Ushtria kundër kanabisit? Kodheli i përgjigjet Manjanit: Të jemi seriozë, siguria dhe FA janë gjëra serioze. Punët në demokraci janë të ndara

19 Tetor 2016, 15:26Politika TEMA

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli i është përgjigjur deklaratave të Ylli Manjanit një ditë më parë që tha se nëse është e nevojshme duhet të zbresë në terren edhe ushtria për të fituar luftën me kanabisin, pasi sipas tij perceptimi është i madh te qytetarët.

Por Kodheli nga Kruja gjatë një aktiviteti për mbjelljen e 5000 pemëve në Malin e Krujës në ditën e Lumturimit të Nënë Terezës i është përgjigjur Manjanit duke thënë se siguria dhe FA janë gjëra shumë serioze dhe se punët në demokraci janë të ndara, secili bën atë që i takon.

Refuzimin e propozimit te kolegut te saj ne qeveri, ministrja e Mbrojtjes e bëri duke e kërkuar me shumë seriozitet.

“Siguria është një gjë serioze. Edhe Forcat e Armatosura janë një gjë serioze dhe kur flitet për FA dhe për gjërat serioze që ajo bën duhet të flitet seriozisht. Gjërat serioze kanë të bëjnë me sigurinë ë vendit”, tha ministrja e Mbrojtjes.

Një ditë më parë, me tone serioze ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kërkoi ndërhyrje më të fortë kundër fenomenit të hashashit për t’i dhënë një zgjidhje, siç tha ai, “o tani u kurrë”. Por Kodheli ngulmon në kundërshtimin e idesë së aktivizimit të ushtrisë në luftën kundër hashashit.

“Gjërat serioze kanë të bëjnë më sigurinë e vendit. Punët në demokraci janë të ndara. Gjithkush bën atë punë që i takon. Ju faleminderit!”, u shpreh Kodheli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje