Vizita e Edi Ramës në Kosovë duket se i ka zhgënjyer sërish ata që prisnin ta kryqëzonin kryeministrin. Njësoj si dy vjet më parë fillimisht e kanë shantazhuar me artikuj të porositur dhe deklarata dekurajuese për të mos e vizituar Beogradin. Por përsëri njësoj si dy vjet më parë Edi Rama, e ka marrë në sy rrezikun për të hyrë në histori si tradhëtar duke shkuar në “strofullen e shkjaut”. E përsëri ka dalë nga ajo strofull si heroi i të gjithë atyre që e kanë pritur prej vitesh një udhëheqës shqiptar pa “arra në gojë” kur flet me “armiqtë” fqinj! Mjafton t’u hedhësh një vështrim të shpejtë rrjeteve sociale për të parë se me politikën e tij sfidante, ai ka fituar edhe njëherë thellë sfidën qoftë me njerëzit e shtëpisë qoftë me fqinjët. Po mbi të gjitha ai ka thelluar një drejtim të politikës së të tij të jashtme përtej retorikës dhe dueleve me Aleksandër Vuçiçin! Bashkëpunimi konkret me Serbinë është çuar më tutje. Ose e thënë me një shprehje që Edi Rama e ka me qejf për të ngritur nervat e kundërshtarëve, karvani ka vazhduar të shkojë përpara pavarësisht “lehjeve” në Tiranë apo Prishtinë. Vetë përfaqësuesit e Luginës së Preshevës e thanë më qartë se kushdo gjatë konferencës së djeshme me Ramën: Që nga momenti kur Tirana zyrtare ka intensifikuar dialogun me Beogradin, gjërat në Luginë kanë ndryshuar për mirë. Njohja e diplomave është një çështje e zgjidhur, ndërkohë sipas vetë kryeministrit, librat në gjuhën shqipe që prej dekadash mungojnë në Luginë do të mundesohen nga shteti shqiptar pa u penguar nga homologu i tij serb. Po Edi Rama nga ana e tij premtoi binjakëzim të komunave të Luginës me Bashkitë shqiptare, për të lehtësuar kështu bashkëfinancimin e projekteve për shqiptarët e Luginës.
Jo e parëndësishme është edhe hapja e një rruge të re bashkëpunimi mes bizneseve dhe ngritja sot në Nish e Dhomës së Tregtisë Shqipëri – Serbi. Pamja spektakolare e sallës së mbushur plot me biznese në forumin e Nishit, ofroi përmes ekranit një sinjal shumë kuptimplotë për faktin se politika e Edi Ramës (dhe natyrisht e kolegut të tij serb) po funksionon. Ashtu siç është kuptimplotë plani i veprimit për lehtësimin e trëgtisë mes dy vendeve, mbështetur nga Banka Botërore e Bashkimi Europian me kërkesën e vetë nismëtarit të këtij plani, kryeministrit të Shqipërisë.
Por kur u duk se të gjithë do të ishin në mos të kënaqur të heshtur ndaj blitz-it të suksesshëm të Edi Ramës në Beograd dhe Nish, u shfaq si kofini pas te vjelit vetë Enver Hoxhaj. Ministri i Jashtëm i Kosovës. i cili shkoi shumë përtej ish zëvendës Ministrit të Jashtëm kosovar, Petrit Selimi, që disa javë më parë e akuzoi Kryeministrin Rama si të përdorur nga Beogradi për faktin se mbështeste ndërtimin e autostradës Nish Prishtine Durrës.
Ndërsa sot, jo më një ish-zv po Ministri i Jashtëm kosovar i çuditi të gjithë duke shkuar shumë më larg se sa Petrit Selimi. Përmes intervistës së tij, Hoxha theksoi se Tirana zyrtare duhet të qëndrojë larg dialogut Serbi-Kosovë, se Shqiperia s’eshtë aktor global, se Kosova nuk priste ndihmë nga Shqipëria po nga BE e SHBA etj.etj.!!!
Çfarë do të thotë kjo?!
Fjala e parë që të vjen ndërmend është lajthitje. Por nëse s’është e tillë çfarë është?
Edi Rama në fakt nuk u fut në dialogun prej ku Thaçi, Mustafa apo Hoxhaj kanë disa kohë që kanë dalë duke mbetur pengje të presionit të Vetëvendosjes. As nuk luajti ndonjë rol global në Forumin e Beogradit ku i tha në sy kryeministrit serb, gjëra që lidhen me dialogun po që Enver Hoxhaj i dëgjon të thuhen si vjersha nga të gjithë partnerët e Kosovës. Natyrisht kryeministri shqiptar e ndihmoi edhe këtë herë Kosovën dhe për këtë nuk i nevojitet një autorizim nga Enver Hoxhaj.
Por përtej dialogut, fakti është se Edi Rama u tregua sërish një udhëheqës dinjitoz i Shqipërisë dhe zëdhënës i fortë i gjithë shqiptarëve, pavarësisht kufijve ku ata banojnë. Përsëriti sërish në mes të Beogradit se Serbia duhet të njohë Kosovën. I kujtoi qeverisë serbe se Trepca është në Kosovë e nuk mund të transportohet kurrë në Serbi. Dhe se listat e të kërkuarve të palës serbe duhen pastruar njëherë e mirë. Kjo është për fat të keq edhe arsyeja e fatkeqësisë që nxorri ministrin e jashtëm të Kosovës në nje portal dosido, për të lëshuar një mufkë që nuk e ndihmon aspak Kosovën në radhë të parë. Kjo fatkeqësi quhet inferioritet!
Në vetëm 20 minuta, Edi Rama i tha në sy Aleksandër Vucic atë që kosovarët kanë ditë që ia thonë njëri tjetrit në parlament apo në kafene, me iluzionin se fjalët e Prishtinës do shkojnë në vesh të Beogradit. Mund të imagjinohet se cfarë do t’i kishim bërë sot Edi Ramës që të gjithë dhe jo vetëm Enver Hoxhaj, sikur ai në ato 20 minuta të kishte mbajtur parasysh “kritikat” e sotme të ministrit të Jashtëm të Kosovës! Do e kishim kryqëzuar dhe me plot të drejtë. Por Edi Rama nuk mendoi fare për ketë që Enver Hoxhaj tha sot. Ndërsa Enver Hoxhaj s’ka menduar aspak për sa keq do të tingellojë kritika e tij në veshët e qytetarëve të Kosovës e të Shqipërisë. Po edhe në veshët e Brukselit, Berlinit dhe Uashingtonit. Sepse thelbi i asaj që tha Enver Hoxhaj është: Ne nuk dimë si t’ia bëjmë me dialogun prandaj Edi Rama nuk duhet t’ia kujtojë askujt këtë gjë! Ndërkohë që arsyeja pse e tha, është se kush dëgjon Edi Ramën në Beograd nuk e kupton dot më pse duhet të dëgjojë Enver Hoxhajn dhe në fakt jo vetëm atë!
Le te shpresojmë se ministri i Jashtëm do të përpiqet që shfaqja e tij e sotme të harrohet sa më parë. Që kështu të mund të kalojë si një lajthitje dhe të mos konfirmohet si një arsye fatkeqësisht më e thellë. Një arsye që s’ka lidhje me interesat e Kosovës po vetëm me ndjesinë e një inferioriteti të panevojshëm.
Enver Hoxhaj DUHET TE SHKARKOHET SI MINISTER I JASHTEM akoma edhe Zv-Ndesi i Tije..sepse JANE ME INJORANTET qe ka Nxjerre Kosova(Shqipetare)…dhe kane shkuar me Deklaratat e tyre ne nivelin e “Anadollakut” thmi ne Shqipetaret e Shqiperise….
1-Ku Qendron e keqja e Deklarates se zoti Edi Rama???Dhe nese ato duket se nuk i “Pelqejne” Shijes se Qeverise Kosovare do te ishte me mire te Mbyllnin Gojen…dhe te mos Prononcoheshin Fare…
2-Ky Lloj Ministri(Hoxhaj)…KA HARRUAR Se per Kosovaret ..Dibranaet apo edhe Camet kane te DREJTE Te gjithe Shqipetaret te Diskutojne..te japin Mendimin e tyre akoma edhe ate pake “Ndihme Modeste”…qe nuk i Pelqen Klikes Mustafa-Hoxhaj..dhe mbase edhe Thaci….
3-Enver Hoxhaj, duket se eshte “Keshilluar” nga Gazetare “Kosovare si Halil Matoshi”(Palloshi)..qe me disa Spiune dhe UDB-she po kerkojne te “Ndertojne “Kombin Kosovare”????? Kosova eshte PJESE E SHQIPERISE Ashtu sikurese eshte edhe Dibra,Presheva dhe Cameria…dhe Gjasat me te mdhaja per tu bashkuar me Shqiperine i ka se pari Kosova…dhe te tjerat me radhe..Por ME POLITIKANE SI @HOXHAJ…duket se jemi Large Bashkimit KOMBETARE…sepse ky Lloje Politikani apo edhe ndon je Tjeter i kane syte nga SERBIA..apo jane Marjoneta te saj???
Enver Hoxhaj…jENI Bere Njeriu me i Pa-Deshiruar me DEKLARATAT E TUA KUNDER Z.Edi Rama….keni dale KUNDER 10-Miljone Shqipetareve ne Ballkane:::He Harrova….Njerez te “Kallepit tende” nuk kane c´fare na duhen..IK ME MIRE DHE KERKO “AZIL NE SERBI”:e meriton te te Them “Shkja”
Enver Hoxhaj eshte nje klysh qe leh sa here i thote qenushi i vogel i Beogradit qe eshte kryeminister i Kosoves. Kaq e thjeshte eshte. Po ta bente Enveri ne koke te vet, minimalisht Isa (i qelburi, jo ai i MADHI LEGJENDAR), ose do distancohej publikisht ose duhet ta shkarkonte ne vend per ate deklarate, por edhe sipas Kanunit, Enver qyqari eshte vetem “lajmes”, e per kete nuk mund te dennohet, Isa po. Por Isa eshte mik i linjes serbe ne Tirane, ai i ka dhene cmimin “qytetar nderi” Lulit qe nuk ka bere asgje per Prishtinen pervec qe ka ndihmuar ne krimet qe ka kryer UCK per marrjen e organeve te sebeve. Eshte e qarte si drita e diellit se perse ata bene marrveshjen e demarkacionit ne ate menyre, dhe perse mbajne kete qendrim ndaj Rames.
Po kta pseudo ministra te emruar nga serbet do bejne detyren qe ju kane caktuar.pylle pa derra ska.pore ky opinion nuke eshte i krahines kosoves.uck luften e ka ber me flamurin kombetare.i bej nje pyetje me cfare kurajo munde te shkoshe te varrezat e te renve te luftes ne kosove.si ta mer menja te shkelesh ne shqiperi si shqiptare apo si spiune dhe njeri gjak prishure i shtyre nga eproret e tu serb.jazike te qofte gjiri nanes qe te ka bo.e hlme tu kthefe buka e nens madhe shqipri o buke shkale i kombit tend.do kisha nje mendim qe kti flliqesire te shitur bashke me shefat e ti te behej nje peticon kombetare si tradhtare te kombit. Duhet ber shembulle disa si ky qe ta marin veshe njhere e mire qe tradhetia ndaje memedheut denohet deri sa te shuhet kjo fare e flliqure tradhtere.respekte per edi ramen se na ka ber ne kto tre vite ta ngrejme koken larte se ishim bere si jetime neper bote.kurse sote edi rama ka nderruar opiniinin mbare kombetrare.falemindrit.