Gjatë punimeve të Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të Evropës Juglindore (Southeastern European Defense Ministerial, SEDM), që u mbajt në Romë, ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli zhvilloi takime dypalëshe me ministren e Mbrojtjes të Italisë znj. Roberta Pinotti dhe atë turk z. Fikri Işık.
Në takimin me homologen e saj italine, ministrja e Mbrojtjes znj. Kodheli e falenderoi znj. Pinotti për mbështetjen që Forcat e Armatosura të Italisë kanë dhënë për Forcat e Armatosura shqiptare, si në logjistikë, edukim ashtu edhe në trajnim.
Të dyja bashkëbisedueset vlerësuan nivelin e lartë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve dhe veçanërisht atë në fushën e mbrojtjes.
Ministrja Kodheli vlerësoi kontributin e madh të Italisë në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it, për të cilin e njohu bashkëbiseduesen e saj me vendimin e Shqipërisë për të dyfishuar kontributin e Forcave të Armatosura në këtë mision pas kërkesës së autoriteteve ushtarake të NATO-s.
Dy personalitetet vlerësuan bashkëpunimin në kuadër të misionit Resolute Support në Afganistan, ku shumë shpejt Forcat e Armatosura shqiptare do të kontribuojnë përkrah atyre italiane në Herat.
Sa i përket krizës së refugjatëve, ministrja Kodheli shprehu gatishmërinë e vendit tonë për të marrë përgjegjësitë që i takojnë si pjesë e një plani ndërkombëtar, si dhe e njohu ministren Pinotti me pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionin e NATO-s në Detin Egje.
Gjatë Ministerialit të SEDM ministrja Kodheli zhvilloi një takim dypalësh edhe me ministrin e Mbrojtjes të Turqisë z. Fikri Işık.
Ministrja Kodheli përfitoi nga rasti të falënderojë homologun e saj turk për ndihmën dhe mbështetjen bujare që vendi i tij ka dhënë për Forcat e Armatosura shqiptare.
Dy ministrat vlerësuan nivelin e lartë të bashkëpunimit që dy forcat tona të armatosura kanë në kuadër të misionit Resolute Support në Afganistan, ku FA shqiptare shërbejnë nën komandën e FA turke në Kabul.
Futjen e Shqiperise ne NATO-o (si shqiptar qe jam kam te drejten time morale ta shpreh hapur) nuk do ta quaja sukses po regres.
Qenia NEUTRAL, e sidomos ne keto kohe te turbullta, eshte gjeja me e mire per vendin tone pamvarsisht se te dy krahet e politikes sdo ta “pranonin” sepse jane shitur pa “lindur” akoma.
Burreri tregoi Mehmet Shehu ne 1967 me pushtimin e Cekoslovakise nga B.S. (Traktati i Varshaves atehere ku benim pjese dhe ne) ku ne mitingun nga sheshi Skenderbeu e denoncoj dhe u largua nga ky Traktat.
Dikush do bej pyetjen se jemi te vegjel e te pambrojtur!
Perkundrazi do te thosha kush do na sulmoj Greku apo Italiani qe kur ne “hapem kufijt” ne 1990 ata i kishin te hapur nga krahu jone.
Duke qene jashte “ketyre grupimeve” sdo na ndodhte asgje sepse ishim te mbrojtur prej tyre sepse cdo pushtus per tek ne do kalonte kufijt e tyre etjera.
Ekonomisht ne keshtu (duke qene ne NATO) me paret e popullit po financojme luftrat e PADREJTA qe NATO po bene neper bote:
Kush nga shqiptaret e thjeshte do te autorizonte luften krejt te padrejt qe iu be Gedafit (Libise), Sadamit (Irakut) etjere.
Ne keshtu ju kemi prishur pune nje brezi te tere ne keto 2 shtete qe skane per ta mare veten kurre dhe gjithashtu i kemi hapur pune vetes tone me “rrymen” e emmigranteve qe ska per te reshtur kurre e duke ndikuar direkt ne ekonomine tone e me gjere.
Ndoshta do te behet pishman shqiptari i thjeshte qe qeverit e tij e kane “zheshur” nga sovraniteti duke ia “VARUR” sovranitetin e tij vendimeve te te tjerve qe sdo te donim kurre.
po me cfare do ta ushqeje e armatosje ushtrine….