Antidemokrati Orban rrezikon Europёn

12 Tetor 2016, 09:26Blog TEMA

Nga Barbara Wesel

Mbyllja e gazetës pasoi me një të lëvizur të dorës. Qysh të dielën në mbrëmje serveri i  e-mailave të gazetës hungareze “Népszabadság” u bllokua dhe të hënën redaktorët nuk u lejuan të paraqiten në punë. “Ne e kemi bërë mirë punën tonë”, u sqaron gjendjen kryeredaktori i gazetës opozitare mbështetësve të tij. Është detyrë e një gazete politike që ta mbajë pushtetin nën kontroll dhe ajo me ukses i ka nxjerrë në pah manovrat e kryeministrit autokrat Viktor Orbán dhe të përkrahësve të tij. Ai është i indinjuar, sepse e humbi referendumin për migracionin dhe për këtë bën përgjegjëse ndër të tjera edhe gazetën opozitare.

Orbán përçmon Evropën dhe rregullat e saj

Në Hungari vërehet tani, se si po avancon vënia e vendit nën darën politike dhe të Orbán-it dhe partisë së tij Fidesz. Prej vitesh pejzazhi mediatik po orientohet në linjën e qeverisë: fillimisht në median publike e më pas edhe tek ofruesit privat – me ndihmën e ithtarëve dhe të emëruarve. Raportimet për skandale si p.sh. aferat e biznesit të shefit të bankës së rezervave nuk janë më të preferuara. Gazetarisë kritike po i mbyllet rubineti. Mënyrat financiare mund të gjenden: së fundi gazeta “Népszabadság” ishte në vështirësi ekonomike, që shërben si pretekst për mbylljen e përkohshme të saj.

Reagimi i BE-së është i zbehtë

“Ne jemi shumë të shqetësuar” dhe po e vëzhgojmë me kujdes gjendjen e lirisë së shtypit, thuhet lidhur me aferën në Komisionin e BE-së. Zëdhënësi në Bruksel mund të kishte lexuar edhe buletinin e motiti, kaq vlerë ka një deklaratë e tillë e zbehtë. Pas kësaj qendron paaftësia për veprim. BE-ja nuk ka asnjë mundësi ndërhyrjeje apo sanksioni, për t’i vënë në udhë të mbarë vendet anëtare, kur ata shkelin rregullat bazë demokratike. Orban mund të vazhdojë i patrazuar të pengojë lirinë e shtypit dhe të ndërtojë një sistem pushteti një partiak.

Denimi më i keq për këtë sipas rregullave të deritanishme do të ishte vetëm heqja e së drejtës së votës në Evropë. Por ky rregull nuk mund të aplikohet, sepse përkrahësit e tij nga grupi i vendeve të Vishegradit vazhdojnë ta mbështesin atë dhe pengojnë një vendim njëzëri në BE. Orban po minon demokracinë në Europë dhe askush nuk mund ta ndalë atë. Të gjithë e dinë, që në Evropë prej disa kohësh po thyhen rregullat fundamentale të demokracisë – por askush nuk është në gjendje t’i kundërvihet.

Tregojani vendin më në fund Orbanit!

Partia Fidesz e Viktor Orbanit në Parlamentin Evropian vazhdon të jetë pjesë e familjes së partive kristiandemokrate. Deri tani ato i janë shmangur, që t’i tregojnë kartelën e kuqe kolegut, sepse duan me këtë të evitojnë forcimin e populistëve të djathtë. Por dikur duhet t’i jepet fund kësaj maturie diplomatike: Orbani sistematikisht dhe në mënrë cinike po e minon demokacinë në vendin e tij dhe atyre që veprojnë ngjashëm si p.sh. partisë PiS në Poloni po u tregon se sa e lehtë është kjo në BE. E në radhë të parë ai dëshmon se sa mbetet i pandëshkuar.

Të paktën në Parlamentin Evropian partitë demokratike duhet të ndjekin një linjë të qartë mes tyre dhe atyre që shkatërrojnë puralizmin politik. Është një skandal, që Fidesz vazhdon të jetë në një grup parlamentar me kristiandemokratët. Në këtë pikë duhet t’i jepet fund tolerancës diplomatike dhe të fliten fjalë të qarta.

Gjithashtu është mëse e qartë, se si mund ta prekësh qeverinë hungareze: rreth gjashtë milionë Euro ka marrë së fundi Hungaria prej arkës evropiane. 95 përqind të të gjitha nismave publike bashkëfinancohen prej BE-së. Nuk është aspak e pranueshme, se përse taksapaguesit gjermanë duhet të vazhdojnë ta ndihmojnë Orbanin, që të profilizohet si varrëmihës i vlerave evropiane dhe ta shndërrojë vendin e tij në diktaturë. Rregullat evropiane e vështirësojnë ndëshkimin e tij. Ndaj për këtë kërkohet vullneti politik. Duhet të gjendet njjë rrugë për t’ia shterrur autokratit në Budapest burimin financiar. Pas kësaj  të tjerat zgjidhen vetvetiu.

3 komente në “Antidemokrati Orban rrezikon Europёn”

  1. niko says:

    Oban echte burr shteti e jo si ti qe doni te perzini europen arab rrac bastarde

  2. astrit vetiu says:

    Gjendje e zakonshme.
    Veshtro te gjithe vendet ish komuniste, ku tendence eshte krijimi i nje sistemi nje partiak me nje opozite si garniture.

  3. Leone-53 says:

    Gabohet kur thuhet qe Orban ka humbur ne referendiumin e fundit!?…Kane votuar per Orban 98% dhe pro Europes se “semure” vetem 2% ! Pra kush thote se 2-shi eshte me i madhe se 98-ta ka “ngelur” ne klase te 3-te te fillores. Ciao Europe qe ke braktisur qutetaret e tu e po “pushton” Italine me refugjate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje