Qeveria shqiptare ka kohë që mburret se në Shqipëri është mbjellë më pak kanabis se më 2013 dhe se është asgjësuar pothuaj 100% e sipërfaqes së mbjellë. Dhe kur Guardia di Financa publikoi raportin e këtij viti për kanabisin në Shqipëri, që tregonte se ishin zbuluar 110 hektarë më pak se më 2013 dhe se 99.8% e sipërfaqes së zbuluar ishte asgjësuar, qeveritarët shqiptarë bërtitën: “Po tani a na besoni?”
Opozita u përgjigj duke thënë se Guardia di Financa ka monitoruar vetëm 17% të territorit, ndërkohë që në pjesën e pamonitoruar nga ajo është bërë kërdia me kanabis – është mbjellë 5 herë më tepër se më 2013.
Meqenëse gjatë çerekshekullit të fundit është bërë gjithnjë luftë shifrash mes qeverive dhe opozitave në Shqipëri, dhe e vërteta ka qenë zakonisht diku në mes, vlen që edhe në këtë luftë të fundit, të dëgjohen me skepticizëm të dyja palët. Ndërkohë, është e mundur që t’i afrohemi të vërtetës tërthorazi – përmes kursit të këmbimit të Euros.
Historikisht, Euro bie 2-3 pikë gjatë muajve të verës dhe kthehet përsëri në nivelin pranveror gjatë muajve të vjeshtës. Kjo luahtje shpiegohet me fluksin e madh të shqiptarëve që vijnë për pushime nga Kosova dhe vende të tjera të Europës. Por në 4 vitet e fundit kjo rregullsi në luhatjen e Euros nuk është shfaqur. Euro ka vazhduar të mbetet 2-3 pikë më poshtë se niveli pranveror edhe në muajt shtator e tetor, që përkojnë me korrjen dhe tharjen e kanabisit – trafikantët thyejnë Eurot e tyre për të paguar punëtorët që e korrin dhe e thajnë atë.
Por a ka ndonjë shpiegim tjetër kjo shmangje e kursit të këmbimit të euros nga prirja 20-vjeçare?
Rënia me 2-3 pikë në shtator-tetor do të shpiegohej me rritjen e raportit eksport-import, për shembull. Por shifrat e Instatit në tregojnë se ky raport është përkeqësuar në 4 vitet e fundit (kryesisht për shkak të rënies së kërkesës së jashtme për naftë e krom). Kështu, më 2013, eksportet mbulonin 48% të importeve, ndërsa në korrikun e sivjetëm ky raport zbriti në 45%. Për më tepër, në muajt shtator-tetor, raporti eksport-import ka qenë poshtë mesatares vjetore në të 4 vitet e fundit.
Me pak fjalë, raporti eksport-import duhej te ndikonte në rritjen e kursit të këmbimit të Euros e jo në rënien e tij në këta dy muaj.
Një faktor tjetër për mbajtjen e kursit të ulët të Euros gjatë muajve shtator-tetor mund të ishin dërgesat monetare të emigrantëve. Por të dhënat e bankës së Shqipërisë nuk tregojnë për ndonjë rritje të papritur në këta dy muaj – dërgesat janë pak a shumë të njëtratshme gjatë vitit.
Dhe së fundi, një kurs i ulët i shkëmbimit në shtator-tetor do të mund të shpjegohej me fluksin e eurove nga investitorët e huaj në bankat shqiptare, për të paguar punonjësit e tyre në Shqipëri ose për të investuar në bonot e thesarit shqiptar. Por kjo nuk ka pse të ndodhë vetëm në muajt shtator-tetor. Për më tepër, të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se bankat private po dërgojnë gjithnjë e më tepër Euoro jashtë Shqipërisë, për t’i investuar në tregjet financiare Europiane.
Në përfundim mund të thuhet se mbetja në shtator-tetor e kursit të Euros poshtë nivelit pranveror mund të shpjegohet kryesisht me korrjen dhe tharjen e kanabisit. Dhe në 4 vitet e fundit kjo është një dukuri që është shfaqur në nivel të njëjtë – Euro ka qenë 2-3 pikë më poshtë se në pranverë…
Z, ZALOSHNJA MOS U FUT NE EKONOMI SE JE “IDIOT”. JE TI QE JO SHUME LARG NE KOHE KRITIKOJE MARKSIN ,NE NJE KOHE QE KAPITALI I TIJ KTHEHEJ FUQISHEM NE SHKOLLAT E LARTA KETU NE PERENDIM. A JE TI KAQ I AFTE TE MARESH NE ANALIZE PROFESORIN E EKONOMISE DHE TE BIESH IDE TE REJA, QE BOTA TE KTHEJE SYTE TEK TY. MOS U BE EGOISTE DHE AQ ME SHUME PROPOGANDUES. TA LEME TE KALUAREN PER TE ARDHUR TE ARTIKULLI I SOTEM. EURO KA MARE TATPJETEN JO AQ ATY KU TI JETON SE SA KETU NE PERENDIM. PO HABITEM SE SI NUK E KOSTATUAR KETE ,TI QE MORE GUXHIMIN TE KRITIKOSH KARL MARKSIN. A I SHEH TI BANKAT QE PO BIEN. A E DI TI SE DHE ATO QE PO MBIJETOJNE ,PO MBAHEN ME LEHTESIMIN SASIOR,OSE E THENE NDRYSHE NGA TAKSAPAGUESIT. PRA BANKAT PRIVATE PO IVESTOHEN ME PARATE E SHOQERISE. A KE DEGJUAR TI SE KETO DITE PO LEKUNDET DHE BANKA GJERMANE DHE COMERCIAL BANK. UNE DUA TE PYES TY ÇFARE NDODH KUR BIEN BANKAT ? PO I RREZON DROGA NE SHQIPERI,DUKE RREZUAR EURON. MOS VALLE RENJA E EUROS PO BIE PERSERI MURE NE EUROPE. DHE PERSERI LUFTE E FTOHTE ? DHE PERSERI ARMIKU. Z. ZALOSHNJA, EURON NUK PO E RREZON DROGA NE SHQIPERI ,PO GLOBALIZMI I RI I VENDOSUR NE EKONOMI . DHE SHQIPTARET DIÇKA DO BEJNE, SE NUK MUNDET TE JETOJNE ME DY TRI FABRIKA KEPUCES QE NDARJA E PUNES I KA DHENE ME GLOBALIZMIN. DHE GLOBALIZMI SOT ESHTE NJE TOTALITARIZEM SHUME ME I EGER SE TOTALITARIZMI I SISTEMIT SOCIALISTE. AS ME SHUME E AS ME PAKE GLOBALIZMI I SOTEM ESHTE ARBITRARITET QE DHUNON SHOQERINE DHE EKONOMINE. RENIJA E EUROS NUK KA LIDHJE ME SHQIPERINE. SHQIPTARET VETEM KERKOJNE TE MBIJETOJNE, NE NJE SISTEM QE GJITHSHKA SHITET DHE REALIZON TE ARDHURA. EKONOMIA E TREGUT NUK DO MORAL.
JE ME TE VERTETE NJE IDIOT !
Nuk ka me falsitet se nje aludim i tille i pa mbeshtetur ne fakte.
Une e ndjek kursin e shkembimit te eur/lek qe para vitit 1998, kur edhe vlera ishte rreth 105 lek per nje euro.
Pas vitit 2000, nga grafiket shihet nje renje e vleres nga rreth 137 leke p/euro deri ne 124 leke p/euro. keshtu deri ne vitin 2013, ku edhe fillon stabilizimi rreth vleres 140-142 leke p/euro (01.10.2013 141,46 leke p/euro )
Ky eshte edhe kursi i luhatjes edhe per vitin 2014 e 2015 me nje “pick” renjeje me 20.05.2014 (137,91 lek p/euro).
Ne vitin 2015 ka nje “pick” rritjeje ne 141,52 leke p/euro me daten 04.06.2015, dhe nje “pick” renjeje 136,21 leke p/euro me daten 20.11.2015.
Ky trend negativ vazhdon deri ne Janarin e 2016-tes ku ndryshon tendence duke arritur nivelin me te larte historik te shkembimit 142,33 leke p/euro.
Ne vazhdim luhatjet jane ne vlerat e 136 – 137 leke p/euro.
Megjithate, ne asnje nga periudhat e rregjistruara nga une, nuk gjej luhatje per muajt shtator e tetor, perkundrazi, nga grafiket duket qarte tendenca e renje/ngritjeve ne muajt nentor-dhjetor dhe natyrisht ne muajin gusht !
Si njeri i shushatur qe prezanton vehten ne publik, eshte mire te kalosh ndonje pasdite ne jave ne spitalin pese, tek rruga e Dibres, se keshtu mund te te kthjellohen edhe idete, zoti Pizeveng Zaloshnja!
O idiot i statistikes me emrin Zaloshnja.
A Ke degjuar per Dragin guv B Europiane qe ka rreth 1 vit po injekton 80 miliardi € cdo muaj dhe do vazhdoj akoma derisa inflacioni te rritet dhe economia e Eurozones te jape shenja permiresimi.
Edhe vlera e sterlines ka rene cfare do te thote? qe trafikantet shqiptare po thyejne sterlinat
Dhe ne fund po te them MOS shih shume filma se ATA trafikantet qe thua ti dhe i imagjinon Duke ecur me thaset me euro ne kuriz,Jane cuna me te thjeshte…diku marin ndonje borxh shoqnise,diku ortak me ndonje ndertues diku ndonje qebaptore,diku ndonje shesh-besh diku ja fusin pordhes si puna jote
Nje shkrim i bazuar ne bisedat qe behen duke pire ndonje gote raki e duke ngrene qofte nga pensionistet e pashkolle por ishmilitante.