Studimi për hekurudhën, ringritja e rrjetit kërkon 427 milionë euro

19 Tetor 2016, 09:18Ekonomia TEMA

Ringritja e sistemit ekzistues hekurudhor ne Shqipëri kushton pak a shumë sa ndërtimi i autostradës Tiranë –Elbasan.

Ministria e Transportit ka gati një projekt teknik mbi të cilin përllogaritet kostot për të rivënë në punë sistemin hekurudhor shqiptar.

Sipas projektit rehabilitimi dhe vënia në funksion e linjës hekurudhore Elbasan-Pogradec kushton se paku 82 milionë euro, raporton Monitor.

Linja e transportit me tren Shkodër -Hani i Hotit  kushton 33.2 milionë euro, ajo Rrogozhinë –Vlorë 83.2 milionë euro, Fier-Ballsh 24.7 milionë euro, Budull -Fushë –Krujë 8 mln euro,  Vorë –Shkodër 80 milionë euro, Durrës –Tiranë 40 milionë euro, Durrës –Rrogozhinë 34 milionë euro dhe Rrogozhinë –Elbasan 39 milionë euro.
Rehabilitimi i çdo seksioni të hekurudhës është vlerësuar në mënyre të veçantë, duke marre parasysh kontributin e secilit segment në përmirësimin e të gjithë rrjetit hekurudhor të vendit.

Studimi tregon se nga pikëpamja financiare, asnjë nga skenarët e paraqitur nuk janë të përshtatshëm për të tërhequr kapitale private, përderisa SHKF (Shkalla e Kthimit Financiar) është shumë e ulët.

Hekurudha Shqiptare ka në inventarin e saj 66 vagonë udhëtarësh, 225 vagonë malli dhe 25 lokomotiva. Me këto mjete transportohen rreth 1,5- 2 milionë udhëtarë dhe rreth 400-500 mije tonë mallra në vit.

Nuk ka një të dhëne zyrtare që të tregoje nëse ky numër është më i vogël krahasuar me disa vite më parë, por duke ju referuar deklarimeve të fatorinove, ka një rënie drastike të tyre. Për çdo vit buxheti i shtetit, në forme subvencionesh, akordon rreth 4 milionë USD për aktivitetin e operimit dhe 3-4 milionë USD për investime kapitale. Megjithatë bilanci vjetor rezulton me humbje rreth 1 milionë USD.

Hekurudhat e para në Shqipëri janë ndërtuar midis viteve 1917 dhe 1918 si linja të ngushta 760 mm për transportin e mineraleve dhe pajisjeve ushtarake. Ky sistem u mbyll në vitin 1930 dhe një pjesë e madhe e trasesë u ripërdor me vone.

Sistemi standard hekurudhor që ekziston sot në Shqipëri është ndërtim i kohëve të fundit, i cili ka filluar në vitin 1947 dhe është ndërtuar me faza, ka përfunduar ne vitin 1986 me hapjen e linjës nga Shkodra deri ne Hani-i-Hotit në kufirin Shqipëri/Mali i Zi. Kjo aktualisht është e vetmja linjë mallrash që lidh Shqipërinë dhe pjesën tjetër te rrjetit evropian.

9 komente në “Studimi për hekurudhën, ringritja e rrjetit kërkon 427 milionë euro”

  1. Hekurbytha says:

    Vend i vogel po, gjithe kodra gjithe male po, ne cep te gjithckaje po, si me qen investim i mire hekurudha ketu?

  2. kombi says:

    Hekurudha eshte teper, teper e nevojshme ,si per udhetare ,ashtu dhe per transportin e mallrave .
    Shpenzjmet do ti fitojne perseri . Rama ka bere dhe po ben shume pune , per ti ndryshuar faqen mizerabel te gjithe qyteteve te Shqiperise , shpresojme qe Rilindja urbane do te vij dhe tek hekurudhat . Jemi i vetmi vend ne bote pa hekurudhe .

  3. Sali plehra says:

    Hekurudhat qe shkaterroi sali plehra duheshin rindertuar te parat. Jane skeleti i logjistikës te nje shteti

  4. ........ says:

    hekurudhat i ndertuam nje her , i shitet per hekur shinat e trenit per ti treguar botes sa keq ju kishte len komunizmi , hani mutin tuj tani , se leket e qorrave i hengren horrat e kti vendi qe shkaterruan rrjetin hekurudhor per te fituar para i çuan per skrap , ndertoini prap ti tregoni kti populli se ju keni qen te paret qe keni ven hekurudhen ne kte vend , ju e shkaterruat SHQIPRIN ne vitin 90te ju ndertoini vet ato qe shkaterruat .

  5. Po hekurudhat qe shkaterroi Doktor Mortja me jashteqitjet e tij cfare do te behet?!
    Qytetaret shqiptare do paguajne dhe per to ?!

  6. 17nentori says:

    me krahe te lehta!
    ska me qofte te daja me aksion dhe badjava.
    do paguani ne dore me kokrren e lekut.
    kur mesoni te paguani, do vini mend qe te mos prishni pastaj!

  7. katarakti says:

    Ja sa perpara paskemi ecur fale kesaj demon-kracie: The miracle of freedom! Edhe hekurudhat i paskemi shkaterruar. Sa e mire kjo demokracia. Poshte komunizmi.

    1. Invistimi says:

      C’faj te ka kapitalizmi ty qe ne ditet e sotme ka mjete efikase per te transportuar mallra dhe njerez ne nje shtet te vogel si ky. Hekurudhat mund te justifikohen ne plane rajonale dhe kontinentale me kollaj se ne nivele shteterore, sidomos kur keto shtete jane kaq te vegjel dhe te pozicionuar anash gjithckaje te rendesishme.

  8. Vasil Gjika says:

    Ti ndertojne Kinezet. Ata jane mjeshtra. Shkodra Sarande per nje ore…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje