Mosha mbi 40 vjeç, më të rrezikuar për të humbur vendin e punës në Shqipëri

17 Tetor 2016, 12:17Sociale TEMA
Mosha mbi 40 vjeç, më të rrezikuar për të humbur

Në Shqipëri, personat e moshës rreth 40 vjeç janë më të rrezikuar për të humbur vendin e punës. Kjo vlen kryesisht për atë kategori që ka arsim të detyrueshëm. Femrat janë më të prira që të mbeten pa punë në këtë moshë kundrejt meshkujve.

Raporti është  57% me 43%, por kjo ndryshon sipas specifikave të degëve të ekonomisë që përballet me më shumë vështirësi dhe si rrjedhim, nxjerr më shumë të papunë.

Statistikat zyrtare të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë tregojnë se gjatë vitit të kaluar, pjesa më e madhe (66%) e atyre që kanë humbur vendet e punës kanë pasur si arsye zvogëlimin e ndërmarrjeve ku kanë punuar, raporton Monitor.

Një tjetër çështje që zë 16% ka pasur si arsyetim reformimin e ndërmarrjeve dhe pjesa tjetër, për arsye të tjera.

Si pasojë e daljes me statusin e të papunit, me programin e pagesës që përftohet nga shteti u llogaritën 5,380 persona, shifër e cila është ulur ndjeshëm nga viti 2010 kur ishte mbi 9,200 persona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje