Vizita e Ministres së Mbrojtjes Kodheli në Arabinë Saudite, jehonë në shtypin arabik

12 Tetor 2016, 12:35Politika TEMA

Vizita e Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe takimi me zëvendësprincin e Kurorës, zëvendës i dytë i kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe ministër i Mbrojtjes, lartësinë e tij mbretërore, Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud ka pasur jehonë në mediat saudite dhe më gjërë.

Gazetat kryesore në vend kanë pasqyruar në faqet e para vizitën e Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli si dhe takimet e zhvilluara me zyrtarët e lartë sauditë.

Vizita e ministres Kodheli dhe takimet me zv.princin e Kurorës kanë zënë dhe hapësirën më të madhe të lajmeve në portalet kryesore në vendet arabike, ku komentuesit kanë “vërshuar” me komente, numrin më të madh prej të cilëve e zinin komentet e femrave të Arabisë Saudite.



3 komente në “Vizita e Ministres së Mbrojtjes Kodheli në Arabinë Saudite, jehonë në shtypin arabik”

  1. mirel says:

    Kruhen me Saudet keta qe te programojne mire mjekercjapet.
    Per cfare vete shteti yne atje? Presin investime per muhaxhedinet

  2. 17nentori says:

    nuk kishte ndonje shami diplomatike te mbulonte koken kje jona?
    kokezbathur ka vajtur andej, si per te treguar qe se ka marre vesh akoma pse mbulohet koka ne ato lloj vendesh.
    ku jane ata te ministrise se jashtme? kane njerez qe e dine protokollin?

  3. ***** says:

    Gjithe ai mund I arabeve nga Saudia per te hapur xhamia prej Ku te mesohej wahabismi, kjo lloj vizite I ben ata te flasin me vete.
    Te pakten deri tani me propaganden jemi me perpara se wahabistet.
    Nje grua pefaqesuese e nje shteti, qe drejton ushtrine, pa ferexhe, me pantallona, dhe tualet….rrufe ne Meke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje