Reforma zgjedhore, Paloka paralajmëron bojkot të PD: Qëndrimi në parlament po bëhet i pakuptimtë

17 Tetor 2016, 18:13Politika TEMA

Nuk është se demokratët e kanë për herë të parë largimin nga Kuvendi në kohë të pacaktuar, pasi ata jane larguar sa herë që janë “zemëruar” me socialistët, apo ndonjë deputet socialist ka “vënë dorë” mbi ndonjë deputet demokrat.

Pavarësisht se bojkoti i Kuvendit nuk është vendim politik i demokratëve, Edi Paloka kreu i grupit parlamentar demokrat është i mendimit se nuk ka kuptim qëndrimi në Parlament, për sa kohe Edi Rama nuk ka vullnet për reformën zgjedhore.

“Fakti që hedhin poshtë dy kërkesat PD për reformën zgjedhore , do të thotë se Rama deklaron se nuk do zgjedhje dhe nuk ka as ndër mend të luajë rolin që është i gatshëm të bëjë zgjedhje. I njëjti fenomen ndodhi në Dibër, tregoi me arrogancë që votën e shqiptarëve mund ta këmbejë dhe ta bëjë zero me para të drogës me llumin dhe represionin e krimit.

Edhe aktet e fundit janë vetëm një konfirmim i gjithë kësaj të vërtete që pret reagimin tonë. Nuk ka asnjë kuptim të flasim për reformën zgjedhore, për mua madje nuk ka kuptim që ne të vijojmë të rrime në atë Parlament, të bëjmë sikur të jemi pjese e këtij shteti dhe vendi, përderisa nuk kemi zgjidhur dhe nuk do të mund të zgjidhim çështjen e votës së lirë dhe zgjedhjeve të lira në këtë vend.

Pa vote të lirë nuk ka asnjë proces dhe akt tjetër që mund të konfirmojë se në Shqipëri vijon të funksionojë pluralizimi dhe demokracia”, thekson Paloka për neës24.

Tek ky konkluzion Edi Paloka del pasi socialistët rrëzuan dy kërkesa të opozitës për reformën zgjedhore, votim elektronik dhe financimin 100% nga buxheti i shtetit të fushatave elektorale. Në këto kushte për nënkryetarin demokrat beteja e partisë më të madhe opozitare duhet të jetë vetëm një.

“E kemi deklaruar se zgjedhjet me Edi Ramën kryeministër nuk ka. Beteja ynë e parë dhe finale do jetë beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përderisa është kusht që beteja të zhvillohet pa Edi Ramën beteja jone do të përqendrohet në këtë pikë”, deklaron numri dy i PD.

5 komente në “Reforma zgjedhore, Paloka paralajmëron bojkot të PD: Qëndrimi në parlament po bëhet i pakuptimtë”

  1. vito says:

    Ka mundesi qe te largoheni qe kete jave qelbesira.

  2. arjan cani bir k...e says:

    sic duket Sales nuk i pelqen hapja e negociatave me BE dhe do levizi te gjitha guret per ta penguar ose per ta shtytur …eshte kriminel i lindur nuk ke cfar i ben

  3. genci says:

    cfare palloshi ky thuthuqi!ci thote sala flet! Idiot fare eshte!

  4. Kola says:

    Ky eshte lajmi me i mire qe kemi degjuar tash 26 vjet. Kjo parti fashiste e familjes se Salehut, po e ndjen se do marre shperblimin per gjithe krimet dhe grabitjet qe i ka bere ketij vendi do vendos te dale menjane. tani qe u binden se s’mund ta grabisin me voten e shqiptarit me kercenime dhe me vrasje, vendosen te hapin krahun. Sa me pare te thyej qafen per fatin e Cameve dhe Dules qe do e zvendesojne denjesisht. Nuk mund te kishte fund tjeter me te turpshem kjo parti qelbesirash e rrugecesh.

  5. Sami says:

    Ky thuthuqi paska mbetur me i mencuri ne PD? Po Ristani eshte bere tape sot qe nuk po ndihet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje