Dashnor Deliallisi, shkaktari i aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e djeshëm në Sukth, ku humbën jetën tre vajza dhe ai vetë, ishte i fiksuar pas shpejtësisë. Momente të tilla, plot adrenalinë, ku lëvizte me shpejtësi të madhe me mjetet e tij superluksoze nuk ka ngurruar t’i fiksojë edhe në video.
Madje këtë gjë e ka eksperimentuar disa herë edhe në autostradën Tiranë-Durrës, rrugë ku edhe shkaktoi aksidentin tragjik me 4 viktima.
Gazetari i News 24,Enrik Mehmeti pa publikuar një video të filmuar nga vetë Deliallisi, ku ai fikson me celularin e tij teksa lëviz me një shpejtësi marramendëse me mbi 176 km/orë, me një makinë BMW superluksoze. Në sfond dëgjohet me volum të lartë kënga më e re e Ghetto Geasy (Getoar Selimit) dhe Majkut, “Ajo”, e njohur nga të rinjtë për refrenin e famshëm, “unë të lagi me shampanjë”.
Por ka qenë pikërisht shpejtësia e madhe shkaku i aksidentit të një dite më parë, ku 36-vjeçari Deliallisi, teksa lëvizte në sens të kundërt në autostradën Tiranë-Durrës, me një makinë tip “Benz”, është përplasur me automjetin ku udhëtonin tre vajzat, Greta Sherifi, 23 vjeç, banuese në Sarandë dhe pronare e makinës, Izabela Balla, 33 vjeç, si edhe Elona Kaçibaros, 34 vjeç, banuese në Tiranë.
Po pse si re murit me koke o njeri po more meqafe dhe ato gocat qe ishin ne hallin e tyre.
Ky o rilindas por nga ata te vjetrit, pune horrash e cakejsh kriminelesh bastardhesh mbetjesh osmane qe ndjellin fatkeqsi pafund n durrs keta kane qene te persekutum e kur lishohen nga zinxhiret ja cbejne. U prehshin ne paqe ato vajza te reja, fati i zi , nje funderrine i vrau padrejtesisht.
Se ti je burri mire va kuptimi ka komenti yt? A nurrsaku
Thjesht kafshe e ndyre qe gjeti ate qe kerkonte. E tmerrshme per ato tre fatkeqet.
As merçedezi e as bmw nuk te shpetuan dot ne pith te semes vajte. Gjynah per vajzat
Te fala sateme….
Sa Idiota mban kjo bot ! Ngushelline Familjeve , u prehshin ne paqe dhe balta e leht ne varin e tyre
Sa ka si ky!