20 mijë lekë, ose do i publikonte foto intime/ Arrestohet 27-vjeçari nga Durrësi

13 Tetor 2016, 11:52Kronika TEMA

Policia e Durrësit ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi akuzohet se ka kërcënuar një shtetase me anë të rrjetit social “Facebook”, duke i kërkuar një shumë parash për të mos i publikuar foto që do i dëmtonin imazhin.

Sipas policisë, personi i arrestuar është shtetasi Enkelejd  Vrioni. Policia sqaron se ky shtetas kërcënuar me anë të rrjetit social Facebook shtetasen M.L. 23 vjeç,   banuese në Durrës, për të paguar shumën prej 20.000 lekë, në të kundërt do të publikonte disa foto intime të saj, me qëllim dëmtimin e imazhit.

Në cilësinë e provës materiale, personit të arrestuar policia i ka sekuestruar personit të ndaluar një shumë parash prej  20.000 lekë dhe një  aparat telefoni celular “iPhone 5”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje