ‘
— VERTET LEKA II nuk ka gjak safi shqiptari . VERTE GJUHEN SHQIPE filloi ta mesoi ne moshen 20 vjec [ kur shkeli ne shqiperi]. POR, duke ditur se ka gjyshjen [ NENEN E BABES ] Austro-Hungareze, dhe Nenen Australjane , te pakten 33, 3 % ka GJAK Shqiptar. [ Se mos ne te tjeret valle e kemi te sigurt ADN, prejardhjen e larget te gjakut] POR, Per aq sa eshte, ky djale vlen te respektohet.
— ZAHARIJA, Mbiemri qe mban vajza [ me nenen aktore te njohur dhe baba ish drejtori shkolles Qemal Stafa] , ESHTE NJE MBIEMER I nje prej feudaleve , I NJE PREJ LUFTETAREVE te njohur te kohes SKENDERBEUT, [ LEKE ZAHARIJA –i DEJES ,Danjes , Drishtit ] ,Megjith se i jati i vajzes eshte me origjine Permetar, vaza e gezon DENJESISHT kete mbiemer domethenes.
— BASHKIMI KETYRE DY TE RINJVE ,shpresojme te japi PASARDHESIN. I cili , me siguri do te quhet LEKA i III tret , POR NE FAKT AI , ME CA LIDHJEE KOMBINIME, MUND TE QUHET LEKA i IV [ Katert ] sepse LEKA I pare eshte LEK ZAHARIJA I DEJES [Shkoder] . Keshtu qe princi [LEKA] I ardhshem duke qene se ka lindur ne Shqiperi dhe me ” gjak te permiresuar” gezon te drejten per te krijuar mbreterine , FAMILJEN MBRETERORE TE ARDHESHME. Shpresojme deri atehere , Shqiptaret e shtrire ne 5 shtete mund te formojne MINI – MBRETERINE E TYRE TE MADHE me MBRET , LEKA ZOGU[Zaharija] i TRET ose i KATERT— ===Ndonjrhere …..”ENDERRAT EDHE DALIN”. Keshtu ….ka thene ”JOVAN BREGU”
————– URIME, CIFTI TE TRASHEGOHET ,JETE TE LUMTUR ——Alban Dardani NY-USA
Sigurisht ky eshte nje mi i dale nga gjirizet e UET se Cilit dhe nga qelite e MAPOS. E filloi me italishten(s e kuptuam c desh te thoshte, se e la pergjysem) dhe e mbaroi te dasma.Hodhi dhe sa brockulla te tjera ne mes dhe ja, torta e MAPOS gati per t u pertypur.Asnje fjale per perdorjen nga ustallaret te kesaj dasme si fasade te nje shteti gjoja thellesisht demokratik, ndonese vazhdon te grabise votat(vullnetin e popullit) dhe te lere ne harrese pjesen e ndrtur te tj me poltiken e perzenjes nga vendi..Asnje fjale qe dhendri akoma nuk di te flas shqip pas kaq vjetesh(me mire flet kinezi LU),Asnje fjale per ata qe me 1997 e vodhen rezultatin e referendumit per monarki dhe tani shkojne ne dasem me paraqitje mondane prej borgjezi fsnik O Lela turpi, je bere si koke loqe thone andej nga Laberia.
Me krunde se je ti o gazetar dhe ata qe te pasojne ty nuk ka me. Ne Shqiperi sot egzistojne shqiptare dhe republika e tyre. Te tjerat çfare tjerr ti ne lemshin e injorances jane dashuria e injorances per idiotin. Pavaresisht se nuk e dinim, por edhe qe Leka Zaogolli qe ishte femije i adaptuar i Ahmetit, pas vdekjes brenda muajit te djalit te vertete te Ahmetit, kjo te ben qe ju dhe shpura juaj te falimentoni si qenie logjike njerezore, pastaj ajo dasma “madheshtoreé”ne pallatin e brigadave qe eshte i te gjithe shqiptareve dhe jo e te birit te nje dobiçi kushedi se nga eshte, ishte nje tradheti e atyre qe e mbeshteten dhe sidomos e kryepralamentarit te Shqiperise. Nje turp qe e keni ngrene me buke prej shume kohesh dhe vazhdoni me idiotesine tuaj ta mbroni. Hajeni e tu beje mire o maskarenj te kesaj kohe!
Nuk e morra vesh…me ke e ka inatin ky lelua…me Kinostudion, me mender monarqine, me Republiken Socialiste apo me veten?!
qerosit flegmatik,i duket vetja nga familje mbreterore.
ky sic ka koken ka edhe breket.
harroi ky qeros se antikomunisti me komunist,ai qe u vetquajt i djathte, salehu, e perzuri mbretin nga hoteli,harroi edhe referendumin qe salehu donte ti thyente kafkat si kaci zi i djathte.
ky vend eshte i cuditshem me keta qe vetquhen te djathte apo te majte apo mbreter(se shqiptaret si lela qerosi kane shpallur edhe malokun si mbret i gjithe shqiptarev )qe kane dale nga i njejti kazan plehrash PPSH.
o ti vec gazetar nuk je…….e njohin monarkete e Europes thua…ha ha….ne shqiperi ska pasur kurre MoNARKI… more zoteri…..ketu ka pasur nje mbret te veteshpallur qe pasi vodhi arin e Shqiperise (dhe per kete ka sh fakte) iku me nxitim neper Monarkite e botes… e deri sa vdiq … mezi gjeti nje varr……..
Ndersa per Kinematografine Shqiptare.. ti se njeh fare.. se ste intereson.. por as ke kapacitet….vertet ka qene e politizuar… po filmat ..sidomos bardh e zi kane punuar mjeshtra te vertete…e kompozitore qe nuk i gjen kund sot……..
Edhe ai pallat ku del ne ekran partizani Meke….ka shume te verteta dhe ty te pelqen ti politizosh…se po e perseris… te pelqen eshte pak me thene… te intereson…..me keq akoma…..
eedhe te ju … te gazetes nuk e postoni komentin se nuk u pelqen
Mjaftojne duket ,,,,,etj etj thote ky debili,,,,ore gazetaruc, po nuk te njeh vendi yt,,,nuk te njehe populli yt,,,,nuk te njeh kushtetuta e vendit tende,,,dheeeee me qense te njohin ata shko beje dasmen mes tyre qe te ndihesh princ mes dukeve apo mbreterve. Tjeter,,,,ti nuk shikoke filma Shqiptar?//?ti gazetar me zerin si te nje putane mohon 45 vjet histori te popullit tende??,,ti fshin me nje gome ne doren tende te ndyre punen dhe sakrificat e nje populli te tere,,,ngritjen e shkolles te shendetesis,,,te kultures,etj qe paraqitet ne ata filma??dhe te ardhka keq kur diskreditohen bashkepunetoret e fashizmit??,,qofsh ti qe je gazetar.
Mëso të shprehesh me një gjuhë më të thjeshtë, se kështu siç shkruan ti, o tullaci i ‘së djathtës’, nuk të kupton as shqiptari i mesëm, i cili duhet të stërmundohet të gjejë sensin e mendimit që kërkon të përçosh. Mëso nga Kadare që është stilist i shkëlqyer por jo hermetik e i zorkuptueshëm. Pranoje këtë si një këshillë shoqërore edhe pse unë nuk rezonoj fare me mendimet e tua aspak konstruktive dhe fare të cekta.
Edhe cfare se na e “njohkan” monarkitite e botes kete katunarin e burgajetit?
Ate nuk e njeh populli shqiptar dhe ketu merr fund.Ata monarke qe e njohin ti gjejne ndonje popull tjeter qe ta njohe.
Kurse ti Jude,me ate koken si loqe e bere synet,mos guxo te fyesh shqiptaret meqe nuk njohin per mbret nje hajdut e tradhetar,se do te japin ndonje dru te mire qe ta marresh vesh sa te vlen lekura.Pis!!
Me kete shkrim, mor Lela, ndoshta synoni te mbroni dinjitetin njerezor, te thoni se nuk eshte mire te shash dhe ofendosh dy te rinj, apo SE monarkia duhet gjykuar sic ben gjithe bota e perparuar. Dhe keni te drejte. Ata duhen uruar per nje jete te lumtur.
Po ju vet keni perdor fjalorin dhe mllefin e facebook-ut, cka nuk lejohet per njeriun e letrave. Ju thoni per filmat e Kinostudios se; “personazhi negativ eshte shumekush qe flet gegenisht, sidomos nese ka nje emer katolik”, etj. Mendoj se kjo nuk eshte e vertet, por eshte kompleksi jot. Dhe me tej thoni: “kjo kinematografi s’ka sesi te mos qes bishta mu ne kerbishtin e shume shqiptareve, te cilet kete zgjatim…..”
Titulli I shkrimit eshte sa I padrejte aq dhe provokus. Mbreteria, se pari duhet te pranohet nga vendi I vet e pastaj nga te tjeret. E kjo vlen edhe per shkrimtaret, te cilet duhet te lexohen e pranohen se pari nga lexuesi I gjere.
Po c merreni me kete Jude qe fyen popullin se nuk njeh per mbret nje intrigant,vrases te pa bese,tradhetar dhe hajdut ordiner si Ahmet Zogolli.
Shikojeni qe nga koka qe ka. Si loqe e bere synet.
Kur del e shet mend ky idiot. Dhe do te na mbush mendjen, se Zogu na paskish qene mbret, kur dihet, se ne vitin 1928 u vetshpall mbret dhe mbeti i tille deri me 7 prill te vitit 1939. Pra, vetem 11 vjet i vetshpallur mbret!!! Merr ate rogen qe te jep Çili dhe bej sukur puno, se je hjesht nje trutyhare.
Perse u dashkan mbreterit dhe mbreterite,kur ata nuk i ndodhen popullit prane dhe ne krye,ne ditet me te erreta te tij,ne ditet kur luftohet per mbrojtjen e pamvaresise te vendit?Vetem nje mbreteri duhet vleresuar,mbreteresha e Anglise,e cila nuk u largua,por qendroi ne Londer edhe ne kohen e bombardimeve.Po ky yni,i veteshpallur mbret,sa dite qendroi?Asnje.
Nje te tille mbret le ta mbaje kush te doje,ta ushqeje e majme si parazit e bukeshkale,si tradhetar e jo hero te Kombit e Atdheut…
E para filmit Krevati i Perandorit ti jash bajgat. Gjigante te tille prodhonte vetem ajo kohe.
E dyta shqipot nuk e njohin monarkine nepermjet filmit por nepermjet serbeve.
Nepermjet vrasjeve te pabesa te Zogut ndaj figurave me patriotike te kombit si Hasa Prishtina dhe Avni Rustemi.
Nepermjet Revolucionit te 1924
Nepermjet tradhetise se pafutyre te shitjes se Shen Naumit.
Nepermjet tradhetise se ulet te shitjes se kombit dhe largimit
Nepermjet borxheve te panumerta dhe kambialeve qe nenshkroi me italianet duke shitur Shqiperine ne shkembim te sigurimit te pasurise dhe pushtetit.
Nepermjet historise se diskreditimit qe i beri vete monarkua evropiane duke mos e pranuar ne asnje vend te Evropes derisa e degdisen ne Afrije te Jugut.
Kete e ke degjuar gje apo mjaftohesh me filmin e ri te krevatit te perandorit?
Injorant gjenetik
Legen shurre
Uturak mbreteror.