Janë thënë gati të gjitha për ndeshjen mes Kosovës dhe Kroacisë në Shkodër. Humbja ishte e thellë dhe e dhimbshme për futbollistët kosovarë. Por kjo humbje nuk është fundi i botës. Plot shtete kanë kaluar edhe më keq në gara ndërkombëtare të futbollit dhe nuk është bërë hataja. Për fat të keq disa shqiptarëve të Kosovës, që hiqen si nacionalistë, disfata në Shkodër u shërbeu për të dredhur kusi me cinizëm. Në rrjetet sociale shprehej një cinizëm i paparë, thuhej, për shembull, se Kosova nuk mund të fitojë në futboll për aq kohë sa e ka “flamurin e Kosova Petrolit”, ekzistenca e një ekipi kombëtar të futbollit të Kosovës shihej si atak kundër kombit shqiptar, sepse, sipas kësaj logjike të mbrapshtë, shqiptarët e kanë të garantuar suksesin vetëm me shqiponjën dykrerëshe.
Po të ishte ashtu Shqipëria që nga viti 1912 do të bëhej së paku dy herë kampione e botës dhe tri herë e Europës. Sot është shumë lehtë të shpërndahen pallavra – falë mediave sociale, aty ku nuk ka redaktor, i cili të thotë: “Jo, ky budallallëk nuk mund të publikohet”.
Cinizmi dhe dashakeqësia kundër ekipit nacional të futbollit të Kosovës janë një shembull edhe i mungesës së respektit për të gjithë ata njerëz që janë sakrifikuar për Republikën e Kosovës. Është tallje me një lëvizje gjithëpopullore për liri që kulmoi me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Dhe të tallesh me shtetësinë e Kosovës në vitin 2016 domethënë të tregosh se nuk ke qenë serioz as në vitin 2008, kur ke duartrokitur për shpalljen e pavarësisë. Qytetarët e Kosovës duhet të kundërshtojnë këto tendenca, sepse përqeshja e shtetit të Kosovës nuk do t’i bëjë kosovarët më të respektueshëm as në Tiranë, e lëre më në Beograd.
Liderët politikë dhe fetarë të Serbisë po thonë pikërisht këtë që po llomotisin edhe axhaminjtë pseudonacionalistë të Prishtinës: “Kosova është shtet i rrejshëm”. Nëse qenka i rrejshëm përse merrni rroga nga buxheti i këtij shteti? Përse kërkoni vota nga Kamenica në Deçan? Ekzistenca e shtetit të Kosovës nuk e dëmton, por e forcon pozitën e shqiptarëve në Ballkan. Ata që mendojnë se duhet zhbërë pavarësinë në emër të bashkimit të “trojeve tona”, duhet ta kenë të qartë se kjo nënkupton ndarjen territoriale të Kosovës dhe shndërrimin e së paku gjysmë milioni banorësh të Kosovës ose në refugjatë, ose në shtetas të Serbisë. Sepse të mendosh se bashkësia ndërkombëtare do të duartrokasë kur në Leposaviq të vendosen policët shqiptarë me uniforma me shqiponjë, është axhamillëk politik.
Po aq axhamillëk është kur përkrahësit e Kombëtares së Futbollit të Kosovës lidhin besën me fansa fashistë kroatë dhe gërvallen e thërrasin për “vrasje të serbëve”. Kështu vepruan disa fansa kosovarë në Shkodër, të cilëve u dukej atraktive aleanca me “vëllezërit kroatë”. Që të jetë e qartë një herë e përgjithmonë: përkrahësit e Kombëtares së Futbollit të Kosovës i bëjnë dëm jo vetëm sportit, por edhe Republikës sonë të re duke iu bashkuar brohoritjeve raciste të fansave kroatë. S’kemi nevojë t’i fusim vetes ferrë në këmbë të shëndoshë. Për këto çirrje krejtësisht të panevojshme Federata e Futbollit e Kosovës mund të dënohet nga FIFA. Mediumet ndërkombëtare tashmë kanë shkruar gjerësisht jo vetëm për humbjen e Kosovës (6:0), por edhe për thirrjet raciste.
Kroacia ka një turmë fansash tejet problematikë, të cilët kanë prishur disa herë imazhin e vendit me thirrjet e tyre raciste. Për këtë edhe janë dënuar nga UEFA dhe FIFA. Gjatë Kampionatit Europian në Francë Federata Kroate e Futbollit u gjobit me 100 mijë euro për shkak të trazirave që shkaktuan fansat në ndeshjen kundër Çekisë. Vitin e kaluar “një dorë e panjohur” në ndeshjen mes Kroacisë dhe Italisë në Split vizualizoi kryqin nazist në stadiumin e Splitit. Para tri vitesh futbollistit Josip Simuniq iu ndalua të luajë 10 ndeshje për shkak se ishte bashkuar me fansat kroatë ndërsa këta brohorisnin “Za dom – spremni” (Për atdheun – të gatshëm). Thirrja daton nga shekulli i ’16 dhe përdorej nga luftëtarët kroatë, por në prag dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore është shfrytëzuar edhe nga ustashët, nacionalistët kroatë vasalë të Musolinit dhe Hitlerit. Për këtë arsye kjo brohoritje është historikisht e diskredituar.
Të prirë nga Ante Paveliqi kriminelët ustashë kanë masakruar mijëra njerëz të pafajshëm – serbë, kroatë antifashistë, hebrenj, romë. Kampi i përqendrimit në Jasenovc është njollë turpi në historinë e Kroacisë dhe politikanë të mençur kroatë janë distancuar nga kjo trashëgimi. Për fat të keq në qeverinë e fundit kroate ka pasur ministra që janë përpjekur të merren me revizionizëm të historisë dhe kjo i ka shkaktuar dëm të madh Kroacisë. Në fillim të këtij viti i deleguari i Washingtonit për çështjen e Holokaustit vizitoi Zagrebin për të dhënë një mesazh të qartë: çdo tendencë për mohim të krimeve të ustashëve do të ketë pasoja për Kroacinë. Pastaj vetë presidentja kroate qe e shtyrë të dalë në televizion dhe t’i thotë opinionit kroat se shteti i ustashëve ishte kriminal.
Për shkak të deklaratave të papërgjegjshme të disa politikanëve Kroacia ka mbetur gati vetëm në Bashkimin Europian (BE) në përpjekje për të bllokuar bisedimet e Serbisë për anëtarësim në BE. Sado të bindshme të jenë argumentet kroate kundër Beogradit, kur ato përzihen me minimizim të krimeve të ustashëve, atëherë Brukseli tregohet i shurdhër. Zagrebi ka protestuar me të drejtë kundër synimit të drejtësisë serbe për të marrë kompetencat për ndjekjen e të dyshuarve për krime lufte në ish-Jugosllavi (në shënjestër janë vënë sidomos kroatët dhe shqiptarët), por prapë nuk ka gjetur aleatë të vërtetë brenda BE-së – pikërisht për shkak të tolerancës ndaj nacionalistëve politikë dhe sportivë.
Ideja e themelimit të BE-së bazohet në antifashizëm. Dhe ata që mohojnë këtë vlerë, nuk do të gjejnë vend në BE, por do të mbesin në torishtat e tyre ballkanike, ku kacafytjet nacionaliste do të sjellin vetëm kokëçarje dhe tragjedi të reja. Këtë është mirë ta kuptojnë fansat e ekipit të Kosovës para se të bien në kurthe nacionaliste të fansave të tjerë, në këtë rast të atyre kroatë. Ka miliona brohoritje të tjera me të cilat mund të shprehet dashuria ndaj Kosovës. Klithmat primitive në Shkodër duhet të harrohen një herë e përgjithmonë.
Koha Ditore
Ky gazetar është me të vërtetë shumë i rrezikshëm. lexoni me kujdes identifikon Tiranën me Beogradiin! Ore gomar ti nuk mund të bësh të të tilla bara zime ndermjet Beogradit dhe Tiranës , për shkakun të disa tifozave kroatë në Shkodër. Konsideratat tuaja serbofile janë një pikë në ujin e oqeanit serb ku ti e pi përditë! Kosova nuk ka kombëtare por përfaqësuese ose reprezentacion sic i Thua ti kur flet me miqtë e tu (srpski prijateli) serb ! Ti je një antishqiptar i pandreqshëm , dhe për këte epitet lumturohesh pa kufi . Ti je kaq “patriot” sa dëshiron ta shesësh atdheun tënd më shumë se sa vlen! Patriotizmi yt i fallsifikuar për Kosovën është vetëm fuqia e së ligës të cilën ti e përcjell nga Beogradi Homos Robelis, Homos balcanus Enver Robelli!
Bravo për shkrimin. Ne shqiptarët nuk kemi nevojë për ofendime ndaj tjerëve pavarësisht kush janë ata.
TË FALA nga SKOPJETO!
E di se për cilën parti SERVIS voton atje në Skopjeto.
Haha cfare legeni i pshurosur.
Ofendimi eshte komoditet dhe kompliment ne krahasim me ato qe serbet ju kane bere shqiptareve
Ec aty hervatski brazos..poshte serbia moter qira
O Enver teveqeli!
Duhet të flasësh me një fjalor shumë më të nuancuar për këtë fenomen.
Cka bëri FIFA kur fansat rusë gërthitshin me aklamacion – t´i zhdukim shqiptarët! T´i djegim shqiptarët!
Bëhet fjalë për lojën e “Skënderbeut” të Korcës në Moskë!
Ti je një kallk (kallup) gazetari dhe i shkruan, ndoshta, artikujt duke pirë kafe.
Shkon e mirresh me një pjesë të historisë kroate dhe i ngjyros gjërat me prodhimet e bojërave politike shoveniste serbe, fol me fjalorin serb të strukturuar me fjalë shqipe.
Ne jemi mirënjohës, por e dimë që në perëndimin politik, pati dhe ka plot oaza proserbe.
Ta detyrosh një popull të mishërohet me një flamur fabrikat lule-lule e xixa – xixa, ose ta emblemojmë Dardaninë tonë – KOSOVO, ose PRISHTINËN si PriSTina, e të ngazëllehemi nga do tinguj muzikor të fabrikuar etj, etj – është një fenomen i pastër shovenist e antishqiptar.
Ckombëtarizim i thonë kësaj dukurie dhe asgjë tjetër, bazuar në vlerat qoftë konvencionale, qoftë moderne – mbi kombin. Thënë ndryshe – cka është keq për të tjerët, na duheshka të jetë trëndafil për ne SHQIPTARËT e sanksioneve.
por pse nuk i fabrikojnë FYROMI-it një himn multikënusar (shumëgjelash)!! Kur u sanksionuan serbët a sllavofyromistët, kur në lojërat e sporteve, me skuadra të shteteve të tjera, shfryejnë shovenizmin antishqiptar.
Me një popull si kroatët, që aspekti i gjeografisë dhe i historisë politike na bën aleat, zgjohesh ti e na receton mencuri. Soldarizimi me parulla antiserbe (personalisht më duken banale, por nga aspekti i psikologjisë së kujtesës… aktivizohet një ventil tjetër) është një dukuri mjaft irrelevante. Me dashje ose pa dashje (besoj se pa dashje) ia rregullon shtratin e ujit shovenizmit serb e sllavofyromist. Kujdes se flet pa reflektuar e pa kaluar nëpër nuancat e këtij fenomeni – ALEANCA me miqtë KROATË.
e
rrofsh o tema,se nuk na lë pa serbofilë tek faqja jote! mbas beograd bubuzhelit, i erdhi radha edhe këtij rugovisto-jugosllavistit rrobell! po dilni ore hapur! të gjithë e kuptojmë qe ”serbi” brënda jush nuk lë të ndiheni rehat.
askush nga ata që derdhen gjak,nuk luftoi për ”kombin kosovar”,por që krahina shqiptare e dardanise ti bashkohet shqiperise,se atje e ka vendin. ju këte bëni sikur se kuptoni dhe na shisni dengla ! na qënke mërzitur zotrote se të paskan sharë serbinë! farë e keqe! mbani fort pasaportat serbe e do tju nevojiten !
tema! tani e ka radhen matoshi! mos diskriminoni!
Aleance me Kroatet patjeter se ata jab ilaci nr 1 i serbve!
Zivjela Hrvatska
Rrofte Shqipnia
Za dom spremni shqiptaret dhe kroatet i duhet aleanc ma.e.fuqishmr qe kur te vjen dita? ti djegim.per se gjalli. Noz kolac jasenovac