Zululand: Much Nano debaton me Berat Buzhalën e me Dastid Pallaskën lidhur me vizitën e Ramës në Serbi

18 Tetor 2016, 20:19Politika TEMA
Zululand: Much Nano debaton me Berat Buzhalën e me Dastid Pallaskën

Në Zululandin e sotëm ishin të ftuar Berat Buzhala, gazetar, dhe Dastid Pallaska, avokat, që të dy nga Prishtina. Dhe u fol për debatin që ka shpërthyer pas vizitës së kryeministrit Rama në Serbi, që ka nxjerrë në dukje një ndarje të fortë mes një numri gazetarësh të Tiranës e një numri gazetarësh të Prishtinës. Të parët janë vënë në mbrojtje të vizitës së Ramës, e të mesazheve që ai ka përcjellë në Serbi, ndërsa të dytët e akuzojnë Ramën se po anashkalon faktorin kosovar dhe në këtë mënyrë po i jep ndihmë Vuçiçit.

Biseda mes të treve u bë e gjallë dhe me përplasje mendimesh, sidomos kur u fol për qëndrimin ndaj faktit që Rama ka ilustruar një ide të vetën duke iu referuar Ivo Andriçit, shkrimtar i famshëm, e në të njëjtën kohë diplomat serbomadh e antishqiptar. Nano deklaroi se në këtë mes nuk ka asgjë të keqe, dhe se edhe ai e pëlqen Ivo Andriçin si shkrimtar, madje mendon se është një shkrimtar i madh. Ai vijoi duke u thënë të ftuarëve se “kosovarët duhet ta kuptojnë këtë qasje jo nacionaliste të shqiptarëve të Shqipërisë, të cilët s’e kanë patur për gjë gjatë gjithë kohës të dëgjojnë e t’i shijojnë këngët sllave e ato greke, pavarësisht gjendjes së marrëdhënieve të Shqipërisë e shqiptarëve me këto vende në një moment të caktuar”. Por të ftuarit këmbëngulën se për shqiptarët e Kosovës kjo është e papranueshme. Ata ripërsëritën idenë se referenca që Rama i bëri Andriçit ishte e gabuar, dhe fyese për Kosovën. “Rama nuk e ka idenë e historisë së marrëdhënieve Serbi-Kosovë”, u shprehën ata, dhe kjo është një nga arsyet që ai bën gabime të tilla.

12 komente në “Zululand: Much Nano debaton me Berat Buzhalën e me Dastid Pallaskën lidhur me vizitën e Ramës në Serbi”

  1. Albania says:

    Mos u merr me njerez te degraduar o Muci ato plehra nuk duhet te lejohen te hyne as ne Shqiperi se vetem urrejtje dhe percarje sjellin.

    1. Skypion says:

      Gazetaret nga Kosova akuzojne,dhe me shume te drejte,koleget e tyre ne Shqiperi qe flasin pa patur njohurite e nevojshme ne lidhje me maredheniet me Serbine.
      Por,edhe ata,me c’kam vene re,nuk i njohin,mbase edhe bejne sikur, koleget e tyre ne Shqiperi,duke i futur te gjithe ne nje thes,ne thesin e Muc Nanos me shoke, e kujtojne qe te gjithe jane si ai.Nuk eshte e rastit,qe perhere kur flasin gazetare nga Kosova,flasin sikur gjithe gazetaret shqiptare jane si Muci,me ato gjykime e paragjykime per shqiptaret e Kosoves.
      Mustafa Nano,eshte shembulli par excellence i atyre shqiptareve te Shqiperise,qe kane paragjykime te thella krahinore.Ne radhe te pare,per vete nje pjese te shqiptareve ne Shqiperi,per shqiptaret e Veriut.E pastaj,me radhe,per shqiptaret e Kosoves,te Maqedonise,te Malit te Zi.Aq te thella jane paragjykimet e tija,sa te duket sikur jane te lindura,gjenetike.
      Ne fakt,nuk eshte keshtu.Keto paragjykime krahinore,te cilat i misheron me mire se kushdo tjeter,Mustafa Nano,e kane rrenjen tek regjimi komunist,i cili ishte edhe krahinor.Urrejtja ndaj shqiptarit te Veriut,kosovarit etj, e ka burimin pikerisht ne kete kohe.
      Mustafa Nano eshte perfaqesuesi tipik i kesaj skote,perndryshe shume kolege te tij,kane te tilla paragjykime krahinore.
      A e keni vere re nje fakt interesant ne lidhje me Mucin?!
      -Eshte i vetmi gazetar,qe nuk debaton,por zihet me te gjithe ata kolege te tij,qe jane nga Veriu ose me orgjine nga Veriu.Nese gjeni nje rast kur,Mustafa Nano te mos kete bere sherr ne studio apo ne shtyp me kolege te tij nga VEriu,me thoni ,dhe e terheqe fjalen.
      Me te gjithe eshte zene,shpeshhere edhe ne degjenerim rrugaceror te emisionit.
      Mustafa Nano ka bere sherr me Prec Zogajn,Shenasi RAmen,ARdian Ndrecen,AGron Gjekmarkajn,Mark Markun,Nikoll Lesin, Cim Peken;ka edhe te tjere ,por spo me vijne ne mend per momentin.
      Eshte kaq krahinor ky tip,sa edhe kur mundohet te fsheh krahinorizmin e tij,e ka te pamundur.
      Edhe ate librin qesharak,qe nuk vlen as per te fshire biithen, “Jam Gege” e ka shkruar i yshtur,ne nenvetedije,pikerisht nga ky kompleks i madh qe ka me verioret.
      Prandaj,eshte e kote te degjosh debatin e Mustafa Nanos me kolege nga Kosova.Une u kam bere thirrje,shume gazetareve dhe analisteve,qe te bojkotojne kete llapcine katundi,kete krahinor te peshtire,sepse,keshtu i japin kredenciale.
      Gjithashtu,dua t’i kujtoj te gjitheve,qe kur krahinoret e Shqiperise,duan te provokojne shqiptaret e Kosoves,permendin perhere preferencat e tyre per artiste,shkrimtare apo filozofe serbe.E bejne rendom kete.
      Nuk u behet vone aspak,se keta mund te kene qene nacionaliste ekstremiste,antishqiptare te terbuar.ASpak.hic FAre.Ja,edhe fshataro-analisti Muc,i gezohet acarimit qe percjelle tek koleget nga Kosova,kur levdon Ivo Andricin.Nuk i behet vone aspak,se ai ka shkruar sesi te shfarosen shqiptaret.Sepse,shqiptaret per te cilet e ka pasur fjalen Ivo Andrici,jane kosovare apo shqiptare te Veriut.
      Dhe,Mustafa Nano i urren ata.Keshtuqe,jo vetem qe si ben pershtypje,por i behet edhe qejfi,madje.
      Kot kane shkuar gazetaret kosovare ne studion e atij,qe me shume se kushdo tjeter,i urren ata.
      Sepse,duke shkuar atje,i japin rastin te shpreh gjithe mllefin e tij,qofte edhe duke i acaruar me dashamiresine ndaj nacionalisteve serbe qe hartonin trakte,sesi duhet te zhduken shqiptaret,sic e ka bere Ivo Andrici.

  2. Kokorroqi says:

    Buzhala eshte nje anti-shqiptar i terbuar. E urren Shqiperine dhe me gazeten e tij prej analfabetesh vjell vrer kunder Shqiperise dhe kombit shqiptar.

    Sipas ketij surrat hajvanit ekziston nje komb koqevar……………………suniti bq

  3. ali says:

    Muci vertete je katunar, por i qyteteruar nenje kohe te shpejt, jo si ato “kaptin parur-et”, ndersa keto tipa si Berati (na vjen turp qe ky legen mban kete emer, atij jo nuk i intereson). Vazhdo puno Muc se eshte e nevojshme per mendimet perparimtare qe po rrezaton. Mos u merr shume me gjarprinjt e Kosoves, qe vetem shqiptare nuk jane, por duhet nje perqendrim mbi gangsteret ne Shqiperi qe po shkaterrojne popullin tone, i cili eshte i huaj per to. Sa per ate djalin qe gabimisht mban emrin e nderuar te Beratit, e sigurte qe eshte nje vemje ne syte e shqiptareve ne cdo krahine qe jetojne, Prishtine, Peje, Sarande, Filat,Korce, Athine, Ulqin,Shkoder, Kumanove, Mitrovice, Elbasan apo Tirane

  4. basri says:

    Si mund ta duash shtetin e Kosoves duke u thirrur ne fraza te Ivo Andricit ? Si mund te lavderohet Emir Kosturica? Soi do ti duash shqiptaret dhe armiqet e tyre ne te njeten kohe, madje ne te njetin emision? C’jane keto qenje mjerane qe se dallojn dot mikun nga armiku? Perse te vegjelit brekgrisur duhet gjithnje te tregohen internacionalist?

    1. mirashi says:

      Basri, ti s’e kupton se ku jeton sot! Dhe ka shume si ti. Ne boten demokratike nuk ka me armiq , por kundrshtare te mendimit. Armiku te vret me plumb, kundershtari me fjale dhe fakte. Armiku te zhduk fare fizikish, kundershtari te mund menderish ose e mund menderisht. Ku jetoni ju ne planet tjeter? Ne qoftese ky sistem demokratik dhe i fjales lire nuk u pelqente, mos e pranonit, por jo dhe me ha dhe me gris si po beni ju dhe ca bukeshkale e ministra kosovare. Me kete debat, Edi Rama, sinqerisht mbetet si kollos i fjales lire ne mes nje turme injorantesh qe perpeliten dhe nuk e dine perse. Le ti rrine bythes siper mos tu çfryje se u ka filluar tu shqyhet. Logjika punpn per ata qe e kane.

  5. ***** says:

    O z. Buzhala,
    I eshte dashur Rames te permende nje shkrimtar Serb per te mbeshtetur objektivat e tij te cilat nuk Jane vetem ne interes the Shqiperise por edhe te Kosoves.

    Ajo pune dihet, cdo shkrimtar me permasa te larta serbe e ka fituar karrieren duke vjell vrer per shqiptaret.
    Mire se ate shkrimtar nuk deshet ju ta perdorte Rama per reference, po ju vet keni ndonje sygjerim emrin e kujt tjeter te perdorte?

    Sa per muziken, art in dhe kulturen serbe, z. Mustafa ja ka fut kot. Kemi akses sot te studjojme kultura prej me te ndryshme shume here me the larta duke fillua prej asaj shqiptare, ajo e serbise per mua eshte alternative e fundit.
    Une vet personalisht neper sebepet nuk mund te kercej dot nen ritmet e muzikes se Cetnikeve sado e ngjashme me ate shqiptaren. Eshte fyerje per bashkekombasit nese e bej.
    Nuk e pranoj kete lloj kozmopolitarizmi ashtu sic nuk pranoj kozmopolitarizmin e krijimit te kombit kosovar.

    1. Refugjati says:

      Ok kjo eshte shume e drejte

  6. Selenica says:

    O Muc po leri ata te perdhunuar nga serbi,,jan plehra sidomos ai berta legeni me duket si ata xhepistat e kohes se Enverit,,Byth shquerit,,u duket vetja Gazetar atyre legeneva

  7. ........ says:

    or buzhal NE AMET ZOGU NA VODHI THESARIN E SHTETIT NA VRAU NA TRADHTOI NA SHITI SHEN STEFANIN DHE SHEN NAUMIN TEK SERBET DHE NE I VUM BUSTIN NE MES TE TIRANES dhe nuk na ka ngel qefi , ju kosovaret jeni prek shum se permendi nje shkrimtar qe ka shar me fjal e me letra , e kuptoni sa larg jeni apo jo , zogu naj beri te tera me vepra çka then shkrimtari serb me goj dhe ne sot po i bejm rrespekt , kush e rruan ne kte sistem muti per te sharat dhe fyerjet kto jan mod dhe ushqip per relaks sot.

  8. Spiro says:

    Këta si Buzhala me shokë janë duke bërë lojën e Thaçit nën drejtimin e Berishës. Po ndodh pikërisht tani se Berisha po ndihen një dobësim real nga mbështetja që ka pasur në Kosovë , dhe duke i paraprirë zgjedhjeve të ardhshme, me ndihmën e Greqisë dhe Serbisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje