Tirana, Prishtina, Beogradi..., bizantizmi

15 Tetor 2016, 17:13Blog TEMA

Nga Keti Bazhdari

Më këtë multifjalë dua të përmbledh cdo përpjekje të dëshpëruar të ditëve të fundit, për të vënë në qendër të goditjeve skuthe vizitën e kryeministrit Edi Rama në Serbi.

Në fakt, në vazhdën e vizitave më me rëndësi për rajonin, kjo qe më e arritura!

E shkelqyeshme dhe sfiduese ndaj eksitimit të qarqeve të vjetra të errësirës, të pushtuar nga paniku i asimilimit. Nëse ka dicka që injoranca i tmerret, është pikërisht asimilimi në përballjen pa kufinj me logjikën, në fushë të hapur, aty ku s’ngre dot barrikada përcarjesh etnike, fetare me retorika konfliktuale.

Streha më e lakmuar e injorancës është konflikti. Historia i kushton faqe të tëra mrrokllave, që i janë servirur e i serviren përditë njerëzve, nën petkun e idealeve, vetëm e vetëm që të mbahet gjallë një konflikt. Imagjinoni tani Ballkanin, ish zemrën bizantine të Europës për 1100vjet, mbushur me histori fatale intrigash e sundimi tiran, me logjikë vëllashitëse e emocione vëllavrasëse, me marrëzi instiktesh të pakontrolluara që njohin vec një zot; Luftën ( tamam ambjenti për t’i kushtuar vëmendje e kohë të tepërt protokollit të pragjeve diplomatike!)

Enverista, fashista, pseudonacionalista, që thërrasin vdekje për një gardh. Hiqen si lidera të fortë, të vendosur, para të vetëve, po kur vjen puna për përballjen reale kompleksohen dhe sillen si minj zyrash. Të aftë deri në delir, vetëm për të manipuluar instiktet e një turme,  sfiliten në kontrastin e parë të performancës kundrejt pritshmërive që kanë zgjuar.

I tregojnë armikut shaminë e bardhë nën tryezë dhe shmangin cdo përballje tjetër duke fabrikuar intriga të gatshme, me përmbajtje ekstremiste, për të justifikuar paftësinë, tamam si ata frikacakët, që të hapin veshët duke bërë si trima. Në fakt fitorja më e madhe ndaj kundërshtarit nuk është shmangia, biles as goditja, sepse edhe ajo një ditë do të kthehet, por c’armatosja. Edi Rama bëri fiks këtë.

Në më pak se dy vjet hapi dyert e kullave të gurta që mbanin të izoluar komunikimin me serbët, si dhe spostoi vëmendjen përtej armëve. Kjo jo për të nënshtruar, as për tu nënshtruar, po për të treguar se inteligjenca dhe formimi janë kyce në menaxhimin e konfliktit, si cilësi pa origjinë, fe e krahinë dhe se agresiviteti lind kur s’ka argument. S’ka njeri që të mos ketë vënë re kësaj rradhe tonet e moderuara të z.Vucic, si dhe c’kompleksimin e tij për të diskutuar mbi tema, që ende vijnë era barut. Për ata që e kuptojnë edhe ata që s’duan, kjo është në interesin e të gjithëve ne, që jetojmë në këto troje. Askujt s’i intereson një luftë e re ballkanike me përjashtim të 2-3 partive, përfaqësuese të një grusht naivësh. Europa dhe bota po shkojnë drejt heqjes së kufinjve dhe ne s’do i mbajmë për hatër të kauzës së këtyre.

Nën patronazhin e shprehur qartë nga perëndimi, Rama dhe Vucic po i prijnë një Ballkani të cliruar nga komplekse obscure,  shekullore, alla “madre Rusia”, me muzhik e opinga. Dhe fati jonë si shqiptarë, të kemi për kryeministër një njeri, i cili përmbush gjithë parametrat  për të marrë rolin e kryearkitektit gjeopolitik në pjesën më të trazuar të Ballkanit.

Nën këtë logjikë, sot nuk ka shqiptarë Shqipërie e as Kosove, që të mos ndjehej i përfaqësuar me Edi Ramën, por për disa, vala vjen më vonesë dhe për cudi këta janë të parët që vënë tellallin dhe pa diskutim, të parët që harrohen. Ajo cfarë ngelet, është aspirata dhe angazhimi për një Europë pa kufinj e barriera inferioriteti, etnike e fetare, ku diferencën ta bëjnë kulturat dhe jo prapambetja.

29 komente në “Tirana, Prishtina, Beogradi…, bizantizmi”

  1. Stela says:

    Shkodra , gati padashje, i ka bere nje te mire te madhe gjithe Shqiperise.
    Mund te kishim fituar nje Kryetare Bashkie por do te kishim HUMBUR nje Shkrimtare te Madhe.

  2. Nandi says:

    Bravo Znj. Bazhdari. Si gjithmon idealiste ne realitetin e sotem.

  3. shkodra says:

    Pervec asaj qe thote Stela, dua te shtoj edhe bukurine qe te ka dhuruar zoti.

  4. tema says:

    Bravoooooooooo!!!

  5. Anna says:

    E mrekullueshme Keti.

  6. historiani says:

    artikull shume i vlefshem per rinine tone bravo.

  7. CNN says:

    Obscure!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Une di qe shqipja moj zonje lexohet ashtu si shkruhet.
    A e dini ju zonje qe edhe fjalet e huazuara shkruhen ndryshe nga origjinali: DOcument – dokument etj.

  8. CNN says:

    Obscure!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Une di qe shqipja moj zonje lexohet ashtu si shkruhet.
    A e dini ju zonje qe edhe fjalet e huazuara shkruhen ndryshe nga origjinali: DOcument – dokument etj…

  9. CNN says:

    Obscure!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Une di qe shqipja moj zonje lexohet ashtu si shkruhet.
    A e dini ju zonje qe edhe fjalet e huazuara shkruhen ndryshe nga origjinali: DOcument – dokument etj…
    ..

  10. CNN says:

    Fati yne dhe jo fati jone

  11. CNN says:

    Fati yne dhe jo fati jone …

  12. CNN says:

    shqiptare qe te mos ndehej???!!!
    shqiptar qe te mos ndehej

  13. CNN says:

    shqiptare qe te mos ndehej???!!!
    shqiptar qe te mos ndehej …

  14. Roni says:

    Artiste ne pamje, ne arsyetim, ne pune. Suksese ne vazhdimsi.

  15. Gasper says:

    Kjo ndihet e perfaqesuar nga Rama, gje qe eshte teper normale per nje Socialiste ne nje parti me Ramen. Por kam nje pyetje. Pervec fasades Nacionaliste, c’fare ishte ekzaktesisht marreveshja tregtare me Serbine. Neqoftese kjo zonja do na ndriconte dhe do na jepte detajet se c’fare u neneshkrua ne Beograd, ose te shkruante nje artikull per kete, do ja kishim per nder. Jo per gje, por te pakten te ndihemi edhe ne skeptiket, neqoftese jemi te perfaqesuar nga Rama apo nga Vucic. Une besoj, se gjeja me e rendesishme po anashkalohet qellimsht, duke ja futur me nje tralalala patriotizmi.

  16. Qifi says:

    Po qenke shume me e trashe dhe debile nga çmund te te imagjinoj. Po ik o shoqja e spiropalit mos na bej moral se ti smund te jesh kurr idealiste. Je dhe do ngelesh xhepiste ne tentative si shoqet e rilindjes,thjesht ske patur mundesine akoma. Sa turp sa marre per ty.

    1. Qifi oa tru says:

      Po ku ke tru te kuptosh filozofine e shkrimit o Qiiiiiiiiiiiiffffffffooooooooo.

  17. Titit says:

    Like like like.

  18. Arsen says:

    Ne kto 3 vite Shqiperia ka arritur shume dhe ka qene nje faktor shume i rendesishem ne stabilitetin polito-ekonomik ne Ballkanin perendimor! Kjo vjen ne bazen e nje politike te jashtme te qendrushme, dhe me paraqitjen e Kryeministrit te Shqiptarve ne arenen nderkombetare kryelart, serioz dhe i qarte ne idet e tija ne mbrojtjen e interesave afatgjate te vendit te tij. Berishjanve mund tu duket abstrakte dhe e pakuptimt fjala ” interesa kombetar” !?

  19. Ortopedi says:

    Pse mor Qifi qenka e trashe e debile? Te pakten argumentoje,jo me nje fjale goje se qenka xhepiste ne tentative etj,etj. E çfare do te thote kjo qe kushdo qe futete ne politike duhet me patjeter te kete parasysh xhepin?! Po ja qe ne kete popull ka,madje ka shume qe jane idealista dhe e duan vendin e tyre te mbarevajtur.Nje nder to eshte Keti. Nese nuk dime ta pergezojme te pakten mos ta pengojme.Ajo eshte e re ,por deri tani
    nuk kemi lexuar,pare apo degjuar se znj.Bazhdari ka nje profil te tille sikunder e pergojoni ju.Perkundrazi pergjate kohes qe i ka hyre politikes ajo shfaq performance intelktuale qe pak kund e gjen ne radhet e politikaneve te sotem, rrezaton kulture te lakmueshme por per mua edhe me njohje te gjera ne disa fusha. Gjithsesi tema qe ajo trajton eshte pertej “qymyrit” qe hedh nje apo dy komentues te siperm. Vellezer me shume fryme mirekuptimi mes nesh,me shume te duam se te shajme…

  20. Cuk, cuk, cuk says:

    Madhore. E paperseriteshme. Gjithperfshirese. Me nje vizion te qarte per rendin e ri boteror qe po ngrihet nen efektet e globalizmi
    Je per Sekretare shteti.
    Cudi qe merresh me “qepje brekesh” me gjithe kete inteligjence qe ke, ne nje kohe qe njerezit gjithnje e me shume po dalin pa “breke”
    Te lutem futju politikes, i duhesh memedheut dhe vecanerisht ish zemres se Bizantit,
    MERRU TE PERGJEROHEMI ME MRROKLLA DHE MULTIFJALE.
    KETIJ VENDI I DUHEN EDHE BIBA, JO VETEM UJQER E CAKEJ

  21. nord.al says:

    Bravo Keti/ i terbove demokomunistat.

  22. Te lumte o Keti.. Ma bukur se e ke shkru,, s’ka ku shkon ma.. Por njerzit e konflikteve, vec luft do nxisin dhe propoganden e provincave te lindjes.. Pushtat e injorances kerkojne mjegull per me sulmu si ujqerit, ashtu siq e sulmun ket popull duke e percare dhe duke e dhunu.. E tashti u pelqejne qe ti hapin kthetrat duke synu djeg’jen e ballkanit.. Kush ka mend,, te luftoje me inteligjenc, dhe jo me gjuhen e forces..

  23. Qifi says:

    Me fal Keti se te paskam keqkuptuar. Uroj suksese per juve. Rrofte Edi Rama, eshte vertet lider ballkani.

  24. Ben Dibrani says:

    Gjynah qe nuk shkruajte me pare, te te njihnin edhe Shkodranet dhe te shpetonin nga kthetrat e PD dhe marrise se vet Shkodren qe meriton vertet t’i rikthehet lavdia e dikurshme qe ja kane bjerre plehrat e PD.

  25. Diaspora says:

    Po kta pseudo ministra te emruar nga serbet do bejne detyren qe ju kane caktuar.pylle pa derra ska.pore ky opinion nuke eshte i krahines kosoves.uck luften e ka ber me flamurin kombetare.i bej nje pyetje me cfare kurajo munde te shkoshe te varrezat e te renve te luftes ne kosove.si ta mer menja te shkelesh ne shqiperi si shqiptare apo si spiune dhe njeri gjak prishure i shtyre nga eproret e tu serb.jazike te qofte gjiri nanes qe te ka bo.e hlme tu kthefe buka e nens madhe shqipri o buke shkale i kombit tend.do kisha nje mendim qe kti flliqesire te shitur bashke me shefat e ti te behej nje peticon kombetare si tradhtare te kombit. Duhet ber shembulle disa si ky qe ta marin veshe njhere e mire qe tradhetia ndaje memedheut denohet deri sa te shuhet kjo fare e flliqure tradhtere.respekte per edi ramen se na ka ber ne kto tre vite ta ngrejme koken larte se ishim bere si jetime neper bote.kurse sote edi rama ka nderruar opiniinin mbare kombetrare.falemindrit.

  26. Emigranti SHBA. says:

    Faleminderit zonja Keti Bozhdari, sa shume nevoje kemi per shkrime te tilla qe pasqyrojne nje ralitet, qe u ka munguar shqiptareve, keteje dhe andeje kufirit, sidomose kure eshte fjala, per mardhenjet SHqiperi , Serbi. Eshte merite e kryeministrit Rama, qe jo vetem shkriu akujt, midise SHqiperise dhe Serbise , pore shtroi dhe trasene per nje thellim e bashkepunim, te gjithanshem ne fushen e tregetise, kultures, levizjes se qytetareve, ritjen e investimeve te ndersjellta, sidomose ato serbe ne vendin tone, pse jo edhe ne Kosove. Me rendesi ne politiken e jashteme , ishte edhe ngritja e problemeve, jo vetem per qytetaret e Presheves, Bujanofcit, pore edhe per Trepshen dhe ne pergjithesi, per mbarvajtjen e bisedimeve , Kosove, Serbi SHqiptaret me shume se kurre , kane nevoje, per bashkepunim, mirekuptim, Jo urejtje, pore dashuri, keshtu, dote afrohemi me shpejte drejte BE.

  27. B. K says:

    Bota dhe Europa po heqin kufinjë….një pohim ekzaltues. Shko dhe ceno kufirin e ndonjë shteti evropian dhe prit se cka do të ndodhë.
    Mos u ekzalto mbas utopisë shtete pa kufi . Merr shembull krizën e refugjatëve dhe rëndësinë e kufijve, të parëndësishëm sipas utopistëve.
    Danimarka dhe Suedia i acarojnë raportet sa herë që nisin të mos/merren vesh për një ishullëz të parëndësishëm dhe vite e vite nuk gjejnë zgjidhje.
    Më se gjysma e trevave shqiptare kaluan si dhuratë dhe ne luajmë rolin e zemërgjerëve duke na ushqyer të tjerët me parëndësinë e kufinjve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje