Në intervistën e mbrëmshme për “Opinion”, Ben Blushi ka vijuar kritikat e forta kundër mazhorancës.
Ai e ka krahasuar madje “Rilindjen” me nazizmin, kur u pyet nga Fevziu se si mund të pretendojnë vetëm dy vetë, Blushi dhe Hafizi, që kanë të drejtë, dhe gjithë PS ta ketë gabim.
Blushi ndërkohë, ashtu si Mimoza Hafizi, thotë se Rama ju ka ofruar një post ministri në korrik.
Blushi: “Nuk është vendim personal. Jemi dy deputetë që pasi i konsumuam të gjitha mundësitë për të bashkëjetuar në një parti, vendosëm të largoheshim. Ne kemi bërë një betejë brenda PS, që nga fillimi i vitit 2016 për të kërkuar zgjedhje të lira. Nëse në Shqipëri një parti e cila eliminon zgjedhjet në të gjitha forumet duke hequr mundësinë për tu zgjedhur, kjo nuk është normale për mua. Kjo është arsyeja themelore. Unë kam qenë konsekuent nga dita e parë. Në vitin 2009 kam kërkuar që Rama të japë dorëheqjen si kryetar i PS dhe nuk e beri. Humbi zgjedhjet na la katër vjet në opozitë dhe unë kërkova të jepte dorëheqjen.
Kur e patë që PS mori pushtetin u bashkuat me Ramën?
Blushi: Nuk jam bashkuar me Ramën, qëndrova në partinë time. Nuk jam pajtuar me Ramën, kam qenë besnik i partisë time. Pse Rama është PS-ja. Rilindja është Rama. Një parti nuk është një njeri
Në përgjithësi identifikimi i kryetarit me partinë është shumë i fortë. A keni qenë ju që e pranuar rilindjen si koncept?
Blushi: Ta shpjegoj pse kemi marrë vendim të ikim nga rilindja, nuk mund të rrimë në një parti që nuk pranon zgjedhjet brenda partisë.
Gjithë pakënaqësia juaj vjen se Rama nuk pranoi zgjedhjet brenda PS?
Blushi: Nuk ka asnjë mundësi për të korrektuar një parti nga brenda nëse ajo eliminon zgjedhjet. Unë kërkova të kandidoj dhe PS, ose më saktë rilindja, mori vendim personal. Nuk ka ndodhur që një parti të marrë vendim për ti’ hequr dikujt të drejtën e garës.
Kishit një garë dhe u tërhoqët?
Blushi:Nuk jam tërhequr nga asnjë garë. E vetmja garë është kjo e 2016. Unë kam qenë në garë në 2009. Në një parti normale zgjedhjet bëhen 1 herë në 4 vjet. Në Republikën e Shqipërisë kemi të drejtë të zgjidhemi 1 herë në 4 vjet. Nëse del dikush dhe thotë i shtyjmë, je dakord ti?
Jo nuk jam.
Blushi:Jetojmë në një sistem pluralist. Partitë që e përbëjnë atë janë detyrimisht demokratike. Për këtë arsye kërkova të ketë zgjedhje. Vendimi që u mor është Ben Blushit i hiqet e drejta e garës. Ke dëgjuar në ndonjë vend demokratik këtë? Kjo ka ndodhur me mua.
Pse 2 veta kanë vlerë më shumë se një parti e tërë?
Blushi:Në një qytet të vogël të Gjermanisë bëheshin zgjedhje. Nga 600 veta 2 votuan kundër Hitlerit, 588 pro. Rilindja pra Rilindja. Kjo parti nuk ka të drejtë të marrë vendim që nuk bën zgjedhje. Për të marrë vendim ndryshojmë kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për të bërë zgjedhje 1 herë në 8 vjet.
Për çfarë kemi dalë në ‘91, unë kam qenë një nga ata që ka dalë? Nëse kjo parti mori vendim që njeriun ta zgjidhte me referendum, kjo është qesharake. Ke parë të zgjidhet Angela Merkel me referendum. Kjo e bëri edhe më qesharake Rilindjen. Referendumet janë shpikur për të zgjidhur një çështje, zgjedhjet për të zgjedhur një njeri. Edi Rama u bë çështje.
Nëse do ishe ministër sot do kishte kundërshtime?
Blushi:Nuk ka asnjë lidhje.
Çfarë ndodhi në 2013 mes jush dhe Ramës? Ju shiheshit si një kandidat për në kabinet?
Blushi:Kontestimi ka ndodhur para këtij viti. Në 2009.
Rama mund të mos iu kishte vendosur në krye të listës në një qark?
Blushi: Po kë do kishte vënë Elvis Rroshin? Mark Frrokun?
Unë nuk kam ngritur dorën për asnjë nga këta. Nuk mund të konstatoja sepse unë nuk njihja asnjë listë për veç asaj të Elbasanit. Ishte ekskluziviteti i kryetarit të Partisë, i ka zgjedhur personalisht si miq.
Nëse ju jeni në atë parti dhe kjo parti e mbush parlamentin me persona të tillë është edhe përgjegjësia juaj…
Blushi: Unë nuk kam asnjë përgjegjësi për futjen në parlament të vrasësve, përdhunuesve, hajdutëve.
Çfarë është prishur në raportin tuaj me Ramën?
Blushi: Raporti im ka qenë me parimet dhe jo Edi Ramën. Të shpjegova si ra një parim. Se si Partia Socialiste eliminoi zgjedhjet, për shkak të dhunës, forcës, frikës. Unë kam 2-3 vjet edhe përpara se të eliminoheshin zgjedhjet që flisja në parlament edhe në shtyp për devijimin e pamundur dhe të shëmtuar të një partie e cila mori votat për arsye të tjera dhe po qeveris ndryshe.
Asnjë nga premtimet që u dha në 2013 nuk janë mbajtur.
Është mbajtur ai për taksën progresive…
Blushi: Ka aplikuar taksën progresive për punën, për të varfrit jo për kapitalin. Në taksën për punë, që janë njerëzit që kanë paguar më pak. Edi Rama nuk ka aplikuar taksën progresive për të pasurit, përkundrazi ka lënë taksën e sheshtë që kishte Saliu. Sali Berisha kishte taksën e sheshtë 10 % që pavarësisht që sa fiton do paguash 10%. Edi Rama e bëri taksën 15% por sërish është e sheshtë. Një drejtor banke që mund të ketë bërë një shkollë shumë të mirë, e di sa paguan? 23% mbi pagën. Pronari i bankës paguan 15% mbi fitimin. Kush tatohet më shumë? Unë nuk mund të isha me këtë variant. Kjo është një nga arsyet që nuk jam me Rilindjen. Në 2013 kam folur pikërisht për këtë gjë që përsëri nuk u bë.
Pse nuk u bë?
Blushi: Rilindja është një grup i djathtë. Kanë të njëjtën platformë për të mbështetur vetëm të pasurit e Shqipërisë, për këtë arsye. Ka 2-300 mijë njerëz që kanë ikur nga Shqipëria në 3 vjet.
Po ikin dhe mjekë, infermierë, jo vetëm të varfër…
Blushi: Po sa janë këta?!
Nga 2013 deri në fillim të 2016-ës ju keni patur kritika në mënyrë permanente për qeverinë, ja keni thënë kryeministrit ballë për ballë këto gjëra?
Blushi: Në një parti që nuk bën zgjedhje dhe nuk mbledh asnjë forum nuk mund ti thuash këto gjëra. Kam folur në parlament.
Keni patur tratativa me zotin Rama për të riformatuar marrëdhënien tuaj?
Blushi: Jemi takuar 2-3 herë në 3 vjet me njerëz të tjerë.
I keni çuar mesazhe?
E kundërta është e vërtet
Ju ka kërkuar të bëheni ministër?
Nuk e kam në karakter të flas për gjera private. Por në korrik pas debatit PS-LSI për reformën në drejtësi, qeveria gati ra. Nuk kishe vota për të qeverisës. Në atë kohë pati njerëz që erdhën për të kërkuar vota…Na pyetën se çfarë do të bënim nëse bëhej mocion. I kemi kërkuar që të kthejnë zgjedhjet në PS dhe të korrektojnë cilësinë e qeverisjes.
Kjo qeveri praktikisht humbi shumicën në korrik, në vigjilje të votimit për reformën në drejtësi. Ishte një krizë e dukshme mes rilindjes dhe LSI-së, për gati një javë qeveria pothuajse ra. Nga 71 të domosdoshëm ishin rreth 63-64 mandate. Në atë ngushticë numrash sigurisht që pati njerëz që erdhën për të kërkuar votën.
Kemi kërkuar vetëm një gjë. Erdhën kërkuan se çfarë do bënim nëse do kishte mocion nga Saliu dhe Ilir Meta. Ikemi thënë vetëm një gjë, ka vetëm një rrugë që të ktheni zgjedhjet në PS dhe të korrektoni cilësinë e qeverisjes. Korrektim do të thotë të ndryshosh rrugë. Të bësh disa reforma për të varfrit, të rrisësh pagat dhe pensionet, të ulësh çmimin e energjisë për të varfrit, të rrisin asistencën sociale, të heqin dorë nga koncesionet. kjo qeveri i ka bërë gabim, kam kërkuar të mos e bëjë më.
A pati një konflikt mes Ramës dhe Metës në ato momente?
Unë kam përshtypjen se bashkëjetesa e tyre pothuaj është prishur, është formale.
Ti je nje dallavere
O Blush ti je nje legen qe se ke shokun. Je bere si ai i estrades qe vdiqe per nje çike magazine. Shume shpejt do harrohesh se na çave trapin me idiotesite e tua.
O Blush ti je nje legen qe se ke shokun. Je bere si ai i estrades qe vdiqe per nje çike magazine. Shume shpejt do harrohesh se na çave trapin me idiotesite e tua.
Per një mosmirënjohës si ti mund të ketë shumë epitete. Po nuk ka me të lig se një mosmirënjohës. Ke 20 vjet që ke bërë çke dashur me mandatin që ta kanë dhënë socialistët dhe që ti nuk ke bërë gjë tjetër vetëm se i ke përçmuar. Turp të të vijë. Mbete ai Beni i vogël tekanjoz që nuk u rrit kurrë po që vazhdon të gjuajë xhamat me kumbulla sa herë nuk i plotësoheshin tekat prej çilimiu.
Na rrofsh koqet o Beno
Partine e kam timen se ja bleva Fatosit , ata barktharet ANETARE TE PS
duhet te me binden vetem mua , skane rruge tjeter se nuk kane tru ata
ti ben gabim qe iken nga kjo PS, duhet te pranoje se partia jame une i madherishmi Edi RAMA
sa te keme parate e bleje voten e shqiptarucave nga Saranda ne Shkoder , sepse ti e di na e ka lene amanet Enveri mua sales dhe iliri mbania sa me te varfet kete popull , rrihnia me kerbac dhe vrinia , se ashtu do te neshtrohen kollaj
ca demokracie kerkon pessssssssssssss, me vjen per te vjelle kur e permend , ky popull nuk eshte per demokraci o beno mblidhe mendjen e as ska per te qene , ekom bo bashkepuntorin tim me besnik o beno , ske me gjet mbeshtetje
hajde tung
E kuptoni o shqiptar se c’fare politike na udheheq . Cfare thote “greqia” dhe “serbia ” behet ne shqiperi
O Bibilusho SA PO TE PAGUAJN GREKET. RETORIKE KJO SE E GJITHE SHQIPERIA E DI SE TI JE SPIUN GREK O BIBILUSH ESATI.
Blush o karabush je bere si baxhellat ,shyqyr qe dole me vete,nese je i zoti fito zgjedhjet vitin tjeter.Po legenave si ty populli nuk ja jep voten po rroten.
Ne kohen e Hitlerit ne Gjermani kishte gjermane qe ishin kunder tij, ashtu sikurse ne Itali kishte italiane qe ishin kunder Duces.
Shumica ishte me Hitlerin dhe me Ducen, j’u sherbyen atyre, i ngriten ne piedestal, bile edhe u vrane per ta.
Koha tregoi qe kundershtaret e tyre kishin te drejte dhe jo Sherbetoret, Sahanlepiresit, Militantet dhe Kamikazet.
Asgje e mire nuk vjen dhe nuk mund te vije nga Diktatori dhe diktaturat.
Sa me shpejt t’a kuptojme kete aq me lehte do te shpetojme nga nje e ardhme e erret dhe me fund te tmerrshem.
Duhet pak Arsyetim dhe Largpamesi per te kuptuar se Rilindja nuk mund te na coje asgjekundi pervecse drejt VDEKJES.
Mos harroni Brehtin :” Barku qe lind diktatore ende nuk ka shterpezuar”.
Duket qarte qe Blushi e ka personale me Ramen.Nese mendon se Rama nuk perfaqeson PS-ne krijo partine tende dhe te shikojme sa vota do te japin Socialistet?!
NUk e lexova shkrimin, por e pashe dhe degjova mbreme ne “opinion”. Njeri pa pike graviteti dhe mendimi perparimtar. Nje koment i frazes se tij: edhe Kina sot eshte vend demokratik dhe ka nje bum te madh ekonomie, ndersa Anglia po vuan….ect, ndersa une do te zgjedh lirine angleze para ekonomise kineze. Une po te isha do ta pyesja: sot me kete kohe qe njerezit po çlirohen nga e kaluara , duan te hane dhe veshin lirine dhe demokracine angleze apo ekonomine kineze. Perse jetojne njerezit sot kur liria i ka kaluar dhe kufijte tokesor, ndersa po vuajne per nivel jetese dhe mireqenie. Beni ka 20 vjet qe lufton per kariere. Ps ja ka dhene mundesin jo vetem si deputet, por edhe minister. Hallet e njerzeve as i ka degjuar e as i ka takuar, vetem ka shkruar libra dhe krijoi edhe ate qe e quajten “mendimin ndryshe” . Shoket e tij te mendimit ndryshe u “arratisen: dikush ne Vjene, dikush ne Amerike, dikush ka zene ndonje qoshe e s’flet me dhe Kastriot Islami si socialist i thekur u be deputet kriminal demokrat. Tani, me sa duket, Beni do te filloje ti mbledhe keto mbeturina palokomuniste per te krijuar “partine e te varferve” si u shpreh mbreme. Rruge te prape , Beni, kete te uroj une se e di se ku do perfundosh nga eksperienca 26 vjeçare.
ikore KULISE E fatos nanos plere,
O dembeeeeel,shko e puno e mos u merr me politike dhe shkrime s’jane per ty! Na e nxorre edhe Skenderbeun capacul,byth pamuk,ti s’e di c’eshte fjala pune!!!!!
Kur lexon disa komente te krijohet pershtypja qe ne Shqiperi jane krijuar repartet SS dhe SA.
Ik Mor Blush Po pse per dy krimba si ti dhe Hafizi nuk benka partia ik Mor fudull e nip fudull i
Ti o beno je nje legen qe nuke e meriton te rishe ne ata parlament nuke e kuptoje cfare diktature shef ti tani keto 3 vjete po kur ishe ti minister na vije si fodull dhe beje njesoje si enveri ne vafte ,ne thame shyqyr qe iku ajo kohe dhe ti me partine tende do na i sjellesh,ike beje ato libra se ti je si ata mendemedhenjt
Je bere si ato grate e liga qe merr çdo kend neper goje. Ke degraduar fare or Ben trapi. Nje mut do fitosh ti dhe ajo shushka qe te vjen prapa.
sa perqind topall e sa berishe berishe ka hafizi me siguri qind per qind. sa perqnd kac islam ka blushi ka blushi te pakten 65 perqind. keni bere nje bashkim mekanik te cuditshem, si loe femijesh. nje ortokatolik blush dhe nje muslim hfize, njeri nga jugu tjetri nga veriu njera qe shkon ne xhami e tjetri ha mish thiu. te na rruani edhe per shume vite.
Per ate qe ps eshte e djathte ka te drejte. Edhe qe kane ikur aq shume prej reformave ultra te djathta
Blush, je inatçorë..!
Mjere ajo shoqeri qe ska idiote ,budallenj ,kriminele dhe arogante se perndryshe nuk do te dallonim dot te mirin dhe te ligun,dudallane dhe te mencurin.Parlamenti i Pykave tha Fan Noli ne kohen e tij Parlamenti i pykave dhe krimineleve thote Blushi ne kohen e tij dhe cudija eshte qe as budallai e as i mencuri megjithse e pranojne si nje te vertete te padiskutuar prap iu dhane voten se kryetari i tyre dhe vete keta deputete lojten e buken e gojes ,me jeten e tyre e te femijeve te tyre,me nderin e tyre e te familjeve te tyre .Por duket drita qe po vjen.Ka aritur thika ne kocke e shqiptaret do te dine te pastrojne nje here e mire kete qeveri rrugacesh,kete parlament kriminelesh ,keta politikane pazarexhinj qe pa turp shesin dhe Shqiperine.E ardhmja eshte me ty BLUSHI.
Thenia e Blushit ne fund te intervistes “kam pershtypjen se bashkejetesa e tyre pothuajse eshte prishur”, nuk mund te zevendesohet me deklaraten e titullit te kesaj interviste, se “me Meten eshte prishur perfundimisht”. Ky eshte nje deformim tendencioz i informacionit qe gazeta Tema perpiqet te shperndaje ne publik. Vihet re ne shume raste qe gazetaret e Temes pozicionohen politikisht kunder Ben Blushit dhe kjo jo vetem qe nuk eshte aspak profesionale, por ul shume prestigjin e gazetes. Po ashtu vlen edhe krahasimi me nazizmin qe nuk perputhet me kontekstin.
Bravo Blushi!!! Je njesh!!
Mos u cuditni aspak me vellezerit siameze Blushi – KacZiu !
Jane fare ” e re” ,me rendiment te larte , prodhuar ne
laboratoret bashkekohes “Hellenaqis ” .