Ndeshjet e shumta, mbyllet për një muaj stadiumi “Loro Boriçi”

13 Tetor 2016, 20:00Sport TEMA

Stadiumi “Loro Boriçi” do të jetë jashtë funksionit për plot 1 muaj. Firma përgjegjëse për tapetin e stadiumit do të bëjë riparime në fushën e gjelbër pasi ajo është dëmtuar shumë gjatë takimeve të fundit, si pasojë edhe e rreshjeve të dendura të shiut.

Koha për ta sjellë tapetin e stadiumit në gjendje optimale është relativisht e gjatë për ekipin e futbollit të Vllaznisë, që do të detyrohet njësoj si sezonin kaluar t’i luajë takimet si pritëse në kompleksin stërvitor “Reshit Rusi”, shkruan Panorama Sport.

Takimi i parë që do të luhet në “Loro Boriçi” pas përfundimit të riparimeve do të jetë ndeshja e kombëtares shqiptare ndaj Izraelit më 12 nëntor, dhe vetëm pas kësaj ndeshjeje në stadium do të mund të rikthehet të luajë edhe Vllaznia.

2 komente në “Ndeshjet e shumta, mbyllet për një muaj stadiumi “Loro Boriçi””

  1. vito says:

    Ktheni ndeshjet e kombetares ne Elbasan Arena deri sa te ndertohet stadiumi ne Tirane. Nuk ka arsye pse cdo ndeshje duhet te luhet nen rrebesh.

  2. NACIONALISTI says:

    Tribunat e stadiumit Loro Borici, duke dit kushtet atmosferike ne Shkoder, duhet te ishin te gjitha te mbuluara, qe te pakten kur te binte shi te demtohesh vetem tapeti dhe jo tribunat. Por ne Shqiperi dihet (per fat te keq) qe gjerat behen shkel e shko.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje