Përse nuk ëndërrojmë dot ?

9 Tetor 2016, 14:22Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Askush nga ne nuk e di si kanë qenë periudhat e mëparshme historike kur flitej për depresion shoqëror, për varfëri e skamje. Askush nga ne, madje, nuk e sjell ndërmend ashtu siç do të duhej edhe periudhën më të afërt historike, atë kohë kur ëndërronim që Kosova të çlirohej nga pushtimi serb e të bëhej shtet më vete. Gjithmonë e më shumë po harrojmë gjithçka për shkak se tani, mesa duket, nuk kemi përse të ëndërrojmë më. Bota shqiptare është ndalur dhe pikërisht atëhere kur duket se i kemi fituar të gjitha, pikërisht tani ne nuk eksportojmë më ëndrra, por po nxjerrim llumin e zi të nënvetëdijes së sëmurë dhe po projektohemi si një entitet fatal që po i tregon botës se ëndrrat i ka pasur të rrejshme. Jashtë vetes sonë si komb dhe në këtë rast kam parasysh shqiptarët në Shqipëri e në Kosovë, ne eksportojmë dy realitete. Realiteti i parë është teksti që shkruajmë përmes institucioneve politike, shoqërore, kulturore dhe sportive. Dhe teksti tjetër është realiteti ynë i palëvizshëm, janë qytetet, rrugët, detet, peizazhi, njerëzit që lëvizin aty. Në tekstin e parë që shkruajmë ne, të huajt që përpiqen të na kuptojnë kanë para vetes edhe një tekst tjetër të mbushur me klishe historike, si psh. vend mysliman, të prapambetur e të egër, me mafie që po pushton Europën.

Ndërsa teksti që shkruajmë ne dhe që përcjellim çdo ditë në formën e ligjwrimit publik përmban rrëfime për një vend që e ka mbuluar droga, që qeveria dhe policia bashkëpunon me trafikantë dhe që ky vend është në luftë të vazhdueshme politike mes dy bandave. Deri edhe diplomati europian Kukan kishte arritur të bindej nga ky tekst dhe para disa kohësh shprehej i dëshpëruar për Shqipërinë që e ka mbuluar kanabisi. Në Kosovë vijon një luftë pa ide mes pozitës dhe opozizës dhe fantazmat e nacionaromantizmit që shfaqen aty po i çudisin edhe miqtë tanë euroatlantikë.

Të mbërthyer në këto ligjërime, imazhi për Shipërinë dhe Kosovën është i zymtë dhe vendet tona ose hapësira shqiptare ngjan e mbërthyer nga depresioni. Qeveria e Edi Ramës ka bërë edhe punë të mira dhe Shqipëria nuk është një vend i mbuluar nga kanabisi, përkundrazi, shteti po e lufton këtë dukuri dhe për këtë çdo shqiptar duhet të besojë një palë të tretë që janë institucionet ndërkombëtare, të cilat, tani në fund, na paraqitën një pamje tjetër, të ndryshme nga ajo që vizaton opozita. Mirëpo, Edi Rama dhe qeveria e tij po shkatërrojnë institucionet akademike dhe ato të jetës kulturore në mënyrë të pariparueshme dhe pikërisht kjo kasaphanë dhe korrupsioni e autoritarizmi apo egocentrizmi i skajshëm i kësaj qeverie, po ndikojnë me shpejtësi që vendi apo shqiptarët të humbasin shpresën dhe të mos ëndërrojnë më.

Edi Rama i asgjësoi me mediokritetin e tij brilant institucionet akademike të këtij vendi dhe e përdhosi të vetmin institucion publik të medies RTSH-në me arrogancën e një provinciali të rëndomtë. Askush nuk flet sot që Rama e ndryshoi Ligjin vetëm për të vendosur atë që kishte zgjedhur më parë rrethi i tij familjar. Sot askush nuk e kupton se nga i vjen neveria për jetën sociale e kulturore të këtij vendi. Që të jesh normal në këtë vend duhet të bësh dy gjëra : të mos shohësh televizionet shqiptare dhe të mos u dëgjosh zërin atyre që lajmërojnë për ndonjë veprimtari artistike në këtë vend. Mirëpo jo të gjithë e kanë këtë luks.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë vetëm një vend ku mund të marrin ushqim shpirtëror, kanë vetëm një vend ku mund të kënaqin pasionet, dëshirat e tyre. Ky vend është televizioni. Por aty nga mëngjesi në darkë ti do të shohësh vetëm raportime që ngjajnë me ditaret e burgut. Ushqimi që marrim ne për shpirtin tonë duhet të ketë tri përmasa : të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen. Askush nuk flet për të shkuarën, sepse nuk dimë ta tregojmë. Nëse dikush do të flasë për të shkuarën ai duhet të zgjedhë atë pjesë që sipas tij i është kundërvënë pjesës tjetër të shqiptarëve. Për ne historia nuk është rrëfim, roman, por është gjyq dhe tani prokurorë e gjykatës janë bërë të gjithë.

Për të ardhmen nuk flet askush, ndërsa kur tregojmë të sotmen ekrani i vetëdijes sonë mbushet me ikonat e asgjësë, me modele femrash e meshkujsh që janë produkt të një konsumizmi banal, me budallaçka e budallenj që tregojnë se si shetisin qenin dhe kur lahen aq sa ti e kupton që koha e shpartallimit të plotë mendor është e afërt. Ne po rrisim një brez që nuk ka mundësi të ëndërrojë sepse nuk ka model që të ndjekë. Ne vërtet nuk kemi shenjotorë, por kemi në historinë tonë shqiptarë që kanë ëndërruar një vend europian të qytetëruar e të begatë. Ne vërtet nuk ngopemi me luks e me para, por në historinë tonë ka pasur shembuj që të mirën e kanë ndarë me të tjerët. Mirëpo, për fatin tonë të keq, ky vend mbart një infeksion të pashërueshëm. Të gjithë ata që qeverisin në këtë vend kanë vetëm një ëndërr : t’u tregojnë shqiptarëve se ata janë më të mirët, më të mençurit dhe më të diturit. Karriera politike apo shoqërore e protagonistëve të jetës shqiptare nuk është jeta në shërbim të shqiptarëve, por shqiptarët në shërbim të tyre. Nga kjo pikëpmaje, Edi Rama është kampion.

7 komente në “Përse nuk ëndërrojmë dot ?”

  1. Kujdes mos shkruaj kaq keq per padronin e gazetes se vjen nje dite dhe nuk te hapin me hapsire! Deri tani je ne nivelin e moscenueshmerise fatale se poqese behesh i rrezikshem per shtatlartesine merua ta ngre digen e botimit! E ka kete luks fale bythleptijes historike dhe kafshimit te padroneve qe ja dine kete zakon qeni!

    1. Skypion says:

      C’mjerim gazetaresk,c’mjerim!
      Sipas ketij gazetari socialist,fatkeqesia me e madhe e ketij vendi,na qenkerkan ata qe nuk te lene te enderrosh!
      E ata qe nuk te lenkan te enderrosh,na qenkerkan ,jo korrupsioni,krimi,droga,por,shih,bash ata qe denoncojne kete korrupsion,kete krim,kete drogezim!
      Duket qarte,qe shqetesimi i gazetarit socialist,nuk jane as korrupsioni kapilar,as krimi i llahtarshem,as drogezimi gjigand,por,ata qe i denoncojne keto fenomene!
      C’letyre gazetareske!C’zgjyre gazetarie!
      Ne nje kohe,kur korrupsioni ka plasur sheshit,ne nje kohe kur krimi,kriminelet,trafikante e vrases,kane hyre edhe ne Parlamentin e Shqiperise,gazetari denoncon denoncuesit e tyre!
      Shkrime te tilla,te presin cdo deshire per te bere nje koment,qofte edhe kot,per qejf!Kaq te percudnuara jane!
      Megjithate,po mundohemi ta bejme nje te tille.
      Per te kuptuar llahteren ku jemi,por edhe llahtarine gazetareske qe mundohet ta banalizoje ate,po bejme nje krahasim denoncimesh,mes dy koheve,kur palet,njehere kane qene ne opozite e njehere ne pushtet.
      Kur ishin ne opozite,Rama me socialistet e tij,nuk lane gje pa thene,pa nxirosur e dreqosur,me dosje kapice qe i shetitnin anekend kancelarive europiane,per… manipulimin e zgjedhjeve!Nuk lane rast e mundesi,perfaqesues e perfaqesi,pa e shfrytezuar e pa i dendur me akuza ndaj pushtetit te djeshem,duke e paraqitur gjithcka zi e me zi.
      Dhe,e gjitha kjo vetem e vetem,per te justifikuar mosdoreheqjen e Edi Rames nga posti i kryetarit te PS-se,qe e kishte detyrim statutor,pasi i humbi zgjedhjet ne 2009.
      Jo vetem qe e nxine imazhin e vendit me hiperbolizime te turpshme,por edhe i vune zjarrin anekend Shqiperise me protesta te sforcuara,per te arritur kulmin me protesten e pergjakshme fashiste te 21 janarit 2011.
      Keto jane gjera te pergjithshme ,qe te gjithe i dime.Por ,per ta bere sa me konkrete,po ju jap vetem nje shembull ,se deri ne c’pike te turpshme,te paimagjinueshme mberriti propaganda nxirosese e opozites socialiste te kohes.
      Po ju jap shembullin e Erion Veliajt,i cili, nisur nga nje lajm i rreme,nuk la ambasade e kancelari perendimore,pa informuar per gjoja nje krim te llahtarshem qe pushteti i Berishes,na paskesh bere ndaj gruas se Kryetarit socialist te BAshkise se Kavajes,Elvis Roshit,duke ia grabitur gruan shtatzane dhe … duke e deshtuar ate me tortura te tmerrshme…!!!
      Ja,deri c’opozite te neveritshme benin socialistat dje!
      Sot,qe jane ne pushtet,ankohen se pse opozita po denoncon,me fakte dhe dokumente te thata,korrupsionin,kriminelet ne Parlament,administrate dhe bashkira,e mbi te gjitha canabizimin e vendit…!!!
      Per here te pare ne historine e shtetit shqiptare,per turpin e shqiptareve,per turpin e Shqiperise,per turpin e kombit shqiptare,Parlamenti i Shqiperise eshte mbushur me trafikante droge,prostitucioni,me perdhunues,grabites dhe vrases !Te gjithe jane socialista.Te gjithe jane te socialistes.Te gjithe me vullnetin dhe bekimin e Edi Rames,kryetarit te socialistave!
      Opozita i denoncon – gazetari socialist revoltohet,dhe i kerkon opozites te heshte,se po na nxin imazhin e … nuk po na le te enderrojme!
      Per here te pare ne historine e shtetit shqiptar,Shqiperia eshte mbushur anembane me droge.Te gjithe e shohin,te gjithe po flasin per te.E kjo ne nje kohe,kur qeveria socialiste mburret se,per here te pare ne historine e tranzicionit, ka kontroll te plote mbi territorin e vendit!
      Opozita e denoncon – gazetari socialist revoltohet,dhe i kerkon asaj te heshte,se e mori vesh edhe eurodeputeti Kukan… e kjo eshte turp!
      E si per t’i vene kapakun gjithe kesaj,gazetari socialist na thote,qe mekati i Rames nuk eshte as korrupsioni,as krimi,as droga, por … shkaterrimi qe ai po na i beka akademillekut shqiptar…!!!
      O te befsha muutin ne akademillek!
      Njerezit e cmendur nga droga jane leshuar rrugeve me hanxhar ne dore,duke vrare e prere,ky na flet per krimin qe Rama na paskesh bere ndaj akademillekut!
      Ilir Yzeiri,ik!

      1. Safo: says:

        Skypion, duhet nje cike perpjekje dhe nje fare arsimi per te kuptuar Ilirin. Me sa duket as qe arrin te kapesh idete e tij. Meru me mire me ndonje gje tjeter.

  2. CEREEE ! says:

    DASHKNI DHE TEE ENDERONI ?!
    P-PA-PA-PA-PA !
    PER SHQIPOT O I RREZIKSEM ANDRRIMI OR TAJ

  3. Vertetesia says:

    Nje bravo te madhe Ilir per shkrimin. Kendveshtrim krejt origjinal, me nje logjike te palekundur dhe analize brilante!

  4. vaso says:

    Kush tha qe nuk enderrojme?Enderrojme dhe me syte hapur bile.

  5. Theo says:

    O budallenj te mesiperm, nuk e kuptoni qe Shqiperia post komuniste ndertoi nje sistem Berishian-Metan, dmth leri te gjith te vjedhin, te mos paguaj dritat dhe taxat qe te vjedhin per vete sa te duan qe ti kene ca per votat e radhes dmth u ngrit nje sistem arabo-afganisatno-ruse, kurse EDi Rama ne keto kushte po ben me te miren e mudshme, une qe shkruaj nuk kam nevoje per asnje gje, sepse jam ne rregull, por kerkoj qe te behet Shqiperia, qe ata (SHQUPI) e c’beri, ndoshta ky do te jete kryeministri qe Tiranen e ktheu nga nje hale ne dicka dhe tani kerkon qe Shqiperine nga nje hale e madhe ta ktheje ne nje Fussgänger zone. Poshte politikane antiveting, rrofte Amerika dhe Gjermania, keto me vetingun nuk te hane vetem mishin por dhe kocken. Shqiperia do behet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje