Raporti PAMECA, Prokuroria akuzon misionin e BE: Dëmtoi hetimin e imazhin e institucionit

12 Tetor 2016, 14:35Kronika TEMA

Organi shqiptar i Akuzës duket se nuk ia ka falur misionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri nxjerrjen e raportit në media, në të cilin janë kritikuar madje cilësuar si të dyshimta të gjitha iniciativat e Prokurorisë ndaj disa çështjeve që ajo i cilësonte si të rëndësishme dhe nën hetim.

Kështu, drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda ka thirrur përfaqësuesit e PAMECA pas publikimit të raportit të tyre më të fundit në media në të cilin është prezantuar qëndrimi se raporti ka dëmtuar çështje konkrete.

Në raport, PAMECA thotë se masa e sigurisë ndaj drejtorit të Policisë së Shtetit per “Pergjimet”, Haki Çako ishte e pajustifikuar dhe e bazuar në paragjykime.

Madje kritikohej dhe masa e arrestit e dhënë ndaj kreut të bashkisë së Kavajës Elvis Roshi, i cili po sot nga Gjykata e Lartë u la i lirë dhe i është rikthyer tashmë detyrës së tij.

Raporti konsiderohet si ndërhyrje në hetimin në çështje konkrete të prokurorisë, për më tepër jashtë objektit të punës.

Sipas kreut të prokurorisë për Kreut për Krimet e Rënda raporti ka dëmtuare dhe imazhin e institucionit.

 

2 komente në “Raporti PAMECA, Prokuroria akuzon misionin e BE: Dëmtoi hetimin e imazhin e institucionit”

  1. TJ says:

    Imazhin?! Ke imazh? Prokuroria me imazh? Te mire?! Sigurisht imazhin me te keq te mundshem! Prej 26 vjetesh. Por sigurisht edhe ne kohen e qoftelargut! Po atehere te pakten nuk mernin para,dollare apo sot euro! Kjo eshte situata kur kriminelet thone na prishet imazhin!

  2. L leshi says:

    Kur paska pasur imazh prokuroria shqiptare apo gjykatat mor bastard i korruptuar , keni mbushur bankat me lek dhe keni vene prona e pasuri d7ke vjedhur popullin.Keni goje dhe flisni mortja si nuk ju ha ishalla njerez te pafytyre .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje