Zbulohen poezitë e reja të Dritëro Agollit: Do të doja një pako viagra që të bëj pak seks…

17 Tetor 2016, 18:15Kulturë TEMA

Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli në ditëlindjen jubile të tij, të 85 vjetorit të lindjes, sjell për lexuesit vëllimin me poezi të shkruara ndër vite e të pabotuara, me titullin domethënës, “Më prit edhe pak”.

Që në hyrje të librit, Dritëroi shprehet se këtë libër ia dedikon Sadijes, bashkëshortes së tij, e cila i ka qëndruar në krah për 53 vjet në krijimtarinë e tij. Më prit edhe pak i thotë shkrimtari i madh vdekjes, sepse ka ende për t’i dhënë publikut, ka akoma për të komunikuar me të dhe për të ndarë shqetësimet e jetës së përditshme.

Veç dashurisë për bashkëshorten, Sadijen, Dritëroi nuk i trembet vdekjes, si rrallë poetë të tjerë, ai ka shkruar në disa variante edhe epitafin e tij.

“Panorama” ka botuar disa nga poezitë e këtij vëllimi, tek të cilat duket qartë shqetësimi i poetit për jetën sociale të vendit, dukuritë universale që kalojnë të gjithë popujt, por dhe një mea culpa se nëse do ta kishin lënë, do të kishte bërë më shumë të mira në këtë vend.

E dashur Sadije

Të dua si jetën time, madje edhe më
shumë

Dëshiroj sinqerisht që unë të vdes dhe ti
të jetosh

Unë edhe i vdekur do të ndjek për të
parë buzëqeshjen tënde

Megjithëse kjo buzëqeshje, brenda
errësirës së varrit nuk duket

Por unë do të bëj të pamundurën, qoftë
edhe me anën e një fluture, që do të dalë
nga kockat e mia.

Dritëro Agolli

13 maj 2014

GËNJESHTRAT

O popull, ç’të bëjnë!

Të japin lodra të luash,

Të mbajnë me përralla,

Të flesh në shtrat sa të duash,

Pa zhurma e andralla,

Të quajnë të vogël,

Dhe thonë se ende s’di shumë,

Të japin në duar një lodër

Dhe thonë:

Pusho, mos bëj zhurmë!

Refren i përhershëm në kohët,

O popull, ç’të bëjnë!

Të thonë:

“Gërvish e fito” në letra!”

Dhe ti gërvish me thonjtë e paprerë

Nën mëngët e vjetra,

Dhe fati s’të vjen asnjëherë.

Të marrën përdore me lekë

T’i shohësh Miss-et,

Kur zhveshur kërcejnë,

Me brekë e pa brekë,

Në Skenë.

O popull, ç’të bëjnë!

Të japin lodra në duar

Me Tomin dhe Xherrin,

Të bëhesh fëmijë i duruar,

Mos njohësh telashin dhe sherrin.

KODOSHËT

Kur një gjel këndon në agim,

Nga ço kosh

Del një kodosh,

Vreshtave të vendit tim.

Nga çdo kosh

Del një kodosh

Dhe mbi koshin mban fjalim.

NË KOHËN E MIRIT TË XHIKES

Jetova në kohën e Mirit të Xhikes,

Në vitet me dert pleqërie,

Këtu në pallatin e Rrugës së Dibrës,

Me gruan e dashur Sadije,

Jetova në kohën e Mirit të Xhikes.

Dhe çuditërisht i tërbuar bëj zhurmë,

Më gërryen lakmia me ankthin e
frikës,

Se jam infektuar dhe unë

Nga koha e Mirit të Xhikes,

Dhe çuditërisht i tërbuar bëj zhurmë.

DËSHIRA E PLAKUT HORR

Ne pleqve mirë na bën

një hudhër, një lakër

Për zgjatjen e jetës

Për zgjimin fatmadh në mëngjes.

Pu unë do desha një pako Viagër

Të bëja pak seks…

 

30 komente në “Zbulohen poezitë e reja të Dritëro Agollit: Do të doja një pako viagra që të bëj pak seks…”

    1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


      @ Dritëro

      Sa shpejt
      Injoranca,
      Ty të bëjë pis, Turret
      Sa zhdrejt!?
      Sa më inferiore se Ti të jetë,
      Aq më shumë mburret!
      .
      P.S.
      Edhe?!
      E na fal kusuret?

  1. Shqipfolese says:

    Per tu turperuar ka kohe gjithmone. S ke c i ben.

  2. maximus says:

    ka pjerdhur edhe ky nga mendja, s’me ka pelqyer kurre ky njeri. si poet,

  3. qielli i hapur says:

    Ky eshte shkrimtari I madh?????!!!!Vulgari I madh. Po mire atij I ka humbur mendja, po edhe Sadija e dashurise banale vuan nga deliret??? Nuk te merr Perendija pa I lare te gjitha ato qe ke bere. Fama duhet fituar, po dinjitetit duhet te ruhet. Po s’ka si ta ruaje dinjitetin ai qe s’e ka. Gezuar.

  4. oooooooooo says:

    kush lind plehr ,ashtu edhe vdes.
    ky njeri ka gjithe te kqiat e njerezimit .
    shifjani surratin ,si qen plehrash ,ashtu k edhe karakterin .kurva komuniste

  5. mirel says:

    Ngadale ore patriote shqiptare se poezi eshte..
    Nuk ju mori grate

    1. Lugati says:

      paska dale bucja pare tu lavdru. komumistin e rrotkarizum. gopisti.

      1. mirel says:

        Ja idioti, mu qep si muti pas kepuce.

  6. futi cecent back n shpell! sepse demokracija esht ne rrezik! says:

    aaa!!!
    dritero!
    e dhjeve tash!
    banal! medioker.! tip gango fshati.
    nuk thon kot qe plaku dhe fmija jan njesoj.
    si vjersha kalamajsh qe dijn ca fjal te moshuara duken kto vargje.
    po mir me te tjera po me vjagren c tu ngref mor plak?
    c te duhet tash ne buz te varrit?
    shko e pastro shpirtin qe te vesh ne parajs
    dhe mos e ndot më hajdar hajdarin!

  7. petrit says:

    Z. Dritero ! me keto qe shkruan duket shterimi i moshes , Dritero do te thote jep drite , mirepo qe te ngelesh Dritero mos shkruaj me te tilla vjersha . Me falni per sugjerimin por dua te ngelesh Dritero .

  8. Moni says:

    Po c’jane ca injorante qe s’kane emer, qe guxojne dhe fyejne poetin qe ka lene emer qe kur keta dhe bijte e bijve te bijve te tyre, nuk do te ikin nga kjo bote, pa mesuar emrin e poetit. Dhe emrin e babait te babait, te babait te tyre, qe jane keta emra ketu siper, nuk do ta mesojne kurre.

  9. Shqiptari nga Kosova says:

    Ah ç’me ka ardhur oreksi te lexoje poemen”NENE SHQIPERI”

  10. Na bashkoj kenga popullore says:

    I madhi mette i madh,problemi eshte se injoranca mbetet injoranc

  11. bishtat e kopese deleve i ngecen ngul ne lluce ,
    ashtu si kari ne llucen e trurit prej sharlatani e lyrashi ,te peshtire .
    coje mbesen mo ke farmacia e lagjes ,te te blej viagrat o njeri plehre

    1. mirel says:

      Te lexosh keto figurat e tua “letrare” e sa lamash je.
      Batutaxhi si kryeminister Ramuti.
      Vetem doja te dija ne rastin tend, kush ka qene plera qe te ka bere?

  12. LORA says:

    Ujku i vjeter qenka shndruar ne qen zarbo.
    Paska zullume per te paguar.

  13. A more shqiptare! Analfabet, te padale dhe truthare ngelet perjete.
    Poezite e Driteroit jane perla ne oqean, po ku dini ju more te mjere, ju jeni hajvan.
    Nuk eshte regjimi qe krijon nje poet, eshte poeti ai qe e ben nje mbret synet.
    Eshte poeti ai qe i kendon lirise, dashurise, urrejtjes, pleqerise, rinise, gezimit dhe femise
    Ju nuk dini c’eshte nje poezi, sepse nuk mesoni asgje ne shkolla, pervec sex, drog, dhe orgji.
    Po ju jap nje paralelizm midis Driteroit dhe nje nga te medhenjte e Frashellinjeve poet 130 vjet me pare:
    “Ky azgan (k..i) qe cante rete,
    me s’i ngre kryet pepjete.”
    Besoj se e kuptoni tani kush eshte dhe sa i madh eshte Driteroi.

  14. Emigranti says:

    Injoranet, qe skane lexuar asnje liber, vece ofendimeve, sdine gje tjeter. Dritero Agolli me poezine dhe prozen e tije, bene pjese ne panteonin e atyre atdhetareve, qe dikush me pushke e dikushe me pene, kane dhene gjithcka nga vehtja, per te dricuar mendjet , zemrate e shqiptareve. Vepra e Driteroit, i ka kaluar me kohe kufijete e SHqiperise, eshte perkethyer ne disa gjuhe te botes,. Prandaje ne jubileun e 85 vjetorit te lindejes i oroje shendete e jete, edhe shume vite,per te shkruar akoma poezi dhe proze, per lexusit sqiptare.

  15. Petro says:

    S kam c te shkruaj pas tere ketyre.Fundi komik i nje letersie bythlepirese te diktatures.Deri sa do te kete njerez qe te duartrokasn, as mos e mendoni se do te bejme hapa perpara drejt botes se vlerave te verteta.Gjithsesi banaliteti,mendja e rrudhur nga rakia e vendos ne vend te dyte pas kampiones Rita Petro me te famshmen VRIMA.Dhe pastaj doni NOBELIN ju shpurra e komunizmit, qofte edhe me nje tjeter emer me te tjera cilesi, si cinizmi, ftohtesia, mendjemadhesia, mungesa e largpamesise, sharlatanzmi, lepirja etj etj.

  16. D. Didani says:

    Neper komente mund te shikoni qente qe i lehin Henes,kokosha qe kendojne maj plehut,dhelpra qe nuk kapin dot rrushin e pjekur ne krye te lisave dhe e quajne rrush te pa bere,zagare qe lehin matane gardhit dhe bejne si trima,derra te plagosur qe perplasin koken neper lluce,gomeret qe garritin neper lagje dhe e quajne veten kengetare……..Lloj ,lloj injorantesh qe bejne te mencurin duke gjetur ndonje sharje banale per poetin brilant te kombit shqiptar…(Por qe jam i sigurt se nuk kane lexuar asnje rresht nga librat e tij!!!!) Tfuuuuuuuuuuuuuuuuu… rrace e ndyre qe po beni pis gazetat!

  17. Asc says:

    Burre muti,plehre.

  18. mark says:

    Ha…me kete k*qe krehon. Shkrimtari i ‘madh’ i kombit. Vitin tjeter merr cmimin Nobel ne letersi, se per Ismailin nuk be gje. Keta te dy e te tjere i sherbyen me zell regjimit komunist.

  19. Kaso says:

    Te duhet dhe nje zemer artificiale qe te mos shkosh per lesh…

  20. Kushedi says:

    Ej me verte, kushedi si e ka pas [email protected] Driteroi…heheheheheh

  21. Tema says:

    Mos harro të nxjerrësh protezat e dhëmbëve pas buke pasi po i gëlltite viagra vlen për satëme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje