Deputeti tashmë ish-socialist Ben Blushi ka zyrtarizuar sot largimin nga Partia Socialiste.
Ai tha se nuk mund të qendronte më në një qeveri me përdhunues e injorantë.
Deputeti Taulant Balla e ka ironizuar duke thënë se ka ardhur koha që Beni të ecë vetë. Por ai ka kerkuar qe Blushi te dorezoje mandatin qe ia kane dhene socialistet.
Taulant Balla: Dy deputetë të grupit të PS me dëshirën e tyre vendosin të largohen dhe në emër të grupit parlamentar i uroj rrugë të mbarë. Shkofshi ku të doni, madje po të doni hajdeni uluni dhe këtu meqë Saliu dhe Jozefina s’janë këtu mund të zini vendet e tyre. Një gjë po jua them në emër të grupit parlamentar socialist. Unë s’jam budist jam musliman por sot po ju kujtoj një shprehje “mos u shqetëso kurrë nga sulmet që të vijnë nga i ligu se janë si rëra e hedhur në erë, i shkojnë po të ligut.
Keni vendosur të ikni rrugë të mbarë po ti që dole këtu s’je sjellë kurrë si socialist, asnjëherë. Dhe atë karrige që je ulur atje e mban qyl. E ke mandatin e socialistëve dhe ke për detyrë që mandatin e socialistëve ta respektosh deri në fund. Nuk e ke mandatin tënd. Mandatin tënd provoje dhe merre në 2017. Mandatin o kthejua socialistëve o mos e mbaj pandershmërisht.
Ti ke braktisur socialistët në të gjitha betejat, nuk ke bërë asnjë betejë me socialistët. Kur luftonin në 2009 për të ruajtur mandatet e socialistëve se kishe mendjen te mandatet e socialistëve, e kishe si të merrje PS, kur vriteshin në Bulevard ti flisje njëlloj si Saliu. Mua më vjen shumë keq që një jetë fëmijësh është ndërprerë në mes, jeta e Arditit, por ti s’gjeje 1 minutë kohë të flisje për 4 socialistët e vrarë në Bulevard. Rilindja është PS, po e rilind Shqipërinë. Ka marrë përsipër të rilindë Shqipërinë dhe po e rilind atë.
Ti ka zënë sytë urrejtja për PS dhe për Edi Ramën dhe nuk sheh dot. Po të kishim bërë ty ministër Rilindja do ishte shumë e mirë, socialistët do ishin burra dhe vajza të mirë. S’u bërë ti ministër, dhe ne nuk bëjmë.
Ti kishe dy vjet që prisje të të hiqnim ne, ne nuk të heqim. Sot ike vet, le të eci Beni vetë dhe ta provojë se sa të duan dhe të respektojnë shqiptarët.
Edhe kur fole për kanabisin fole si Saliu. Ne nuk e kemi kanabizuar Shqipërinë. Ministria e Brendshme me ato mundësi që ka pasur me policinë e shtetit është përpjekur për ta dekanabizuar Shqipërinë. Sa ia kemi arritur ky është vetëm fillimi i një procesi. Ti vetë ke pasur mundësi të verifikosh sa punë të shkëlqyer ka bërë Policia e Shtetit. Sa keq që sot edhe ato që ke thënë vetë me gojën tënde në këtë sallë i mohon për 5 minuta. Kjo nuk tregon që je serioz, kjo nuk tregon që ke një projekt serioz.
Udhë të mbarë paç, në emër të grupit tonë parlamentar kërkojmë që socialistëve ti kthesh mandatin që ia ke marrë padrejtësisht.
Ben Blushi: Në dilemë jam ta prish solemnitetin e kësaj dite duke u marrë me një rilindas. Ka nja dy vjet që në PS bëhet një tender që vazhdon përditë. E dini si quhet ky tenderi? Kush shan më shumë Blushin? Ti Taulant e ke fituar dhe të nxis ta fitosh, në fund të tij do jesh i pasur por më shumë i shpifur. Por merr pjesë në tender ti dhe shokët e tu.
Padyshim ikja nga një parti pas 20 vjetësh nuk ndodh përditë dhe nuk hyj te ata që kam keqardhje për atë që ikën por për atë që vjen. Nisur nga keqardhja për atë që vjen vendosa të iki. Duke e pasur dilemë ca bëhet me mandatin tim? Në kushte normale do ua kisha. Çe dua unë këtë mandat? Do tua kisha dhënë nëse do besoja se mandati do vlente, do dinit ta përdornit. Një pyetje kam për ju dhe për gjithë shqiptarët kujt t’ja jap unë këtë mandat Elvis Roshit? Armandos? Arben Ndokës? Kujt tia jap këtë mandat banditëve që të vijnë këtu e të gjejnë strehë vorfnore që mos ti kapë ligji? Rilindjes që duan ndonjë kanabist që i shpëton policisë me ndihmën tuaj? Me kë ta shkëmbej mandatin?
Keni parë njeri që shkon nga pushteti në opozitë, po qeverisni me një parti që janë sot me ju, nesër do jenë prapë me Saliun. Ne po shkojmë nga pushteti në opozitë, por jo në opozitë me këta, këta janë në pushtet me ju. Ne po shkojmë në opozitë me mashtrimin elektoral, që voton për të hequr mbetjet dhe po importon mbetjet, që thotë që hoqëm Lazaratin por e mbollën në cdo cep si politikë ekonomike shtetërore e përcaktuar. Ne po shkojmë në opozitë me të gjithë ata që e rritën varfërinë dhe mjerimin, duke marrë 1 miliardë e gjysmë euro borxhe për arsye që sot nuk dihen, për të furnizuar feudalët e rilindjes, për ta mbushur Shqipërinë me pllaka majolike. Jam në opozitë me çdo mashtrim, kanabizimin, degradimin e arsimit që i përfaqësoni ju pikë për pikë.
Më përmende 21 janarin. Kam folur shumë për 21 Janarin. Po ju them dy fjalë që s’keni guxim të mbroni Arditin, ajo që ndodhi në Sharrë është 21 janari i mbetjeve. Cfarë ndodhi në 21 Janar? Në 21 janari ata i vrau Saliu, por i çuat ju në pritë dhe keni tre vjet që keni ardhur në pushtet, ju që qatë për 21 janarin dhe nuk patët guxim të bëni një gjyq për ata, nuk bëtë drejtësi për ata.
Kush i çoi në pritë ata Taulant, unë nuk marr pjesë në një miting që e thërras vetë dhe fshihem poshtë Lanës, apo në zyrë, njerëzit i cuat në pritë që ti vrasin duke i ditur, kam qenë kundër jush atë herë ju thashë të mos bojkotojmë Kuvendin. Ata që ishin në pushtet iu hoqën rrogat 6 muaj, ju që ishit më fanatikët për të bojkotuar morët rrogat pafytyrësisht, shkuat të gjithë në gjyq morët nga 10 milionë, për çfarë, për një bojkot që e kishit bërë me ndërgjegje.
Kam shumë vjet që ua them këto dhe për faktin tim dhe tuajin të keq, por për fatin e mirë të Shqipërisë, shumica e gjërave po dalin. Nuk ka kalbëzim më të madh moral se ai që përfaqëson Rilindja dhe ligji i mbetjeve ishte i fundit. Me të cilin të gjithë u bindën se çfarë ndërmarrje private jeni kthyer. Unë nuk mund të jem një punëtor si ju.
Më vjen keq shumë për ju. E bëni se doni një punë, se kuvendi është burokraci, çfarë nderi keni ju, kur pranoni që në PS të mos ketë zgjedhje, votuat të gjithë pro, të gjithë votuat të hiqnin importin e mbetjeve dhe tani votuar për importin? Si ka mundësi? Pyetja që kanë shqiptarët është: pse vetëm unë dhe Moza? Ne jemi njerëz të lirë, nuk vijmë për punë në Parlament, vijmë për të folur. Kjo është arsyeja që do ti hyjmë një projekti politik.
Ky projekt politik nuk do jetë kaq i pasur sa ju, nuk do harxhojë kaq shumë lekë sa ç’harxhoni ju për të bërë fotografi në Instagram. Sigurisht do jetë një projekt i njerëzve të zakonshëm. Çfarë ka në këtë Parlament që nuk shkon? Ka tre parti të të pasurve, PD, PS, LSI, janë tre parti të Rilindjes.
Ju përçmoj dhe jam i bindur që do bindjen gjithë shqiptarët që jeni të përçmueshëm dhe të padurueshëm që vetëm sa po i shkaktoni dëme këtij vendi. Kushdo që të marrë mandatin tim të vijë dhe të më bindë. A mund të marrë secili prej jush, ti që fole këtu, mund të marrë një votë më shumë? Jam gati të dal me secilin prej jush, ku do të doni. Edhe aty ku ti shkon dhe mbush me pllaka majolike qytetin tënd. Jam gati tua fal mandatin dhe të vij të punoj gratis për ju.
Taulant Balla: Ajo që të sugjeroj miqësisht është të paktën ndrysho gjuhën, fol ndryshe. Se nisesh të bësh një projekt të ri politik dhe të flasësh si Luli nuk është projekt i ri politik, është projekti më i shëmtuar dhe më pa shpresë. Sa për marrëdhënien me votuesit dhe fuqinë tënde frymëzuese, them diçka që është shumë e thjeshtë. Mua më vjen mirë që largohen deputetët turista, deputetët që marrin mandatin dhe nuk shkojnë asnjë ditë te njerëzit që i kanë votuar, nuk kanë asnjë marrëdhënie me njerëzit që kanë sjellë në Parlament.
Tauland balla esht njee papagall qe vlen sa nje thea miell azgje me shum.
taullant palla
nuk ka race me te ndyre me te poshter me te pabese se raca juaj e rilindjes.
po si ka mundesi more felliqesire sa here te ngrefet ty permend 21 janarin, po a e di o legen se ku jane familjaret e tyre??????????????????????????
pse mor qenie legene garda nen udhehqjen tuaj deklaroi se nuk ishte krim shteteror per mos tju dhene familjareve demshperblim se ato leke do i haje ti monster me monstrat e tjera te rilindjes.
o qelbesira te rilindjes te leshoni nje trafikant nje perdhunues ju te rilindjes arini ta beni si me elvis rroshin, te kercenoje gjyqtaret kryerilindasi si ne rastin e drejtorit te policise e beni dhe e fitoni mbi gjyqtaret.
KURRSE PER TE BERE DREJTESI PER GJAKUN E ATYRE QE U VRANE NUK JU LE DREJTESIA ???????????????????????????????
21 JANARI O KELLIRE E RILINDJES ESHTE NJE NGA ARSYET KRYESORE QE JU TE PABESET TE ZHDUKENI NJEHERE E PERGJITHMONE.
DHE KAM GJITHE TE DREJTEN E BOTES TE BERTAS SE KAM QENE 5 METRA LARG FAIK MYRATJT KUR U VRA , SI MIJRA TE TJERE SOCIALISTE QE ISHIN NE SHESH SE JU RACA E NDYRE DHE E PABESE E RILINDJES KUSHEDI SE NE CILEN HALE ISHIT FSHEHUR.
le te komentoje ndonje shikist i berishes qe eshte rilindur me taullant pallen.
Jo, kurrë s’të kam honepsur
Si deputet (ar)Ben
Se zhurmë veç ke bërë
Rram bam si një legen.
.
Për pritën që po thua
Kaq shumë paske pritur
Mandatin s’e dorzove
Dhe pse e paske ditur!?
.
Nëse janë fajtorë
Fajtor je edhe ti
Që krimin s’denoncove
Po ndënje sehirxhi.
.
Ke 20vjet PëSësë
Pa stop Ja ke ngrën bukën
Gjithmonë për karrierë
Ja ke përmbysur kupën.
.
Legen, të gjithë shqiptarët
Ty fare mirë të njohim
Sa larg ti Pa PëSënë
Do shkosh, në do ta shohim.
foli dhe duka i poezise se karit
Mali! me fal por nuk eshte ashtu si thua ti.Balla e ka mire,por Blushi nuk e ka mire fare kur thote se ata kater vete i vrau Saliu por kush ja çoi ne prtite.Ky eshte nje mendim ne favor te Berishes.Ate dite u be nje proteste si gjithe te tjerat.Ka bere edhe pd-ke,por a eshte vrare njeri? Prandaj ne protesta nuk vritet njeri,se jane demokratike.
Tauland balla esht njee papagall qe vlen sa nje thea miell azgje me shum. Hahajah
Ca prite thu o bennnnnn..rilindja i coj si kamikaz e vete rrishin tu pi kafe e bo batuta
e nxorri koken Ben bytha ..ne te semes le te veje ..mire i thote Taulanti qe te ktheje mandatin qe nuk e ka merituar ndonjehere.
E nxore koken ti, mi i peshtire i Rililndjes prostitute te Metes.
Fundja nje tufe kokepalaresh dolen ne protesta, dhe jo kermaxhinjte e Ramutit.
Por kokepalaret duhet te vriten prape 26×26 qe ta kuptojne se qeveria eshte klike e Metes dhe Berishes.
Kete nuk ka as Taulante dhe as palle ta mbuloje
Cfare prite mor qerrata ?!?! Kush mendoj qe shteti do perdorte arme kundrejt qetetareve te vet ?!?! Sipas teje ajo prit qenka e legjitimuar?!?! Po ti qenke maskara mor.. I cuat ju aty prandaj u vrane thua ti. Po pse para gardes hitleriane I cuan more edepzes ?!?! Ore, a ka procedure tja hiqni mandatin se ky qeka bir bushtre. .
Per nje moment mos ti vlersojme si politikane por si njerez te thjeshte,per me teper Blushi qe edhe shkruan ndonje liber dhe nuk jane te pakte shqiptaret qe ja lexojne rreshtat!Por me paragrafin e fundit kur thote se ju i cuat ne prite shqiptaret,kjo fjali mban ere te ndyre,po pse more Blush perpara se te ndodhnin ato ngjarje ti e dije qe njerzit ne ate proteste do vriteshin?une nuk dija asgje,dhe besoj se shume besojne si une,nese ti dije dicka dhe nuk e ke thene paske qene pjese e vrasesve!Ose kjo fjali te shkon pershtat tani qe ike nga rradhet e partise qe te rezervoi per shume kohe nje karrige te rehatshme ne parlament,nuk kam cfare te shtoj,vetem se me kete qe ke thene Blush nuk do kesh shume lexues rreth teje,lere pastaj mbeshtetes partie me pikatore…
Une them qe kete mendim ta rrahesh njehere me Ilir Meten. E kam fjalen per ate burrin per te cilin dolem ne proteste e qe sot mban Edi Ramen ne pushtet. Zyren e ka mu perballe kryeministrise nese nuk e gjen dot. Pyetje ca mendimi ka per ceshtjen.
per disa gjera i jap te drejte BLUSHIT, por sa i perket 21janarit ishte totalisht gabim, i çuat ne prite thote, po shqiptaret nuk kane te drejte te protestojne o BENI, pastaj ne e dinim se ishim ne demokraci dhe jo ne diktaturen e pinoçetit siç doli se ishte rregjimi i saliut.
Po mor po. Po kishin Njezetepese te Premte ( pa humbue asnje) qe protestonin dhe NUK I GJETI GJE nga Protesta por i gjeti nga URDHRI i te Gjatit per nje “Proteste Ndryshe”.
Eshte e dhimbshme qe ka akoma IDIOTE , qe edhe pas kaq vitesh, edhe kur e shohin qe vete Edi Ramen e tremb dhe e tulat afrimi i Janarit, edhe kur e shohin qe Rilindasit nuk kane bere ASGJE per zbardhjen e 21 Janarit, VAZHDOJNE TE BESOJNE perrallat e Balles.
Ik o blush legeni. Je vetem per llafe.
Llafe,llafe,po nuk eshte bythlepires si Balla dhe ca komentues ketu!
Nevojitet parti e re,njerez te rinj,jo me batakcinj te PS,PD,LSI.
Balla eshte nje kumarxhi batakci dhe papagalli me i madh ne PS.
Ka ktu shikohet se kushe eshte Blushi …? Ne momentin qe ti thua une nuk munde te jem pjese e grupit parlamentare socialist aitomatikisht duhet te dorezosh mandatin kjo eshte demokracia reale por jo ky eshte nga ata tipat qe çfare thote sote nuk thote neser ose si prifti beni si them une por mos beni siç bej une…!!! Ik o blush kauçuku .
Duhet pare kush u vra dhe kush fitoi
Ne qeveri jane bashke Rama-Meta-Salua.
Populli ku eshte, duke bere miliona?
TANT BALLA I shpifur,injorant,idiot perfaqesues I denje I rilindjes se qelbur me bandite,vrases,trafikante,perdhunues .,’ai ben detyrat e shtepise te dhena nga Rama.fiton tenderat e sulmeve kunder Blushit dhe mer medalje per skenen e qelbur qe pregatiti bashke me Ramen ne Elbasan.Me keto pislleqe Ballat dhe shoket e tij kane siguruar qe femijet e tyre te mos punojne ne plerat e Veliajt por te kapardisen me parat e pista rrugeve e pubeve.Koha do te tregoje se e verteta eshte me njerzit e ndershem e intelektuale si Blushi e Hafizi ,Partia e re e Blushit do te shkelqeje me anetare te kulluar,te ndershem,fisnike qe Shqiperise nuk I kane munguar kurre.
Qe nga 21 Janari 2011 ka qene nahija kusaro-bandite shqupse qe ka artikuluar,pa nderprerje ,”mekatin” e PS-se qe I udhehoqi njerzit ne Demostraten, me popullore te pas-nentedhjetes,ne gryken e pushkatimeve prej kulles se ngujimit kryeministror,,,,,,sot ketij kori n’a I bshkohet,nga foltorja shpesh e perdhosur e seancave plenare te Kuvendit,edhe blush-dalzotes-nano-kurva.Kam qene perhere e bindur se blush-ciprushi ka bere sherbestarin permanent ,prapa perdes, te mortjemadhit brekedhjere,,,,pra kjo e sotmja nuk perben fare cudi per mua.
Cudi revoltuese per mua perben deklarimi I t.balles,,,,qe edhe pse e ka ditur fort mire se blushi “nuk eshte sjelle kurre si socialist” ,,,,kupola e PS-se ia kane bere me vetedije te plote peshqesh votuesit te majte kete blush-karabushin.
Jazek ,t.balla.
Lora ik se tu dogj gjella
Lora a me ha mune.
Lora po vota e socialisteve qe Ilir Meta ja dhuroi Berishes ne cfare nahije eshte gatuar.
Merreni me Blushin qe ska as fuqi te perpelitet.
Merruni me tere nahijen qe i gatuan keto gjelle.
Aty ha dhe Ramiu
Po pse o Blush, pritë është protesta?!!! O te q..fte nje gjë e egër ty o karabush djalë.
Me karrabush se ky mender …..Blushi……gjen vetem……..ne shqup !?
Shan i dhjeri te permjerrin.Beno ato plerat ishin per pune interesash,ti ishe minister buk fitove sot eshte tjetri fitoi.Dhe nuk ka njeri te hahet me ty se te kemi dhe shkrimtar je me i gjuhes mod u merr me konen nga LB se nuk ia vlen,ndersa kur thua qe i cuat njerzit ne prite per tu vrare mga qeni serboshqiptar e ke gabim duhet tu dilje njerezve perpara duke u thene ky eshte kurth mos shkoni se do tju vrasin,dmth ti e paske ditur skenarin ti duhesh te jesh nder te paret qe prokuroria te merret me 21 janarin
Po mbajne uturakun e balles,corape kuqit nga librazhdi,injorantet komentues socialist edhe pd-ist!Moj kasolle ku na mbllodhe i thone kesaj.Pa na thuaj o taulant i balleve,pse nuk e coni 21 janarin ne gjykaten nderkombetare te strazburgut?sepse eshte krim shteteror,edhe duhet zbardhur,kartonat i kini bashke me kokpalarin qe e kini ne kualicion!Qeveria e cdo vendi, ne momente te ndryshme mund te votoje ligje edhe projekt ligje,pa pyetur asnje pervec popullit qe e ka zgjedhur.Pse nuk e dergoni ne prokurori sali berishen,lulzim bashen,etj?Na thate do beni drejtesi!ku eshte!Viti 2017 po vjen,ju ka hyre frika se mos ju zene kolltuket,qe kini pervetesuar.Kush shan blushin?injoranti qe i kendonte enverit,me rrr e theksuar.
Blushi meriton tere vemendjen dhe respektin e kujdo qe e njeh veten e tij si njeri ne kuptim te plote te fjales . I vetmi qe jua plas ne fytyre realitetin me te shmtuar ne histori te ketij parlamenti te mbushur me o servila , o injorante, o kriminele.
Jam me se i sigurte qe fenomeni Blushi do kete mbrapa tere shqiptaret e mashtruar dhe surpriza do jete vertet surprize edhe per vete Blushin.
Une jam me te dhe i uroj suksese atij dhe ndjekesve te tij.
Ra dhe guri i parafundit i Fatos Nanos,por iku “krenar” dhe i dhjer; Kaçi e pret me padurim
Po ca thua ti more te q.. r..t po pse ne luft ishim ne qe i thua ne prite ti kokra kurves e ka emrin partia demokratike ajo o te q..t kina ropt
Të nderuar miq.Besoj se të gjithë dakortesoheni me faktin se Rilindja është kthyer në një ç’lindje.Nuk kam ndonjë simpati për z.Blushi,e aq më pak për “cunakun” me qeleshe të bardhë që i këndon këngë Enverit në festivale (p.s z.Balla).Moral mund të bëjë një njeri me moral e jo zz.Balla.Shikoni e krahasoni fotot kur janë në opozitë e tani në pushtet,besoj e shikoni ndryshimin nuk ka nevojë për fjale.Zoterise në fjalë votën ia dhanë shqiptarët e jo socialistët siç ai filozofon,po kështu e zBlushi e ka prej shqiptareve.Ty z. të pamë e të shohim si në pozitë e në qeveri,dhe e vërteta është se dhjamosesh nën petkun e socialistit të flakte.Pa na thuaj pak ku je more derman që të dhimbsen kaq shumë socialistet.Keto që po them nuk janë ndonjë justifikim për z.Blushi,se të vërtetën është se nuk kam ndonjë simpati për te,por dihet të palarat ju dalin nga ata që keni brenda familjes (si shembull z.Blushi) e tani ju dhembin brinjet.Qani hallin tuaj or te mjere se nuk ju zë gjumi rehat natën se “shpata e demokleut” ju pret e keni frike.