Teza e rrezikshme e “kombit kosovar”

14 Tetor 2016, 11:51Blog TEMA

Nga Redi Shehu

Nëse është e padrejtë të thuhet se nacionalizmi shqiptar është thumbues dhe si produkt ka Shqipërinë e Madhe, një koncept ky i përpunuar në kuzhinat serbe të terminologjisë politiko-juridike, po ashtu aq e padrejtë është të sajohet një terminologji kundërshtuese e panshqiptarizmit, si “kombi  kosovar”, për të qetësuar ndërkombëtarët dhe për të rritur njohjet. Mirëpo, kombi si terminologji, por edhe si entitet i një bashkësie njerëzish, meritohet, e nuk emërohet sipas qejfeve, bindjeve, apo edhe konjukturave gjeopolitike. Kombi është një komunitet njerëzish të cilët ndajnë gjuhë të përbashkët, histori të përbashkët, aq më tepër nëse i shtohet edhe një religjion i përbashkët. Kufijtë ndarës administrativë janë mjete dhe infrastruktura në funksion të situatave gjeopolitike, ndërsa identiteti kombëtar është pjesë e shpirtit të kombit dhe thelb i tij, i cili nuk afektohet nga mjetet të cilat kanë atribute të përkohshme.

Ndarja në “komb kosovar” dhe “komb shqiptar”, dhe nëse do t’i qëndrojmë të njëjtës logjikë, më vonë do të dalë edhe “kombi çam”, apo edhe ndonjë komb i ri në pjesën shqiptare të Maqedonisë, nuk është gjë tjetër veçse defaktorizimi i shqiptarëve në rajon dhe zbatimi i tezave serbe dhe greke mbi mosekzistencën historike të entitetit shqiptar në Ballkan, dhe trajtimi i tyre si ardhacakë e pushtues tokash. Vendlindja e identitetit kombëtar shqiptar, ku për herë të parë artikulohet në një format  konsensual, ka qenë Lidhja Shqiptare  e Prizrenit, në 1878-tën.  Pikërisht Prizreni, si pika përbashkuese politiko-administrative dhe kombëtare e kombit shqiptar, me teorinë e “kombit kosovar” duhet të zhbëhet nga historia në mënyrë  që historinë e re ta rishkruajmë sipas kontekstit parcial të tanishëm kosovar.

Shqiptarët, fatkeqësisht, si produkt i padrejtësisë historike, janë fragmentarizuar në kufij shtetërorë, duke e ndarë administrativisht, pse jo edhe politikisht, kombin për një shekull. Nëse do të përpiqemi të gjejmë se ku ndodhen kufijtë e kombit, do të shohim se ato janë në kufirin ku ndahen etnitë në rajon. Pra, ndarja shtetërore, apo kufijtë e shteteve në Ballkanin Perëndimor, nuk janë tregues i ndarjes kombëtare. Kufiri i kombit, apo ndarja kombëtare, fillon aty ku hasen entitete të tjera kombëtare, me struktura gjuhësore, historike dhe fetare, të ndryshme nga ai shqiptar. Në këtë kontekst, përcaktueshmëria si shqiptar apo kosovar nuk është determinizëm kombëtar, por dallueshmëri rajonale e shtrirjes gjithëshqiptare. Prandaj kërkesa për bashkim kombëtar nuk është gjë tjetër, veçse njësimi i kufirit kombëtar me kufirin shtetëror, duke e kthyer në normalitet ekzistencën shqiptare nga një komb në disa shtete në një komb dhe një shtet.

Nga kjo pikëpamje, nacionalizmi shqiptar ndryshon kryekëput nga ai serb, sepse ky i yni ka si “modus vivendi” rikthimin në natyrshmërinë kombëtare të mohuar padrejtësisht, ndërsa ai serb ka si qëllim mbajtjen në mënyrë të panatyrshme nën domeinin e vet të një kombi tjetër që nuk e lidh asgjë me të. Pra, nacionalizmi shqiptar është i natyrshëm dhe burimor, ndërsa ai serb është i strukturuar mbi padrejtësinë dhe deformimin. Kështu që nuk është aspak e nevojshme të sajohen terminologji të reja etnie, si ai i “kombit kosovar”, për të krijuar një “balancë” mes nacionalizmit serb dhe atij shqiptar.

Përveç sa  thamë më lart, kjo përpjekje për kosovarizimin e kombësisë shqiptare në rajonin e Shqipërisë verilindore përbën dhe një precedent krejtësisht të padrejtë: atë të krijimit të “kombit multietnik”, ku brenda një kombi mund të jetojnë shumë etni. Këtë tezë e demanton diplomati, politologu dhe eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Abdi Baleta, kur thotë: “…Studiuesit e njohur të proceseve të formimit të kombeve e theksojnë se në këtë proces etnitë shkrihen, zakonisht rreth një etnie që shërben si bërthamë, por pasi formohet kombi, ai nuk mund të jetë më multietnik. Bashkë me kombin, në një vend të caktuar zakonisht jetojnë pakica me identitet të ndryshëm kombëtar, etnik apo gjuhësor. Prandaj bashkimi i trojeve etnike shqiptare jo vetëm nuk do të çonte në krijimin e një ‘kombi etnikisht të pastër’, por do të rriste numrin e minoritarëve që do të jetonin në një shtet kombëtar shqiptar.” (A. Baleta, “Kombi nuk mund të jetë multietnik!”, shkurt 2009)

Si përfundim, mund të themi se natyrshmëria kombëtare, duam apo s’duam ne, udhëheq gjithmonë drejt vendosjes së gjërave në vendin e duhur, qoftë kjo edhe me një kosto kohore shumë të gjatë. Sepse është rregull dhe ligj i kësaj ekzistence, ku drejtësia ka atribute të përhershme, ndërsa padrejtësia ka struktura të përkohshme.

Tesheshi.com

16 komente në “Teza e rrezikshme e “kombit kosovar””

  1. korcari says:

    Patjeter qe kosovaret jane tjeter komb. Shqiptaret nuk duan te jetojne bashke me kosovaret.

    1. Pula says:

      Ne mer te kujt flet ti vogelush? Vetes.

  2. Anton Guri says:

    Unë jam nga Kosova dhe jam SHQIPTAR dhe askush nuk mund të më ndërroj identitetin.

    Për ta quajtur veten shqiptar nuk kam ndërmend të marr leje në Tiranë Vlorë Shkup as Prishtinë.

    Që do ket bashkim me Shqipërinë dhe Kosovën ska diskutim.

  3. Anton Guri says:

    Korçari ty tu ngult ka..i!

  4. Aseni says:

    Nje Teme e trajtuar jo keq. Permendja e Lidhjes se Prizrenit te kujton Abdyl Frasherin. Ate qe ideoi e udhehoqi projectin e pare per krijimin e Shtetit shqiptar. Ate qe shkriu pasurine dhe jeten per kete enderr. Keta te sotmit nuk e permendin fare, sepse keta jane ndryshe. Sepse keta nuk vine qe te japin, keta vine qe te marrin. Se keta se njohim dhe as e pranojne te shkuaren. Keta jane vet historia, se jane vertet hajdutria.
    Pastaj jane edhe ca rrota si ky Korcari nga Athina. O rrot, nuk eshte si thua ti, se “patjeter kosovaret jane komb tjeter”. Po eshte e kunderta, se “kosovaret patjeter s’jane komb tjeter”.

  5. Pellazgos says:

    Po Amerika qe ji “lini koken”per te nuk eshte pushtuese?
    Kultura,emrat,Feja Osmane nuk eshte identitet?
    Epo nuk e kuptoj se sa poshte mund te shkoje nje njeri i degjeneruar.
    Po clidhje kini ju me kete toke?
    Kombi dhe Atdheu eshte i shenjte dhe si i tille kush ka identitet Arabe kush feston fedtat apo dicka qe ka sjell pushtuesi turke falni por nuk meritoni kete Atdhe ku cdo gje i perket kultures Helene,Mithollogjise Helene Apollonia,Epidamnos,Buthrotos,Antigonea,Moskopolis,Ilisus,Agia Saranda,Kostandinopoli jo Stamboll apo Kostandinopoje pa kuptim etj.
    D Baben e harruat?
    Po te kishit pak gjak Shqipetari te vertete qe nuk u konvertua ne turk as ne Fe,as ne Emer,as ne Kulture por luftoi perkrah Grekeve pet te shporrur qelbe…….at 500 vjecare do botonit Fjalimin e Erdoganit ne cdo gazete “shqipetare” qe thote Xhamite tona jane Bajoneta!
    Bajoneta kunder kukt,kunder Fese Orthodokse dhe identitetit Greke tr Jeorgios Kastriotis?
    Me vjen keq,por nuk jini Shqipetare por turq,se njeriu dallon nga kafsha nga sakrifica,nderi,dinjiteti,Atdheu.

    1. Loqidhja says:

      Turq jane neogreket ardhacake nga Anadolu me 1922-23 dhe jevgjitet semitike te Azise se Vogel dhe Lindjes se Mesme qe sot vetequhen neogreke dhe pse nuk flasin helenishten e vjeter. Ok, o baxhelle e Janulles?

    2. KORÇARI says:

      O Pelasgos, mos lidh fenë me Kombin, se po ashtu i bie që Grekët e Lashtë s’kanë asnjë lidhje me këta të sotmit, pasi këta të sotmit quhen të Krishterë, ndërsa të Lashtët kishin 12 Zotë. Shqiptarët kurrë nuk u përcaktuan ndërmjet tyre nga Feja, këtë ju’a imponuan Mongolët Turq , Barbarët Sërbë, dhe Shovinistët Grekë, pra të huajt, Shqiptarët kurrë nuk e kishin problem fenë , dhe këtë e pasqyron më së miri edhe martesat që bëhen ku dhëndrri dhe nusja i përkasin feve të ndryshme (I krishterë dhe Myslimanë). Kjo llogjikë që ndjek ti është Llogjikë PËRÇARËSE.

  6. Bishop says:

    Eshte gjuha shqipe qe ben bashkimin dhe do te behet .fjala atdhe shqiptohet bukur shqip dhe natyrisht kuptohet bukur atje ku eshte cdo shqipëtar.

  7. Emigranti says:

    O korcar sigurisht do te jesh nje njerI pa koke ose me sakte NJE MAKINERI QE HA DHE PRODHON MUT.Edhe une korcar jam banues ne qytet den babaden dhe ndjehem keq kur nje leshko si puna juaj shprehet keshtu.Sa per ju PELLAZGOS do te ishte mire kete koment ta postoje greqisht dhe jo shqip sepse keshtu na le te kuptojme jo vetem une por dhe te tjeret qe te dyshojme ne ADN tende .Populli shqipetar ai grek italian jane autoktone dhe per te percaktuar kombeasine eshte gjuha.Si populli iKosoves ,Camerise dhe ai iShqiperise flasin Shqip pra kombi i tyre quhet KOMBI SHQIPETAR .Keshtu z pellazgos sipas adn del doc.

    1. korcari says:

      Ti je turk nuk je korcar se neve korcaret s’i duam kosovaret.

  8. lelegu says:

    Berat Bubuzheli dhe Halil Matoshevic jane per krijimin e kombit koqevar se ata hane buke nga Beogradi. Berat eshte nje surrat hajvan qe s’di as te shkruaje shqip dhe e perzune nga politika me shqelma, gomarin

  9. Shqipetari says:

    Do te ishte mire qe te gjithe ta pranonin emrin Shqipetar dhe mbiemrin i Kosoves i Shqiperise i Maqedonise i Malit te Zi etj.Jo kur tju interesoi te thoni Kosovar.dhe heren tjeter Shqipetar.

  10. KORÇARI says:

    S’ka Kosovë dhe as Kosovarë, por ka VETËM DARDANI dhe DARDANË, Kosovë (Fushmëllënjë) emërtuan Sllavët (Sërbët) DARDANINË ILIRE në mënyrë që të zhdukej IDENTITETI ILIR I DARDANISË.
    Pra si rrjedhim s’ka as Komb Kosovar, por vetëm një Komb AI SHQIPTAR. Tani nqs del ndonjë BYTHNJAK dhe KËRKON NDALIMIN E VALËVITJES SË FLAMURIT KUQ E ZI NËPËR STADIUMET E DARDANISË AI LE TË VETËQUHET BYTHNJAKU KOSOVAR.
    TEZA E KOMBIT KOSOVAR ËSHTË NJË TEZË SHUMË E RREZIKSHME PËR MBARË KOMBIN SHQIPTAR,SEPSE ATË QË NUK ARRITËN TA BËJNË (SHFARROSJEN , ZHDUKJEN TONË SI KOMB) ROMAKËT PËR 1000 VJET, TURQIT PËR 500 VJET DHE SËRBËT PO AQ VJET SA TURQIT, PO E BËJNË DISA BYTHNJAKË QË HIQEN SI TRAJNIERË TË KOMBËTARES SË FUSHMËLLËNJËS, PRA KUJDES !!!!!!!!!!!!!!!!!!

  11. KORÇARI says:

    O Korcar pe plasteline, Kush thotë që ne KORÇARËT E VËRTETË NUK I DUAM VËLLEZËRIT TANË DARDANË ???? NE I STREHUAM NË SHTËPITË TONA NË VITET 90, TI NQS NUK I DO FOLË VETËM PERSONALISHT MOS NA DËRDËLLIT NË EMRIN TONË.

  12. KORÇARI says:

    Ore Gjoja Pellazg, PO SI MO DERDIMEN QËNKA GJERGJ KASTRATI (KASTRIOTI) SKËNDERBEU , GREK PO SHKO BJERI BYTHËS ME SHQELMA MO MAJMUN, SHIKO NJËHERË QË POTHUAJSE TË GJITHË HERONJTË E 1821 JANË SHQIPTARË — VËLLEZËRIT BOÇARI (MARKO BOÇARI MËSOI GREQISHT NË KORFUZ NË KAMPIN FRANCEZ, PASI FLISTE VETËM SHQIP) — BUBULINA (QË S’DINTE GREQISHT) — THODHORI BYTHGURI (KOLLOKOTRONI) —- MJAULI —- VËLLEZËRIT XHAVELLA —— KARAISKAQI ETJ ETJ, BILE DHE ALEKSANDRI I MAQEDONISË ISHTE GJYSMË ILIR (SHQIPTAR) , PRA MOS NA ÇAJ ASTARËT ME PORDHË ME RRIGON, SE NE NUK PO SHESIM DOT PORDHËT TONA DHE JO TË BLEMË ATO GREKET TËNDE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje