Gjatë konferencës së sotme të mbajtur në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, ministri Ylli Manjani është pyetur edhe për çështjen e kultivimit të hashashit.
Manjani ka thënë në përgjigje të kësaj pyetje, se nëse është e nevojshme, duhet të dalë edhe ushtria.
Pyetja: Është kthyer në një fenomen shumë shqetësues, për të mos thënë që po na bën njollën e zezë në Europë problemi i kultivimit të kanabisit. Si njeri politik a keni qasje për këtë fenomen dhe si e vlerësoni pasi ka tentativa nga segmente të caktuara të maxhorancës që përpiqen ta minimizojnë atë.
Manjani: Po qe e nevojshme duhet të dalë dhe ushtria. Nuk di të them është emergjencë apo jo, por nëse është e nevojshme të dalë dhe urshtria
Nga ky fenomen ose ndahemi tani që sa ka filluar ose nuk ndahemi më, ose kur të ndahemi do të jetë shumë e vonshme.
NATO te dale,te eshte bere mendja….. !