Nje qytetare suedeze i shkruan kryeministrit Rama: Shiheni këtë spital, është si spital lufte

17 Tetor 2016, 16:22Sociale TEMA

I nderuar Zoti Kryeministër!

Kjo foto nuk është bërë pas një bombardimi diku në spitalet e Sirisë apo Afganistanit, por është fiksuar pak ditë më parë në një nga mjediset e spitalit të qytetit të Gramshit. Kisha kaluar shumë herë përpara ndërtesës së zymtë të spitalit të qytetit tim të lindjes, duke shmangur vështrimin prej andej për të mos ndjerë trishtim për ata të mjerë që janë të detyruar të marrin ndihmë në këtë spital. Por nuk e kisha menduar kurrë që do të detyrohesha vetë të kaloja aty 3 ditë me nënën time, e cila u shtrua pas shqetësimeve serioze të tensionit të lartë. Ajo qe përjetova nuk ishte vetëm “shock”, por një lëndim, zhgënjim e mbi të gjitha zemërim. Zemërim ndaj të gjithë drejtuesve të bashkisë së Gramshit ndër vite; zemërim ndaj politikës e cila e ka braktisur qytetarin.

Si mundet që këta njerëz që kanë dorëzuar projekte në qeveri dhe kanë marrë fonde nga shteti në vite për të bërë parqe nëpër lagje, për të rregulluar fasadat e ndërtesave, sheshin në qendër të qytetit (që kushtoi miliona e nuk i hyn askujt në punë), etj, nuk u kujtuan të rikonstruktonin të paktën vetëm një kat të këtij institucioni jetik që ka të bëjë direkt me jetën dhe shëndetin e njerëzve?! Apo kryetarët e bashkive janë të interesuar që spitali i qytetit të jetë si një spital lufte dhe për rrjedhojë qytetatët detyrohen të kërkojnë shërbim tek privati apo spitalet e qyteteve të tjera?! (Nëse ndonjëherë janë dhënë fonde për spitalin e Gramshit, ku kanë shkuar ato?!. Në këtë rast, abuzuesit duhet të përgjigjen përpara drejtësisë).

Si mundet ai shtet, si munden qeveritë njëra pas tjetrës, të lënë pas dore, apo më mirë të themi të demonstrojnë një neglizhencë totale ndaj një institucioni kaq jetësor?! A mos kjo ka të bëjë me atë se Gramshi është një qytet ”xhep” që deri tani nuk i ka interesuar askujt për tu futur në projektet prioritare qeveritare për investime kaq të rëndësishme sa shëndeti i njeriut?! A nuk është e vlefshme jeta e një qytetari nga Gramshi njësoj me atë të një qytetari tjetër nga Gjirokastra, Vlora, Tirana, Shkodra, apo kudo tjetër?! Si shpjegohet zoti Kryeministër, që kryetarë partish por edhe kryeministra, vijnë në Gramsh vetëm për të

marrë vota vetëm në fushata elektorale dhe nuk kujtohen kurrë më pas për problemet e përditshme të këtij qyteti?!

Unë nuk e di se ku vizitoheni Ju apo familjarët Tuaj zoti Kryeministër, por sinqerisht do të doja t’ju pyesja publikisht: ”A do të mundni Ju ta linit nënën Tuaj, në një dhomë të tillë spitali, qoftë edhe për disa orë. Sigurisht që përgjigja është Jo. Por, kjo nuk do të thotë se për këtë spital dhe njerëzit në këtë zonë dhe zona të tjera periferikë zoti Kryeministër, duhet bërë “një vesh i shurdhër e një sy qorr”.

Zoti Kryeministër! Unë jam shtetase e Suedisë dhe prej 12 vitesh nëpërmjet agjensisë time turistike, sjell vazhdimisht grupe turistësh që vizitojnë pjesën më të madhe të Shqipërisë. Të gjitha grupet kanë patur deri tani fatin e mirë që kanë parë vetëm perlat e Shqipërise, të cilat nuk mungojnë, fatmirësisht. Mijëra suedezë janë shoqëruar prej meje ndër vite, duke shijuar gjithashtu bar-kafe dhe restorante, jo vetëm të bukura, por edhe tepër luksoze. Shumica e tyre, pasi kanë parë edhe makinat e tipit të fundit në qytetet e mëdha, arrijnë në konkluzionin që Shqipëria nuk është aspak e varfër. Dhe mua më vjen natyrisht mirë, sepse jam lodhur, duke dëgjuar me vite që vendi ynë klasifikohet si më i varfri i Europës! Të gjithe ne operatorët në fushën e turizmit mundohemi ta ngrejmë prestigjin dhe imazhin pozitiv të vendit tonë më lart se sa është në të vërtetë. Por, gjithë kohës që jam me turistët zoti Kryeministër jam në tension, e druaj nëse ndonjëri prej atyre që unë sjell atje, do të sëmuret një ditë e mua do të më duhet të shkoj me të në spitalin më të afert. A mendoni zoti Kryeministër, se cfarë tmerri do të pësojë turisti suedez, italian, gjerman apo kushdo qoftë, nëse do të kalojë qoftë edhe disa orë në një dhomë të tillë si kjo në foto, ku u shtrua pak ditë me parë edhe nëna ime?! A e merrni dot me mend zoti Kryeministër sesa e zhgënjyer, e turpëruar dhe e pafuqishme do të ndjehem unë?! Si do të mundesha unë që ta “justiofikoja” një pamje të tillë?! Ju jeni një përdorues I rregullt I rrjeteve sociale dhe besoj se e kuptoni mjaft mire se cfarë efekti negativ do të kishte për vendin tonë, nëse turistët do ti shpërndanin foto të tilla në Facebook apo diku tjetër… Askush nga ne nuk do të donte që pamje të tilla skandaloze si kjo e spitalit të Gramshit të na zbluonin në sytë e të gjithë botës ”Shqipërinë tjetër” zoti Kryeministër, atë që të gjithë e dimë se ekziston jashtë Tirane apo qendrave të mëdha të banuara në të gjithë vendin.

Zoti kryeministër! Ju me siguri në tavolinën tuaj të punës keni qindra projekte, shkresa e kërkesa të ndryshme anë e mbanë vendit. Por unë zoti kryeministër, si një banore e këtij qyteti që ka kaluar aty fëmijërinë dhe rininë, do të doja që përparësi për Ju të jetë edhe kjo foto; ky spital dhe 30 mijë banorët e këtij rrethi, të cilët nuk kanë asnjë mundësi tjetër ku të përplasen për të kërkuar shërbim e kujdes shëndetësor. Më mire vonë se sa kurrë! Jo thjeshtë për nënën time zoti Kryeministër, por cdo nënë, baba, fëmijë, bijë e bija të kësaj zone. Näna ime është tani me mua në Suedi dhe unë e motra ime këtu do të përpiqemi t’i gjendemi pranë sa më shumë të jetë e mundur. Por dëshira e saj është që të jetojë në qytetin e lindjes, ku ajo ndihet më mirë se kudo. Madje, edhe në duart e mjekëve atje ajo ndjehet e sigurtë. Por jo në këto dhoma ku në një vend normal nuk futen as bagëtitë zoti Kryeministër. Ndaj në emrin tim, në emrin e saj dhe në emër të gjithë banorëve të Gramshit që nuk kanë mundësi që të kurohen në spitale private, ju kërkoj zoti Kryeministër që të ushtroni autoritetin Tuaj dhe konform githa procedurave, të bëhet i mundur sa më parë rikonstruksioni i këtij spitali që aktualisht gjendet në kushte cnjerëzore. Jepini një motiv më

shumë njerëzve në Shqipëri për të jetuar atje dhe për të mos e braktisur atë vend zoti Kryeministër.

Me shprese se stafi juaj do t’ua prezantojë këtë letër.

Sinqerisht

Ana Tabaku, Stockholm 15 Tetor 2016

32 komente në “Nje qytetare suedeze i shkruan kryeministrit Rama: Shiheni këtë spital, është si spital lufte”

  1. tfgs1 says:

    hahahaha,kjo eshte halea islamike Albania me autochtonus sunitoshqipfoles………………….allah uakbar!

    1. Kapedani says:

      E ore turko grek qe te kane qire mamin greket andej dhe shqipot ketej.Neper forumet greke shan greket ketej shan shqiptaret i shkreti ti je njeri karuc .Ta kam thene kok kar qe nqs do e heq kryqin nga qafe do e heq se do ma peshirosesh ti.Shko ne Korfuz dhe shiko pak spitalet si jane ,jo ato te qendres po ato te periferise ,si stalla kuajsh jane .

      1. Raimond vlonjati says:

        Nuk ka gje me te piste se kjo Qeveri me keta gjarperinjte e saj te vegjel qe i ka shperndare ne cdo media online

        Keta gjarprinjte e Rilindjes , sa here botohet ndonje shkrim i tille kritikues dalin nga skutat dhe me vrap justifikojne cdo pisllek te kesaj qeverie

        Esht Rilindje e gjarprinjve kjo qeverisje ndaj nga keta mund te presesh cdo gje

  2. Neutrino says:

    Kot lodhesh Ana! Xhaxha Stefi e ka deklaruar me kohe qe nuk e lexon shtypin shqiptar. Drejtohu me mire ambasades suedese ne Tirane ose publikoje ne FB. Kryeministri me ministrin e shendetesise kane kohe qe po u kalojne shqiptareve topin nga shalet. E kane pjese te profesionit si ish-basketbolliste. Mos shko me larg se ne Tirane. Te njejten gjendje ke edhe aty

  3. razo says:

    Po ta kishe bere kete letren per 25 vjet e fundit edhe mund te kuptohej, por nuk kuptohet perse i kerkon llogari Edit qe vetem 3 vjet ka ne pushtet dhe keshtu sic gjete ti spitalin ne Gramsh ka qene QSUT ne zemer te Tiranes.

    Por, nuk mund te filloj riparimi i spitaleve nga Gramshi, duhet filluar nga Tirana e pastaj Durresi, Shkodra, Fieri e Vlora qe jane qytete te medha dhe ne fakt eshte nderhyr shume. Nese e ka hallin tek turistat, vetem nje gomar mendon se vine me shume turista ne Gramsh se ne Vlore apo Tirane. Keto spitalet e vogla duhen mbyllur, shteti te marre persiper transportin per njerezit. Sot qe jane edhe rruget me mire nuk ka kuptim ti mbash hapur, jane stalla bagetish e me doktore qe vetem duan para.

    Tani e fundit, nuk merret veshe perse thua qe je qyqetare Suedeze a thua se ke ndonje gje te vecante ti nga ne te tjeret? Njerez si puna juaj ju ka ngel inferioriteti ne gjak.. ketej thua jam suedeze e nga ana tjeter shkruan ne emer te njerezve ne gramsh. Tani o njeren o tjetren o shoqe.

    1. Darius says:

      o Razo razi o razi ziuuuu
      nga gjykimi dukesh qe je si 95℅ e popullsise se albanistanit out,po fare ama…!!!!

    2. Fatos Xhepexhiu says:

      Dhe fatmiresisht o razo ai gomari qyqar qe nuk di as te lexoj sakte nje shqetesim qytetar dhe as te shkruaj sakte gjuhen shqipe je ti edhe vetem ti……..boll o militante te semure partish se na lodhet me semundjet tuaja psiqike te partitizmit.

    3. adi says:

      razo rilindasi
      e di qe ti kete qe do lexosh sot e haron neser , se memorja jote ja kalon shume pak asaj te nje peshku.
      po une po ta shkruaj gjithsesi.
      rilindasi rama premtoi shendetesine falas prandaj ja kerkojme atij se 3 vjet nuk jane 3 jave as 3 muaj,
      po e vetmja gje qe rilindja beri falas ishin ato 400 milione euro per ca cuna e goca me sjellje te mire.
      ndersa per shendetin falas e keni per sa kohe beqes dhe rilindasit nuk i ka shkuar ne mendje per takse per ata qe nuk kane probleme shendeti , sepse eshte e patolerushme qe ka je pjese te popullsise ne shqiperi qe nuk i jep ndonje gje ilir beqes, po ne mandatin e dyte kjo eshte pothuajse e sigurt.
      tani po te drejtohem me fjalet e pafsh sa me pare deren e spitalit nene tereza te tiranes.
      sepse jo larg po para pak muajsh me coi halli te kirurgjia e spitalit nene tereza per tim ate.
      e para era e lageshtires dhe mykut ne kate te pare po te rije me shume se 3 dite te semurte me tuberkuloz, pastertia sidomos e banjove ishte pak me e mire se te kazanet e plehrave, suvatimi i fundit dhe pllakat ishin vene per here te fundit per nder te kongresit te 8 te PPSH. ndersa lyerja e fundit mgjth me boje te skaduar ishte bere per nder te vizites te papa Gjon Palit te II per mos folur pastaj per batanie e carcafe ndersa krevatet dukeshin sikur na i kishte dhuruar stalini nga ato qe ju kapi gjermaneve ne betejen e stalingradit. sa per leket 500 mije i dhashe kirurgut dhe nuk jam pishman po i gezofte se ata mjeranet qe nuk kishin te paguanin prisnin rradhen dhe mirmengjes do ishin me fat po tju flisnin infermieret.
      prandaj legen rilindjeje ti e mertion qe ta heqesh ne kuriz e pastaj te tallesh trapin si kryerilindasi me hallin e te tjereve.

  4. Ermir says:

    Zonje moj zonje kam 23 vjet qytetar i Wellington por jam shume krenar kur i them vehtes qe jam shqiptare dhe me habiti titulli qe nje qytetare suedese por nga gramshi i paska shkruar k/ministrit.

  5. Ledio says:

    Shikoni kur piktori shalegjate edhe batutaxhi ta lyhej me ngjyra te ndezura , ta postoj ne FB edhe ta promovoj si Rilindje. ..:)

  6. Shqiptari says:

    O Ana! Te fala nga Stokolmi, spo e mar mundimin ta lexoj te gjithe mbasi lexova vetem pak fare dhe pash qe i ishe drejtuar Edi Rames. Jo per ti dal krah atij, po sa per dijeni ai spitsl nuk u be na ate gjendje keto tre vjet qe Rama eshte ne pushtet, prandaj do ishte me e udhes, ose me drejte qe ne radhe te pare ti drejtoheshe sali berishes, si ish kryeminister per tete vjet si dhe deputetit te Gramshit, qofte i PDse a PSse, apo kryetarit te bashkise. Ku ishe ti? Pse nuk shkruajte ato vite, apo sta mbante bytha, ti ke qene shum here ne Gramsh dhe e di sh mire gjendjen e qytetit, per te mos u zgjatur, do te sugjeroja ti thuash sh faleminderit Edi Rames, per vet faktin qe u ka dhene te gjitheve hapesire per te shkruar hapur dhe me emer, mbasi ne kohen e sundimit te sulltan sali beriishes, nuk kishit bythe te shkruanit e te ankoheshit, as me pseudonim. Mir u takofshim ne Stokolm( Stockholm)

    1. Mira says:

      Ore ju Rilindasit jeni te rreshkitur fare. A po pellet gjithe diten Edi Rama se i ka rregulluar spitalet? Pastaj ajo zonje po thote konkretisht: eshte rregulluar e lyer sheshi ne qender para se te rregullohet nje gje kaq jetike si spitali. Edhe mos fillo te llapesh tani se me ka cuar SHQUPi se as Salen e zagaret e vet nuk i duroj dot, por ata e moren cmeritonin, ky i tanishmi erdhi me premtime te medha dhe e beri me keq. Kte une nuk ja fal. Shpresoj te na dali nje alternative tjeter se nuk po dime me nga te zgjedhim, maskarenj gjithandej.

  7. kleptofagos says:

    Mund te duket kjo foto dhe kjo thirrje e sinqerte e qytetares nga Gramshi (Ana Tabaku), si nje rast i vecante qe nuk pergjitheson realitetin, te cilin na e prezanton me pompozitet qeveria dhe ne vecanti K/ministri, non stop ne mediat dhe ekranet tona. Perkundrazi, eshte ilustrimi tipik i nje realiteti te turpshem qe nuk mund te fshihet, sado qe reklama dhe mashtrimi i politikes perpiqen ta deformojne dhe maskojne. Ne fakt kjo papergjegjshmeri, nuk eshte vetem per shkak te Rames, i cili aktualisht ka marre edhe ai flamurin e reklamave dhe te fasadave false te ngjyrave e luleve qe perpiqen te fshehin thelbin e realitetit te hidhur e te zymte, por e te gjithe bandave te politikes hajdute qe kane qeverisur dhe plackitur kete popull, keto 25 vitet e fundit.

  8. ATDHEU says:

    Ua ua ua… ti me suedeskë..pe Gramshi…. 20 vjetë me nuk kishe ardhur në Shqipëri me…. nuk e dije me..se në cgjendje ishin me spitalet… të hengërt e mira me…? U të më hajë një mortje me, që erdhe nga Suedicka bre dhe se dije se si ishte spitali ne Gramshë me.

  9. #Thetruth says:

    ….Kerse une do te doja te tregoja qe kur isha ne alb kete pranvere vizitova nje te aferm qe ishte shtruar ne QSUT…te them te drejten ngurrova njehere te shkoje apo jo pasi kisha frike se mos merrnim ndonje infeksion sepse kisha edhe vajzen me vete.

    Cfare surprize ishte kur shkuam breanda..korridore te paster..te ngrohte..dhoma dyshe me dushe brenda. Nderkohe qe po takoja te semuren vajza e egzaltuar tha…cfare spitali te bukur dhe te paster paska tirana ….pse nuk eshte spitali yne keshtu…familjaret te gjithe na u hodhen ne koke.. cfare flisni..etc..etc…po te dashur kudo nuk jane rregulluar gjerat por ama mos idealizoni…NHS in Britain ishte nje nga arsyet pse u votua Brexit…per mua shqiperia ka kohe qe po shkon ne drejtimin e duhur….
    Edhe dicka tjeter…per mua eshte me shume ceshtje organizimi dhe vullneti…aty njerezit jane mesuar ta presin gjithcka nga qeveria…sikur gjithe bizneset e gramshit te kishin vene dy lek qe te suvatohej dhe lyhej…sa mire do ishte te kishte nga nje erion veliaj ne cdo qytet…(sigh)….

  10. Rilindase says:

    Kot je lodh mi goce se Rilindja nuk ka keto detrya qe kerkon ti! Ajo ka detyre te beje leka per shtate brezat pas Zahos dhe spurdhjakeve te beqes! Vari leshte suedeze! Shkoni tek spitalet privTe ku shkon varfanjaku i Rilindjes Henri Cili ! Kot je lodhur!

  11. Lirimi says:

    Shkrim brilant, bravo Ana. Njerez si ty i bejne nder Shqiperise neper bote…

  12. Iliri nga GBG says:

    Je shume realiste dhe korrekte ne shkrimin tuaj Ana. Ti pershkruan nje realitet qe shume bashkatdhetar nuk e shofin ose e mohojne se ekziston.

  13. GR. says:

    E dashur Ana( Adelina),

    mire ben qe ngre zerin per rregullimin e spitaleve por kur i dashuri yt i zemres- berisha plera, qe edhe te rregulloi vizen per ne Suedi e shkaterroi dhe dogji Gramshin ti dhe fisi yt ishit me turmen…

    Ben mire t’i shkruash berishes idhullit tend, ne fillim qe ka qene ne pushtet me shume se 15 vjet, pastaj kerkoi llogari Rames qe ka vetem dy vjet.

    Hipokritet dhe mashtruesit dalldisen mbas petkut te drejtesise…

    1. qorri says:

      gramshiot. patriot ec aty

  14. Kapedani says:

    Shkrimin nuk duhet te ishte per kryeministrin por per politiken shqiptare ,per te gjithe ata qe kane drejtuar kete shtet gjate gjithe ketyre viteve.Ndersa kur i drejtohesh vetem kryeministrit te tanishem i jep ngjyra politike shqetesimit tend.Dhe qe te ishe sa me realiste duhej te kishe folur edhe per spitalet e Tiranes ,Durresit ,Vlores Shkodres etj etj pastaj te kishe permendur edhe spitalin e Gramshit .Nqs flasim per te rregulluar rruget se jane ne gjendje te keqe ne fillim do rregullohet rruga Tirane – Rinas ,Tirane -Durres dhe keshtu me radhe derisa ti vije radha dhe rruges se Gramshit. Ne fillim lahen duart, fytyra dhembet …etj,dhe ne fund shkojme tek kembet pavarsisht se era e keqe mund te vije prej tyre.Nje pyetje kisha une:ne spitalin e Gramshit a eshte vene dore keto 25 vite te demokracise apo eshte shkaterruar pikerisht keto 3 vitet e Edi Rames.

  15. Shoku Anes says:

    Ooo Ilir, nga GBG(Grand BullGaria) nuk po thot njeri qe nuk eshte realiste e korrekte, mbasi e dime mire se ne cfar gjendje e ne car mizerabiliteti u la e gjithe Shqiperia nga qeveria e sali birishes, ose me mire e Bishes. A i keni syt ne balle apo jo, a nuk po shikoni se cfar ndryshimesh jane bere vetem keto tre vjet? ne cdo aspekt a nuk po e shikoni se po mer vendi pamje koplet ndryshe, edhe pse spo lene gje pa bere prap po ankohen, sigurisht qe jo cdo gje behet me shkop magjik, por per tu prishur po. Problemi eshte se ku ishte kjo zonje tere keto vite, apo priti ti semurej mami, apo priti te vinte Edi Rama ne pushtet e te shfyhej? pse nuk i drejtohet sali berishes e ti thote, shiko more sa te te pelcasin syte, kete foto e te tjera, shiko se ne car gjendje na i ke lene spitalet e Shqiperine, te bej dhe nje krahasim se si jane bere gjithe keto ndryshime keto tre vjet, ehh sa ka per te thene, apo tani eshte me kollajte ti shkruash kryeministrit, se ne kohen e saliut sja u mbante byca, se i bente synet saliu, si meshkuj e femra, apo jo moj Ane? Ane moj Ane, mbuloje moj se ta pane, kush ma pa o i uruar, un e kisha te mbuluar. Ana te fala nga shoku ne Stoqolm, nga qytetari Suedez prej 21 vjetesh, por Shqiptar ama. Tani tjetra Ana, sii Suedeze qe je, hidhu e sponsorizo per spitalin e qytetit tend, qe ta vesh akoma me ne seder Edi Ramen. Ke te drejte per gjendjen e spitaleve, por edhe nje here,filojini artikujt duke i kerkuar llogari sali Qenit e shkoni ke Edi.

  16. NACIONALISTI says:

    Pse vetem ne Gramsh jan kshtu spitalet? Gjith shqiperia eshte kshtu, madje edhe ne Tirane spitalet jan ku thret qameti, mos te flasim pastaj per ne fshatra qe duken si ne Afghanistan. Jam krenar qe jam shqiptar, por ca gjera duhet me i then…..

  17. nina says:

    Ate titullin hiqeni fare se nuk realiste.. se ajo eshte nje puro shqiptare, qe edhe 20 pasaporta suedeze ti kete ne xhep, ajo kuuuurr nuk behet suedeze…. vetem ka mbet nje shqiptare jointeligjente.. sic ka qen…. por ku e ka gjet kete gazetar ta boroj shkrimin e saj….. dhe e dyta… ajo kuuurr nuk ka qen ne Shqiperi per 25 vite me rradh, as tv.shqip nuk ka par kuuurr per 25 vite… se atje ku eshte jepet suedeze klloune…. dhe me kete shkrim ajo e ka treguar qart qe si perket jo Shqiperise.. por as Suedis… ska asnje pik takimi me Suedin…se po te kishte nuk i shkruante kryemi istrit kuuurr.. se suedezet nese kan ndonje ankes, nuk i drejtohen kryeministrit.. por thjesht bejne ankesa ne bashkin qe i perket dhe zgjidhet problemi ne cast…. edhe pse nuk ekzistojne probleme te tilla… Por kjo Ana pana e ka gjetur dhe e ka mesuar lirine ti dtejtohet kryeministrit ne Shqiperi, sepse ne Suedi nuk ja hedh syt njeri.. se eshte e gjall…. Shqiperine te till e ka bete Saliu me PD… dhe per 3 vite. , asnjeri nuk duhet te presi ndryshime te medha si me shkop magjik… por dhe aq sa jane bere, jane bere shuume dhe rilindur.. I uroje suksese Kryeministrit dhe qeverise se tij, pasi me verte ka filluar rilindje te vertete… Nga Danimarka

  18. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Nese Edi Rama nuk ka faj sepse ka 3 vjet. Dhe jam dakort qe shendetesia dhe shqiperia nuk behen as dhe per 30 vjet te tjera. Llogari mund ti kerkoje atyre qe kane mare fonde ? Apo mos valle jane miqte e tije dhe te Sali Halese qe perfitojne gjithmone dhe asnjehere nuk dalin para drejtesise. Para dy ditesh isha ne spitalin ushtarak Tirane, nuk kishin ku te varnin serumet. I mbanin familjaret si peme. Shikoni fasadat e rruges se durresit, jo me nje dore boje por as me nje dore uje nuk jane lyer. Eshte turp qe vetem llapin dhe asgje nuk konkretizohet. Qofshin PS, PD,LSI apo cfaredolloje partie. NJEREZIT QE NA DREJTOJNE JANE AMORF, SEPSE MENDOJNE VETEM PER LEKE EDHE PSE KANE NJE MAL ME LEKE.

  19. Ermir says:

    Thjeshte po shtoj dicka jo se jam me rilindjen sepse kam me shume se 25 vjet qe nuk jetoj ne Shqiperi por po ju them ju qe jeni me ate psikopatin tjeter qe per 26 vjet ne politiken shqiptare dhe mjek ne profesion dhe shume te tjere ne partine familjare te tije jane mjeke pse nuk vune dore per te sistemuar spitalet por bene vetem rruge? Shume e thjeshte per idjotet qe flasin sepse te ndertosh rruge vjedh me shume dhe nuk kuptohesh kurse ky tjetri 3 vjet ka ne pushtet dhe divka po ndryshon doni apo sdoni ju…..ndersa per suedezen ne fjale dua ti them qe qenke thjesht nje cope injorante mburravece dhe asgje me shume.

  20. Real says:

    Ku ishe moj zonje keta 12 vjet ?! Ty te prisnim te na i tregoje keto gjera. Halene saleh e njeh ? ai na i la keto qenefe. Dhe qeveria e tanishme e te gjatit po perpiqet me sa te munde te sheroje kancerin e kjo nuk dote thote qe te leje pa sheruar syte,veshet,kembet duart,tere trupin e coptuar.

  21. USA says:

    suedeze gramshi…pidh te nones..ca mund te presesh nga keta katunare kokeqypa

  22. Gramshioti Suedez says:

    A kur te ben moral dhe kjo sh…a, mos ngelte njeri pa te bere. Kjo morracake qe nuk fshin as qurrat e veta, a thua se nuk e njofim se cfar monstre eshte, anan mi Ana aman, avash icik avash, mos e mer me revansh, ma qet he xhan, saliut, saliut atij kerkoji llogari ne fillim, se jane pasojat e saliut keto, qe eshte Shqiperia keshtu e me gjithe spitalet bashke, ah mi Anushke ah, oh Ana te shkuara mamit.

  23. Anri says:

    Po na habitni me keta SUEDEZE nga Gramshi.Dhe ti pedeiste mos na caj bythen me moralizime.Na dashke qe letren tende t’ia prezantojne Rames.O zot ,cfare rrace e qelbur qe jemi?Te pacivilizuar ,por shume pordhace.

  24. Kot lodheni ketij kryeministri i eshte mbushur mendja se Ilir Be-qiri dhe Lind-nata Nikolla jane ministrat me te zotet ne qeverine e tij, sepse te tjeret nuk i llogarite mbasi ata nuk jane servil te ketij niveli si keta te dy.A e degjuat se çfar tha dije, se gjuha shkon ku dhemb dhembi. Lind nata na kishte mundur profesoret mbasi ne fund mbas 3 vjetesh na e beri vezen,dhe cilet profesor pa. Dhori Kule, Shezo Rrokodoko, Kaçanin, PetritBare e te tjere, qe u dorezuan se paten frike mos çahej ferra e korrupsionit te tyre skandaloz, prandaj i hapen rrugen ligjit te Lind-nates se Rames. Por ata aty jane , Dhori dekan , Shezua ne Parlamentin e Tiranes, dhe i madhi Ka-ç-an perseri dekan. Kurse ne fakultetin e Bujqesise ne UBt. u zgjodh dekan Fat bardh Sallaku, nje kurvar i ndyre. nje maskara pa kufi, nje njeri i korruptuar qe i doli emri edhe para ca javesh nga emision envestigativ :stop:. Ai ka vjedhur me miliona leke gjoja nepermjet projekteve shkencore me AKTI, shikoni doktoraturen qe i ka bere dashnores ne Universitetin “A. Moisiu” ne Durres, e famsha OdetaTota e cila u arrestua per korrupsion para 2 vjetesh, e ajo ka marre miliona leke se gjoja jepte mesim ne Departamentin e mjedisit qe drejtonte Fatbardh Sallaku ne Univers.Bujq. te Tiranes, edhe kur nuk kishte fare nevoj per pedagog te jashtem dhe kur ajo nuk kishte asnje grade shkencore qe eshte kusht per nje pedagog te jashtem. Po Ilir Beqja ministri me maskara por qe di te genjej diten per diell. Ai çmontoj ca monopole te Saliut e te Tritan Sheut dhe ngriti disa monopole te drejtuara nga ai vet. Ai do te kishte dhene 100 here dorheqjen perskandalet qe jane publikuar, po ku skuqet ai, ai eshte i paturp, prandaj ato spitale dote kemi.
    Kjo qeveri vetem socialiste nuk eshte vetem per dy arsye te thjeshta : 1- Ne te verferve na rriti çmimin energjise elektrike kurse te pasurve ua uli, 2- ne te varferve me makina te vjetra nwe rriti taksat te pasurve , ata qe kane makina luksoze ua uli, por çfar po ndodh ne pikat e koaludimit, makina e reja e liksoze kthen sepse prodhojne ndotje shume here me te madhe se nje BENZ 190, 200, 240 etj, por ne te shkrette do te paguajme me shume se jemi me shume e qeverise i duhen para per buxhetin, pra qeverise nuk i duhet se kush shkakton ndotje me te madhe ( dhe ai ne te vertet duhet te paguaj me shume , pavaresisht dates se prodhimit te makines) por i duhet te mbledh me paturpesi parate nga ne hallexhinjte qe me ato makina mbajme familjet,, por na i merr pa te drejte. Ky eshte kapitalizmi i Edi Rames. E ai dote jetekryeminister me keta ministra sa kohe qe ne anen tjeter gjendet personi me i urryer i shqiptarve, vrasesi, hajduti, tradhetari i kombit dhe njeriu i pa cipe dhe kopili i Diçidolit Sali Berisha. Jane me fat, por nje dite do ta thyejne qafen.Mjere ne.

  25. Kaso says:

    bo bo, na dhive tashi…po ti skishe pun tjeter…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje