Më 27 qershor 1944, grekët i therën në një ditë 28 pjesëtarë të familjes në Paramithise. Mbetën gjallë i ati dhe njëri nga xhaxhallarët. Kjo është drama e deputetit çam Tahir Muhedini, i cili nuk e përmendi kurrë masakrën e familjes, por dosjen ua dërgoi kancelarive perëndimore për të kuptuar se çfarë ndodhi me çamët dhe trojet e tyre shqiptare.
Deputeti i PDIU-së tregon për “GSH” masa-krimin e familjes, si shpëtuan nga trungu i madh i familjes vetëm i ati 25-vjeçar dhe xhaxhai i sapomartuar. Tahir Muhedini thotë se gjenocidi grek nisi pikërisht në shtëpinë e tij në Paramithise.
Ai kërkon të vendosë një buqetë me lule te varri i njerëzve të tij, por, edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite, Tahir Muhedini nuk ka mundur dot. Vetëm në 2007-ën mundi të shohë nga afër shtëpinë e babait, por në vilën trekatëshe gjeti 6 familje grekësh. Nuk mundi ta shihte të gjithë ndërtesën, tashmë të rikonstruktuar, sepse dhimbja ishte e madhe, dhe sapo i ktheu shpinën përfundoi në policinë greke…
Muhedini, ju kurrë nuk e kishit përmendur më parë se familja juaj kishte përjetuar një dramë të madhe në vitin 1944. E përmendët përmes pak rreshtash në seancën e fundit parlamentare. Por çfarë ka ndodhur realisht me familjen tuaj më 27 qershor të atij viti në Çamëri?
Është e vërtetë që nuk e kam përmendur asnjëherë masakrën e 27 qershorit të ‘44-ës, pavarësisht se kam vite që merrem me politikë. Dosjen e plotë ua kam dërguar kancelarive perëndimore. Unë vetë kam lindur në Tiranë, nga një familje me shumë pak anëtarë, sepse 28 prej tyre u therën në një ditë, në 27 qershor 1944.
Nga familja e nënës sime kishte me dhjetëra të masakruar. Kam lindur në Tiranë dhe nuk kam arritur të vendos kurrë një tufë me lule në varret e të parëve të mi. 27 qershori ka ndodhur në shtëpinë e Sali Hafuz Muhedinit. Unë jam nipi i Sali Muhedinit. Ai ishte gjyshi im. Grekët e vranë në Çamëri se ishin shqiptarë, siç mund të ishin vrarë gjyshërit e çdo shqiptari po të kishin lindur në Çamëri. Këta njerëz u vranë se ishin shqiptarë dhe nuk e mohonin kombin e tyre.
Çfarë ju ka treguar babai juaj për atë ditë dhe si mundi ai t’u shpëtonte grekëve?
E vërteta e familjes sime vjen nga gjyshi im, Sali Hafuz Muhedini, i cili ishte kryetar i këshillit të rrethit Paramithi, kryeqendër e Çamërisë. Gjyshi kishte katër djem dhe një vajzë. Familja kishte shumë prona dhe ishte në gjendje të mirë ekonomike derisa ndodhi tragjedia e 27 qershorit të vitit 1944.
Cilat janë arsyet e kësaj masakre?
Në gjithë zonën e Çamërisë ka pasur një klimë shumë të mirë. Në atë kohë, bëhet fjalë për vitin ‘44, kur u vendos ligji i luftës, e gjithë popullsia çame kishte shtetësi greke dhe kombësi shqiptare. Greku i mori djemtë çamë dhe i internoi në një zonë të largët nga Çamëria, diku në kufi me Turqinë. Kur ndodhi lufta greko-gjermane, njëri nga oficerët gjermanë shkoi në Çamëri dhe pa vetëm gra. Gjermanit i thanë që burrat janë të internuar.
Aty ndodhej edhe një shqiptar nga Përmeti, Qemal Frashëri, që dinte gjermanisht, dhe fatmirësisht ai i tregoi si i kishin çuar në internim. Pas kësaj ata i kthyen djemtë dhe burrat në Çamëri. Por në vitin ‘43 u vranë 5 ushtarë gjermanë afër Paramithi, dhe ata për 5 ushtarët e tyre vranë 50 veta. Akuzonin se i kishin vrarë çamët.
Arriti të shpëtonte vetëm një shqiptar. Kur iku gjermani në qershor të ‘44-ës, kryepeshkopi grek vjen gjoja për të bërë paqe dhe kërkonte të bisedonte me gjyshin tim. Babai im, Abdullahu, që ishte vetëm 25 vjeç, atë ditë ishte në Janinë, ndërkohë që xhaxhai i vogël sapo ishte martuar dhe kishte mundur të fshihej kur ndodhi masakra. Gjithë të tjerët, plot 28 veta, i morën dhe i therën, fëmijët i dogjën të gjallë.
Drejt kufirit u nis babai im; xhaxhai u nis në drejtim tjetër, por mundën të takoheshin vetëm në Berat, dhe më pas erdhën në Tiranë e u vendosën në rrugën “Ali Demi”. Ndërkohë, edhe halla ime kishte tentuar të kalonte kufirin në Konispol, por shtatzënë për herë të katërt ajo nuk mundi të jetonte dhe vdiq në rrugë.
A e keni parë shtëpinë tuaj në Çamëri?
Po, kam shkuar bashkë me bashkëshorten time në vitin 2007.
A hasët probleme nga pala greke?
Dy vite më parë unë kisha krijuar Partinë për Drejtësi dhe Unitet. Isha kryetar i PDI-së dhe kisha pasaportë shërbimi. Fillimisht nuk patëm probleme. Shkuam duke pyetur banorët për shtëpinë. Ma tregoi një shitës, i cili e kishte njohur dikur gjyshin tim.
Madje ai mbante edhe foton e gjyshit si mirënjohje ndaj tij. Familja ime është marrë me tregti në atë kohë dhe kanë qenë ne gjendje shumë të mirë ekonomike dhe kanë ndihmuar edhe grekët. Njëri prej tyri ishte dhe shitësi që takuam, i cili mbante ende fotografinë e gjyshit tim për mirënjohje.
Folët me banorët?
Jo, por sapo u larguam nga shtëpia, sapo kishim hipur në makina, na ndaloi policia, pasi kishin telefonuar banorët. Na çuan në rajonin e policisë së Janinës dhe na bënin pyetje ‘pse keni ardhur në Greqi?’, ‘pse shkuat atje?’ etj.
E gjetët shtëpinë?
Shitësi na tregoi se ishte pak më tutje dhe se në të banonin 6 familje greke. Bashkë me gruan u afruam dhe pamë shtëpinë e madhe trekatëshe, ku kishte lindur im atë, xhaxhallarët, hallat, gjyshërit.
Si u ndjetë në ato çaste?
Janë emocione që nuk përshkruhen dot. Po shihja shtëpinë e njerëzve të mi në të cilën banonin grekët, shfrytëzonin çdo gjë, edhe token që ishte në pronësi të familjes sonë.
Hytë brenda në shtëpi?
U futëm në pjesën ku nuk banonte askush. Sipas asaj që më kishte treguar babai dhe e kisha krijuar idenë se si ka qenë më parë, nuk është se kishte ndryshime të mëdha, por e kishin rikonstruktuar.
Por ndodhi më e çuditshmja në momentin që sapo u larguam dhe po hipnin në makinë. Brenda pak çastesh erdhi policia dhe na çoi në rajon. Na pyesnin se ‘për çfarë keni ardhur?’, ‘cili është qëllimi?’, çfarë donit në Paramithi?’ etj.
Policisë greke, ia treguat të vërtetën?
U thashë që ‘kam pasaportë diplomatike’ dhe kërkova që të lidhem me Ministrinë e Jashtme dhe atë të Brendshme në Shqipëri. Më lanë të flisja, dhe pak më vonë shefi i tyre erdhi dhe më kërkoi ndjesë, por sipas tyre janë procedura që duhet të kryhen, por edhe se ishte një keqkuptim.
Po prindërit tuaj, ju flisnin për atë çfarë kishte ndodhur?
Na flisnin shumë pak, pasi nuk donin që të na mbushnin me urrejtje. Nuk e tregonin historinë të plotë dhe nuk e përsërisnin shpesh, pasi edhe vetë e kishin të vështirë.
Në çfarë gjuhe jua tregonin?
Çamët flasin edhe greqisht. Madje duhet të dini një gjë, që çamët e vjetër deri në ‘78-ën flisnin greqisht edhe në shtëpi kur erdhën në Shqipëri. E kanë pasur gjuhë zyrtare dhe ishin mësuar të flisnin në greqisht. Edhe në shtëpinë tonë flisnim greqisht. E mësuam nga prindërit. Tani ata nuk jetojnë dhe në shtëpi flasim vetëm shqip.
Përse pritët kaq shumë kohë për të shkuar në Çamëri?
Të them të drejtën, nuk doja të shkoja. Por ishin të shumtë ata që më thoshin se duhej të shkoja e të shihja trojet e familjes sime. Do të përballesha me dhimbjen, dhe ndaj hezitoja, derisa vendosa të shkoja në Paramithi.
Besoni se do të gjejë ndonjëherë zgjidhje çështja çame, që ju kur të riktheheni në Paramithi të mos gjeni grekë brenda por të merrni çelësat e shtëpisë suaj?
Një gjë është e sigurt, që nuk do të reshtim deri në zgjidhjen përfundimtare. Kjo çështje ka nisur dhe do të marrë drejtësinë që i takon.
FAmila e zotit Muhedini ka jetuar (dhe vazhdon te jetoje) ne rrugen Budi, Tirane. Ne i kemi fqinje prej shume kohesh(une qe nga 70 e mbaj mend aty). Nena e tij dhe babi kane qene miq tane shume te mire. Gezonin respekt ne lagje si nje familje puntore dhe e ndershme qe kishin vetem deshire te ndihmonin te tjeret. Historine e kesaj familje ma ka treguar vete nena e tij (Gjylso) dhe une sa here e degjoja dhe shikoja ate grua te qendronte e forte teksa e tregonte nuk me besohej te kishte ndodhur. Skishte peng me te madh ne kete jete per te, se ajo ngjarje.
Me vjen mire qe dhe djemte e vajzat e saj ruajne emrin shume te mire te kesaj familje.
Respektet me te mira nga banoret e rruges Budi Tirane , per kete familje
po neve qe spo na ktheni pronat,neve shqipetarve te shqiperis ky deputeti ka ber hotel shtepi prona te tjera ne shqiperi. Te na thote zoteria ne token e kujt ka ndertuar ne shqiperi apo i ka pushtuar dhe rregjistruar me aluiznin.TE na thote zoteria me c pune merrej babai tij ne kohen e pushtimit te italise dhe gjermanis ne greqi,dhe sa paguhej.Pronat qe ka sote ne shqiperi i solli me vete nga greqia apo ja mori ndonje fukarai shqiptare?
o Dropullasi, po ca sarandioti je ti, po leti ato se ste shiten. Edhe po e pati marre dhruate ndonje toke ky i Muhedini apo cdo cam tjeter, ti ku hyn ne kete mes?Ai ka marre toke shqiptare jo toke greke, keshtu qe ti minoritar cpune ke te hysh mes ne shqiptaresh? Iu ka kap frika keq fare ju grekeve sepse po u ik Cameria nga duart HAHAha
Kjo menyre te shprehuri nuk eshte e sakte fare….”greket me ben kete dhe ate”…. e para qe p.sh. nje grup njerezish qe mund te kene bere ate gje nuk mund te pergjithesojne nje popull te tere…dmth kur ne shqiptaret individe bejme krime ne Greqi, Itali etj., nuk na vjen aspak mire qe na thone shqiptaret bejne krime sepse jo te gjithe jemi te tille.
Ti po thua qe ai “grup” qe kreu veprimet me 1944 nuk ka lidhje me kete “grupin” qe s’i lejon te rikthehen ne shtepite e tyre ?!
sarandioti i janulles ne SHQIPERI kane te drejte te jetojne dhe te ndertojne njerez nga r gjithe bota , jo me ky deputeti qe ka lindur edhe rritur ne SHQIPERI , jane SHQIPETARE te nderuar qe cdo gje e kane arritur me pune dhe djerse e kane per NDER qe jane SHQIPETARE , jo si ju beqirat e janulles qe e shitet bythe per 300 euro ju u lindet u rritet ketu dhe ja shitet bythen grekut
Une nuk dyshoj vertetesine e genocidit grek ne Cameri. Nuk diskutoj as te drejten e popullsise came per drejtesi.
Por duhet te gjykojme dhe veprojme me gjakftohtesi dhe me llogari te bera mire. Duhet te kemi te qarte qe askush nuk do na jape nje fitore 3-0 ne tavoline me Greqine per te gjitha ceshtjet. Ka vetem nje menyre per te marre zgjidhje, dhe kjo menyre eshte integrimi europian. Vetem duke qene anetare te BE dhe organizmave te tjere, mund te vihen per diskutim keto lloj ceshtjesh, si para parlamentit europian, ashtu edhe para gjykatave evropiane. Duhet te kete pergatitje serioze per te negociuar, bazuar mbi informacione te sakta dhe te pranuara gjeresisht. Parimi kryesor eshte “Nuk ka rendesi cfare di, rendesi ka cfare mund te vertetosh!” Evropa nuk njeh parime te tjera, dhe mos kujtoni se do marre vendime “per te rregulluar padrejtesite e dikurshme”. Evropa nuk mund te pranoje te kete bere padrejtesi, dhe jep drejtesi vetem ne menyre te ligjshme dhe legjitime, dhe vetem atehere kur shikon qe diferencat ne pozicionet mes paleve nuk jane te pakalueshme. Prandaj cdo retorike populiste, si kerkesa e Idrizit qe Meta t’u kishte kerkuar grekeve varret e zhdukura, jane gjera boshe para institucioneve evropiane dhe behen vetem per te siguruar kapital politik brenda vendit. E bukura eshte qe te gjithe ata qe bejne te tilla deklarata, e dine shume mire kete gje, dhe mos zgjidhja e ceshtjeve eshte interesi i tyre i drejtperdrejte per te mbetur faktor ne politike. Prandaj per aq kohe sa Idrizi me te vet do jene “flamurtare” te ceshtjes came dhe do e trajtojne ceshtjen ne terma populiste, asgje nuk do ndryshoje, sepse asnje institucion nderkombetar nuk do ulet te diskutoje me populizmin.
Historia tregon qe ceshtjet zgjidhen vetem kur gjykohen ftohte dhe kur njerezit jane te gatshem te bejne kompromis, ne interes te njerezve qe jane gjalle, jo ne kujtim te njerezve qe nuk jane me.
Ja doli dhe zedhenesi i Rahmetes.
Masakrat e GENOCIDIT te 1944 nuk filluan ne shtepine tende ne Paramithi por ne PARGE. Biles kur dikush rezistonte Zervistet me arme disa te tjere u shtroni sofrat me mish dhe raki…….qe te prisnin miqte !
Nuk te jane vrare vetem ty njerez por e gjithe Cameria u gjakos. Hapini rruge djemve te shkolluar te Camerise, se jane librat dhe diskutimet neper katedrat e Universiteve Europjane dhe jo lloqet e juaja me tendere rrugesh dhe vende pune per familjaret tuaj
“Greqia”eshte e = me ISIS keshtu eshte krijuar
Nuk ishit as PARI e Paramithise dhe as e Camerise, lerini pordhet. Mbani kartat e Deputetin ne Shqiperi dhe i pafshi hajrin.
Une jam krenar qe prinderit e mi flisnin per cfare ndodhi ne Cameri pothuajse cdo dite. Jo per te na ushqyer me urrejtje per njerzit sic thua ti, por perkundrazi te na hapnin syte dhe tna mesonin se nuk jane te gjithe Grekerit njesoj dhe as te gjithe Camet njesoj. Ashtu sic kishte edhe Greker , komshinj korrekt dhe dashamires ashtu kishte edhe Cemer qe bashkpunonin me diktaturen monarko- fashiste Greke qe per pak ofiqe dhe pozita benin pazaer me jetet e Camerve te tjere. Prinderit tane qe rahmet u paste shpirti, na mesuan qe vetem me pune me djerse dhe pasterti te ecet ne JETE !
ZOTI MUHEDINI …MOS KERKO TE DEFORMOSH HISTORINE E SALI MUHEDINIT..GJYSHI JOT DUKE QENE NE KRYE TE PARAMITHISE SPIUNOI DHE COI NE DUART E GJERMANEVE CEMER DHE GREKER TE FRONTIT TE REZISTENCES NDAJ PUSHTUSVE GJERMANE..DHE JO SE NUK E MOHOI SE ISHTE SHQIPTAR ..PASI PA DASHJE E PRANON DHE VETE QE PASAPORTA E JUAJ (UNE E DISPONOJ NJE TE TILLE) SHRUHEJ ETHNIKOTA(KOMBESIA) ALVANIKI DHE IPIKOTA(SHTETESIA) ELENIKI PRA I BIE QE VETE GREQIA TE MOS E DINTE QE SALI MUHEDINI ISHTE SHQIPTAR…PRAPE VETE E PRANON QE VAJTE TE SHTEPIA E GJYSHIT TEND VETEM KUR MORE PASAPORTE DIPLOMATIKE KUR SOT PARAMITHIA ESHTE PLOT ME CEMER QE QENDRUAN NE GREQI PASI NUK ISHIN PERZIER ME KRIME SI DHE CEMER TE ZONES SE KONISPOLIT QE PUNOJNE ATJE DHE NE KAFENENE E PARAMITHISE BEJNE TIFO PER KUQ E ZI DHE NDESHJEN E SHIKOJNE NGA DIGITALB…SIGURISHT QE TY PERSONALISHT NUK KE FAJ DHE TE LIND E DREJTA SE BASHKU ME SHPETIM IDRIZIN TE KERKONI PRONAT E GJYSHERVE PERVEC PRONAT E ZAPTUARA KUR GJYSHERIT TUAJ SHOQERONIN GJERMANET NE SHFAROSJEN E BIJVE QE LUFTONIN PER TOKAT E TYRE…ZAPTIM QE PER CUDI E VAZHDUAT EDHE NE TOKEN MEME PAMVARESISHT ZEMRES SE MADHE TE NENES SHQIPERI E QE PER CUDI JENI GATI TA NXIRRNI NE SEMAFOR VEC PER INTERES …
@ti No Pasion, ja fut kot, Pasi gjyshi MUhedinit nuk ka derzuar ke Gjermanet asnji Cam apo Grek. Pasi vete Gjermanet e moren vesh lojen e Grekerve qe vrane 6 Gjerman duke u lare pasi kishin bere marveshje me Zerven…….. Loja e Grekerve ishte, qe me duart e Gjermaneve te vrisin Shqiptaret e Camerise. Nga njera ane bene marveshje me Gjermanet dhe nga ana tjeter e thyen marveshjen ne 1 zone te populluar me Shqiptare te Camerise. Duke e ditur qe Gjermanet e kishin 1 me 10 te pushkatuar si rregull , pasi kishin marveshje per mos sulmim.
Genocidi ndaj cameve eshte nje nga krimet me te shemtuara kunder njerezimit qe u lane ne hije vetem nga trauma qe shkaktuan kampet e perqendrimit te gjermaneve.
Asnje nuk mund ti fshehe dhe ti thjeshtezoje si aksidentale.
Nuk ka rendesi ishte e para Parga apo Paramithia.
Vete mendoni si jane therrur dhe djegur te gjalle femijet. Vetem kanibalet i bejne keto krime.
Dhe keta e kane emrin greke.
ISIS-it i duhen shekuj te arrije rekordet qe kane vendosur greket ne THERRJEN e civileve te pafajshem.
XYZ ..KETO QE THASHE UNE NUK I KAM DEGJUAR SI LEGJENDE POR KAM LEXUAR RAPORTET E KOMANDATURES GJERMANE TE ASAJ KOHE TE PERKTHYERA NE SHQIP KU VLERESOHET LARTE NDIHMA E PACMUAR E SALI DHE NJE TJETER MUHEDINI QE TANI NUK ME KUJTOHET SI EMER POR PO TE KESH INTERES MUND TE TA DERGOJ LINKUN…PERVEC THENIEVE TE SHUMICES CAME QE THONIN SE PER DY A TRE FAMILJE SI MUHEDINAJT NA MOREN NE QAFE GJITHE CAMERINE..
Nuk kane pse grinden shqiptaret mes tyre ne facebook.Lerini historianet dhe organet kompetente te meren me kete pune.Nese nuk keni me cfare te mereni gjate dites do te ishte mire te punonit vullnetarisht per komunitetin.Do tju sherbente jo vetem per heqjen e dhjamit nga trupi por edhe nga koka.Pune te mbare.