Stefani: Përse SHQUP-i flet me gjuhën e krimit

10 Tetor 2016, 09:47Blog TEMA

Andrea Stefani nuk e fsheh habinë se përse demokratët gjatë gjithë këtyre ditëve, kur Guardia di Finanza vlerësoi punën e Policisë së Shtetit të bërë gjatë tërë këtyre viteve ndaj kultivimit të kanabisit në Shqipëri, sulmojnë me gjuhën e krimit policinë.

Në një koment për “Dita” analisti Stefani përmes një metode krahasimore kërkon të shpjegojë faktin se kush është i lidhur me krimin, një polici dhe një qeveri që qëndron pas saj, që kanë asgjësuar 98% të sipërfaqeve të mbjella me kanabis në Shqipëri, rezultatet të certifikuara këto nga ekspertët ndërkombëtarë, apo qeveria e PD që sot është në opozitë që nuk asgjësonin më shumë se 8 përqind e sipërfaqes së mbjellë, dyfish ne kohën e sotme.

Është një logjikë e thjeshtë ajo që të bën të kuptosh, se gjuha e PD është ajo me të cilën sot do të fliste bota e krimit. Dhe meqë kjo botë hesht, na rezulton se SHQUP-i është bërë zëdhënës i saj.

Me se mund të shpjegohet sulmi i SHQUP-it ndaj një policie që duket qartë se është angazhuar, si kurrë më parë në këtë shtet, në asgjësimin e hektarëve të tërë me kanabis? Kjo mund të shpjegohet jo me zemërimin se në Shqipëri është mbjellë drogë, por me zemërimin se në Shqipëri po asgjësohet drogë. Dhe një reagim i tillë nuk është, as më shumë dhe as më pak, një reagim tipik i botës së krimit që ka marrë goditje në aktivitetin kryesor të saj. SHQUP-i po përpiqet kështu të mbrojë krimin duke ulëritur kundër krimit!

Lidhjet e SHQUP-it me botën e krimit provohen jo vetëm nga reagimet e sotme të Lulzim Bashës, por edhe nga faktet e së kaluarës së afërt kur PD qe në pushtet. Basha, dhe të tjerë pranë tij, bëjnë sikur nuk iu kujtohet që, në kohën kur qeverisnin, asgjësohej vetëm 17% e sipërfaqes së mbjellë me kanabis dhe të fotografuar nga ajri prej Guardia di Finanza ndërsa sot është asgjësuar, gjë e konfirmuar edhe nga autoritetet italiane, 99% e sipërfaqes së fotografuar të mbjellë me kanabis.

Atëherë lind pyetja, kush është e lidhur me botën e krimit, një qeveri që asgjëson thuajse 100% të sipërfaqeve të mbjella me drogë, apo një qeveri (sot në opozitë) që nuk asgjësonte as 20% të një sipërfaqeje të tillë? Si mundet një qeveri që bashkëpunoka për mbjelljen e kanabisit me mafien, të angazhojë policinë në një operacion sistematik për asgjësimin e një sasie të madhe të tij?

Për një bashkëpunim me botën e krimit mund të akuzohet një qeveri (si ajo e SHQUP-it deri dje) që asgjësonte vetëm 17% të parcelave të fotografuara nga ajri. Pra qeveria e Bashës dora vetë, që sot ulëret kundër kanabisit. Por nuk është e para herë që i akuzojnë kundërshtarët e tyre për krime që i kanë kryer vetë.

Basha akuzon sot qeverinë dhe kryeministrin Rama e ministrin Tahiri, se janë të lidhur me botën e krimit por faktet dëshmojnë se kanë qenë qeveritë e SHQUP-it, me gjithë Lul Bashën brenda, që kanë vepruar në përputhje me interesat e mafies së drogës duke toleruar hapur për qëllime politike, siç e ka pranuar edhe vetë Berisha, kultivimin e drogës në Lazarat, por edhe në shumë pika të tjera të Shqipërisë.

Ky ka qenë populizmi i drogës, ashtu siç qe edhe populizmi i piramidave financiare i inkurajuar nga qeveritë SHQUP-ase, ashtu siç qe edhe populizmi i zi i kontrabandës së naftës i realizuar edhe nga firma “Shqiponja” e SHQUP-it, ashtu siç qe edhe populizmi i barutit në Gërdec. Lidhjet e qeverive të SHQUP-it me botën e krimit kanë qenë aq evidente, sa nuk kemi si të mos dyshojmë se edhe reagimet e sotme kundër policisë që asgjëson drogë apo kundër reformës në drejtësi, nuk bëhen  për llogari të asaj bote.

Për 8 vite me radhë qeveria e SHQUP-it nuk bëri asgjë për të luftuar me themel kultivimin e kanabisit. Përkundrazi, e inkurajoi duke ofruar si model tolerancën ndaj Lazaratit. Një tolerancë kriminale që u thoshte të tjerëve: Vazhdoni mbillni se qeveria nuk ju trazon! Edhe asgjësimi i ca hektarëve të mbjellë me drogë, realizohej sa për t’i hedhur hi syve edhe ndërkombëtarëve se gjoja qeveria po e lufton drogën.

Ndërkohë, sipërfaqet e mbjella me drogë zgjeroheshin në gjithë Shqipërinë. Sipërfaqet e mbjella me drogë që Basha i denoncon aq “trimërisht”, janë sipërfaqe të hapura qysh në kohën kur ai qe në qeveri, por që lidhjet me botën e krimit e pengonin t’i denonconte.

Janë shtuar sipërfaqet e mbjella me drogë! – ulërin Basha. Një qeveri nuk mund të akuzohet për sipërfaqen e mbjellë me drogë, por për mosveprimin për ta asgjësuar këtë drogë. Mosasgjësimi provon bashkëpunimin me botën e krimit. Dhe bashkë me këmbënguljen e qeverisë për të asgjësuar sipërfaqet e mbjella me drogë, do të vijë edhe reduktimi i tyre. Por kjo nuk mund të ndodhë sa hap e mbyll sytë. Një mafie e kultivimit të drogës, e toleruar për 8 vjet sa SHQUP-i qe në pushtet, nuk dorëzohet kollaj. Aq më tepër kur ka aleatë në politikë që sulmojnë një qeveri dhe polici që asgjëson drogën, duke i dhënë shpresë mafies se po erdhën në pushtet, do ta tolerojnë përsëri si dikur.

Revolta hipokrite e Bashës se në Shqipëri po mbillet më shumë drogë është, në fakt, zemërimi se në Shqipëri po asgjësohet më shumë drogë. Eshtë mbrojtje e krimit duke ulëritur kundër krimit! Prandaj ai na shfaqet sot si zëdhënës i botës së krimit, i zemërimit dhe urrejtjes së saj ndaj një qeverie dhe policie që po e godet fort. Por edhe i tmerrit se goditja do të bëhet më e fortë, tani që reforma në drejtësi po avancon për të spastruar prokurorinë dhe gjykatat nga prokurorë dhe gjyqtarë që bashkëpunonin me të dhe me botën e krimit.

Lidhja e Bashës dhe gjithë SHQUP-it me botën e krimit, provohet edhe nga kundërshtimi i vendosur që ata po i bëjnë pikërisht reformës në drejtësi. Ky është një nga shërbimet më të mëdha që SHQUP-i po përpiqet t’i bëjë mafies dhe krimit të organizuar.

Dhe si mund të mos i shërbejë Basha organizimeve të tilla kriminale për sa kohë është kontributor, përveç të tjerave, në krimin më të zi që mund të bëjë një qeveri, vrasjen e qytetarëve të pafajshëm si në “21 janar”?  Ndaj nuk mund të mos habitesh se ku e gjen ky njeri, pas një superkrimi aq evident, kurajon për të marrë flamurin e luftës kundër krimit. Një kurajo dhe paturpësi kriminale”, shkruan Stefani.

13 komente në “Stefani: Përse SHQUP-i flet me gjuhën e krimit”

  1. Tomo says:

    O Andrea po mushkonjat e droges dhe aeroportet kush i lejoi , lulzim Basha? Analist i mjere me vjen keq per ty

    1. Skypion says:

      Andrea Stefani eshte bolsheviku i vetem dhe i fundme i gazetarise shqiptare.Do me thone qe e kam gabim,se ka edhe te tjere;dhe mund te me permendin emra pafund gazetaresh,lloj-llojesh qe nga koha e diktaures e deri me sot,qe vjellin e vjellin papushim .Kushdo te me thote ,e ka gabim.Ata te tjere,qe mund te mi permendin,nuk jane ne lartesite bolshevike te Andrea Stefanit.Ata jane ca enveriste,ne rastin me te mire(per ta) ca staliniste por,kurrsesi bolshevike si Andrea.
      Bolsheviket ishin heronjte e pare;te pamposhturit,qe i kaliste celiku;te vetem trima ne lufte;qe shihnin vetem nje horizont,ate te kuqin perpara…
      Stalinistet dhe enveristet,perkundrazi,nuk jane ne lartesite bolshevike.Megjithese duken te ngjashem kane nje dallim te madh mes tyre.
      Ndersa bolsheviket jane stoike,nuk dalin kurre nga llogorja e tyre,stalinistet dhe enveristet,perkunder vetemburrjes se jane pasardhes te denje bolshevikesh,jane ca oportuniste ,ca burracake,qe ne rastin me te pare mund ta braktisin ate e qe po aq kollaj mund te kthehen serish aty ku ishin.
      Keshtu pra,Andrea Stefani ,eshte nje bolshevik par excellence.Eshte bolsheviku i vetem ne gazetarine shqiptare.
      Kjo eshte merita e vetme e tij.
      Sidoqe te jene njerezit,sado ne rruge te mbrapshte,qofte edhe kriminale te jete ajo,kur jane konsekuente ne bindjet e tyre,prapeseprape,kjo u quhet si njefare virtyti.Andrea yne e ka kete virtyt.Duhet t’ia njohim.
      Andrea Stefani eshte i vetmi nder analistet e majte ,qe mbeshtet me force qeverine Rama.I vetmi ne palekundshmerine e tij.I vetmi qe nuk eshte tundur aspak nga qendrimi i fillimit.Te gjithe koleget e tij,koleget e majte te llogores,kush me shum e kush me pak,kane filluar te kritikojne edhe pse me ndrojtje,aspekte te ndryshme te qeverise Rama;madje edhe vete Ramen.
      Andrea Stefani,jo! Jo dhe jo!
      Nje bolshevik i vertete nuk duhet te kete dyshime,as dilema!Ai ka nje bindje ,dhe me te do te vdese!
      Andrea e ka ndare mendjen qe ne fillim fare,qe qeveria socialiste,qe parjde ishte komuniste,qe dje ishte nanoiste,metiste,majkiste, qe sot eshte ramiste e qe neser mund te jete cdolloj -iste,vetem qe ky te ishte socialist, eshte e mire.Keshtu do te jete per te deri ne fund … pavaresisht se c’mund te ndodhe gjate saj … edhe gjemat me te medha te ndodhin!
      I thashe keto,se nuk mund te shpjegohet qendrimi partizan mediatik i Andrea Stefanit,ashtu sic shume thone, vetem me fiksimin e perjetshem qe ka ai me Sali Berishen.
      Te fiksuar pas Sali Berishes jane edhe Bazja yne dhe Muc Nano.
      Bile,keta te dy, kane arsye me shume se Stefani per te qene te fiksuar pas tij.Arsye personale njeri(Mero Baze),arsye krahinore tjetri (Mustafa Nano).E megjithate,nuk jane aq te patundur sa Andrea,sa ne betejen e tyre epike me Berishen,te mos gjejne pak kohe t’i bejne nje kritike edhe Rames dhe qeverisjes se tij.
      Pra,ky fiksim i Andreas(krahinorizmin nuk po ja quajme;megjithese jep pershtypjen e nje leshkoje te sinqerte,eshte dinak dhe din ta fshehe ate;te pakten nuk e shpreh hapur si kolegu i tij Muc Nano),nuk shpjegohet me ato te rastit te Bazes dhe Nanos.Ai shpjegohet vetem me bolshevizmen qe e ka ne ADN-ne e tij.
      Ka shume te ngjare,qe Andrea Stefani te kete lindur bolshevik.Ne kuptimin biologjik,politik,filozofik,fetar.Ne te gjitha kuptimet e mundshme dhe ato te pamundshme.Shpjegim tjeter ,nuku ka.

      1. feniks says:

        O Skopjon i mjere!
        Po je gjarper me zile o derdimen!
        Per cfare bolshevgiku llap o qen i zgjebosur?
        Ku e tregon ky Stefani qe qenka bolshevik?
        Ti mund te thuash vetem se Stefan po tregohet ……BOLE i shevikut e jo me teper!
        Kurse ti je nje…BOLE fashist!
        Ti ben pjese ne armaten e kalemxhinjve gebelsiane qe nazisti Saleh Berisha ka ne dispozicion te tij per te baltosur cdo gje qe eshte kunder tij!
        Harroje se nuk do mundesh te besh asgje!
        Keni marre fund dhe vetem vajtoni te shkuaren!
        Berisha,Basha etj te pergatiten per ta mbyllur jeten ne burg!
        Edhe ne varr nga dera e burgut do dalin!

      2. feniks says:

        O Skopjon i mjere!
        Po je gjarper me zile o derdimen!
        Per cfare bolsheviku llap o qen i zgjebosur?
        Ku e tregon ky Stefani qe qenka bolshevik?
        Ti mund te thuash vetem se Stefan po tregohet ……BOLE i shevikut e jo me teper!
        Kurse ti je nje…BOLE fashist!
        Ti ben pjese ne armaten e kalemxhinjve gebelsiane qe nazisti Saleh Berisha ka ne dispozicion te tij per te baltosur cdo gje qe eshte kunder tij!
        Harroje se nuk do mundesh te besh asgje!
        Keni marre fund dhe vetem vajtoni te shkuaren!
        Berisha,Basha etj te pergatiten per ta mbyllur jeten ne burg!
        Edhe ne varr nga dera e burgut do dalin!

      3. ta says:

        ndersa ti qe te djeg je sali muti ose gomari i tij.

  2. Fshatari says:

    Thjesht,sakte,bukur

  3. O Trap ! says:

    O Tomo,ne kohen e babait tend Saleh,nuk kish avione droge se nuk qe nevoja.Droga kalonte lirisht neper dogana nen mbikqyrjen e Agron Kulicit,beniaminit te Salehut.
    Po qe se qeveria Rama ben drogen,nuk kish nevoje te dergonte mafia avione,qe rreziku dhe shpenzimet jane shume me te medha.E benin nga toka kete pune,si SHQUP me Salehun ne kohen e tij.O trap!!

  4. ANDREA STEFANI says:

    I DASHUR TOMO , “MUSHKONJAT” DHE AEROPORTET E DROGES SI I QUAN TI NUK I LEJOI ASKUSH POR ATO FILLUAN TE EVIDENTOHEN SI FENOMEN MBAS LUFTES DHE PAMUNDESISE SE TRAFIKANTEVE DERI DJE TE PATRAZUAR DHE NE BASHKPUNIM ME DREJTUESIT ME TE LARTE TE POLICISE DHE DOGANAVE PER TA KALUAR ME MAUNE ATE DROGE. NE MOMENTIN KUR KETO RRUGE U NDERPRENE ATHERE TRAFIKANTET FILLUAN TE SAJOJNE MENYRA TE CMENDURA. E PRA KJO DESHMON QARTE QE SHTETI UA MBYLLI ATO KANALE TE TRAFIKIMIT. NQS NJE QEVERRI ESHTE E LIDHUR ME KRIMIN NUK JA KA NEVOJEN AEROPORTEVE INFORMALE NEPER FSHATRA SEPSE I DALIN DHE I TEPROJNE AEROPORTI NDERKOMTAR DHE PORTET E SAJ PER TA NISUR ATE DROGE, NUK I NEVOJITEN ALTERNATIVA TE CMENDURA. KJO DESHMON QARTE VENDOSMERINE E LUFTES NDAJ FENOMENIT DHE NE KETO KUSHTE FENOMENI TENTON TE MBIJETOJE ME DHIMBJE DHE ALTERNATIVA TE REJA MBAS PRISHJES SE REHATISE DISA VJECARE ME TE CILEN ISHTE MESUAR KY FENOMEN. ME VJEN KEQ PER MIOPINE ME TE CILEN I LEXON FAKTET. REFLEKTO DHE PASTAJ NXIRR KONKLUZIONET E DUHURA, PER TE MIREN TENDE DHE TE SHOQERISE TONE. TE PERSHENDES.!

  5. MeteH says:

    BRAVO STEFANI.JU JENI ANALIST I PAANSHEM.D IT A ME ME ANALIST SI JU PO TREGOJNE FYTYREN E VERTET TE SALIUT,LULIT E SOIT TE TYRE Q VODHEN E VRAN SA DESHEN NE 25 VJET.E NUK UA BEN SYRI
    T E RR E.PSE? SE KANE DREJTESIN ME VEHTE NE BASHKPUNIM ME KRIMIN.POR DUHET THENE SE EDHE QEVERIA RAMA NUK PO U PERGJIGJET ME ARGUMENTE TE FORTA QE DISPONON.KJO PO BEN QE SB E LB TE FITOJNE TERREN NE DESTABILIZIN E VENDIT ME SAJESA E SHPIFJE MARRAMENDESE DUKE ÇORODITUR VOTUESIT.SB ME PERKRAHJEN E METES NE KUVEND PO HELMON VENDIN DHE ND/KOMBRTARET SIDOMOS TE DJATHTEN EU QE ESHTE NE SHUMICE EKSTREMISTE.

  6. muhamed tabaku says:

    Nje qendrim dhe nje analize e drejte por une theme perseri qeveria duhet te beje aloma me shume lufte kuder kultivueseve dhe trafikanteve te lendeve narkotike. per te tjerat ndaj mendim te perbashket me Andrea Stefanin.

  7. Emigranti says:

    Bravo Stefani, per sundimin e sali halese, ka aqe shume per te shkruar e folur, pore edhe kaqe sa kini shkruar eshte e mjaftushme , per te kuptuar, se si funksjononte dhe lulezonte krimi dhe koorupsjoni ne vendin tone. GJithe kete zhurme qe bejne, duan te rikethene te kaluaren e arte per klasen politike dhe leshe e line te shteti ku edhe qytetaret u bene hajdute te energjise, ujit, prones private dhe asaje te shtetit.

  8. emigranti says:

    vetem nje fakt kam per lulin dhe pd qe ne lushnje u vra krye krimineli bujar sula ne 31 dhjetor 2000 dhe saliu me pd ngriten parlamentin per nje minute zi.

  9. Bobo CNA gjeti says:

    Komentuesit qe shkruajne kunder ketij artikulli Jane thjesht PARAZITA kafenesh SEPSE ju prish terezia,,nuk kan me perfitimet si me pare ose Jane qorra ose I kap veshi vetem ate qe ate Pak Truri I mbyllur arrin te analizoj ,,,NEJSE,, artikulli nuk na tha dicka te RE ,,TE GJITHE I DINE ,,POR VETEM QE KY I THOTE HAPUR ,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje