Analisti Fatos Lubonja ka komentuar në studion e News24 në rubrikën “Opinion” daljen e forcave të reja politike në skenë siç është ajo e Gjergj Bojaxhiut, “Sfida për Shqipërinë” apo forca ende e pakonturuar e ish-deputetit socialist Ben Blushi.
Lubonja ka sjellë thënien e një shkrimtari për të ilustruar lindjen e këtyre partive.
Ai tha se ka nevojë urgjente për ndryshim, por theksoi se partitë duhet të jenë të ndara dhe të përcaktojnë një grupim të caktuar.
“Një problem që ia kam thënë Bojaxhiut, ka të bëjë me thënien e një shkrimtari të njohur: Nëse do të kapërcesh oqeanet duhet t’u futësh njerëzve dashurinë për oqeanin, për lirinë, për të kapërcyer oqeanin, ndaj mos u ngut shumë të ndërtosh barkën se nëse ata do të kenë pasionin, atëherë do ta ndërtojnë vetë anijen shumë shpejt.
Këto forcat e reja duken pak si ‘hajt ndërtojmë anije’ por sa janë ata që do kapërcejnë oqeanin?!
Ky është problemi tek forcat e reja.
Këtu nuk kam parasysh vetëm zhgënjimin sepse zhgënjim ka.
Të mbledhësh njerëz të zhgënjyer këtë e gjen, por sa arrin të ndërtosh një besim, një dashuri të re, një vizion që njerëzit të ndërtojnë anijen.
Në këtë aspekt duhet shumë punë. Nuk është një punë që bëhet sot për nesër.
Ne kemi nevojë urgjente për ndryshim dhe këtu del problemi sa do të arrijnë këto forca të reja të ndërtojnë anijen, vizionin dhe sa urgjente është të ndryshojmë. Ka shumë për të debatuar dhe diskutuar”, tha ai.
Për sa i përket përfshirjes së të rinjve, Lubonja tha se ka mungesë të tyre.
“Këtu tek ne nëse do t’i referohesh rrjetit të të rinjve shikoj një mungesë në këtë drejtim. Unë kam thënë se këtu mungon një e majtë që të përfaqësojë të varfrit, pjesën e brishtë të shoqërisë.
Sepse të djathtët i kanë gjetur mënyrat. Njerëz të pasur bëjnë lobin dhe vendosin ata, si rasti i plehrave. Në Shqipëri partitë tona kanë mendësi totalitare. Nuk duan të profilizohen si vizion, i majtë ose i djathtë por tentojnë t’i përfaqësojnë të gjithë”, deklaroi Lubonja.
Booooo po car jane keto mbetje toksike si ky burgaxhiu lubonja,qe toksikojne popullin sot e 26-vjet po ikore mbtuine e komunizmit, shko e kurohu tek 5-sa se je per ibret te zotit,po nuk ka te majte se skretarii PPSH-se salesh ram berisha ka sot e 26-vjet qe fshiht pas sigles PD,po car leh analistesh-opinionisteh-etj jini juve o plera burgjesh funderina te shoqerise….
Meqense i di mire keto pune, pse nuk nderton nje parti ti Lubonja sipas vizionit tend por u a tregon te tjereve? Po ti ke mbaruar qe kur ke lindur, s’ndertove dot partine tende familjare, meson te tjeret; eshte si puna e asaj femres qe s’ka femije dhe meson nje nene me 5 femije se si ti lindi, rriti e edukoje!
Partite nga qielli nuk do te na zbresin .Mendoj qe te dyja keto parti te reja kane nevoje per stimulim . Ky vend ka nevoje orgjente per forca te reja ,perse jo dhe me pjesemarrjen eLubonjes . Gjergji dhe Blushi eshte e mira qe te bashkohen ne nje parti te perbashket me emrin PARTIA POPULLORE . Volks partei .
Qe ti je i rrjedhur kjo dihet, por qe m
Qe ti je i rrjedhur kjo dihet,por me habit fakti qe akoma meren me ty dhe te pyesin si i mencur.Po ku ka te djathte ne shqiperi mor idiot.T e kishte te djathte nuk do te kishte ligj 7501,nuk do te ishin bere piramidat,nuk do dilnin cdo dite ne tv te na fryjne ky person ska buke,kjo familje ska lek per drita,do ulim taksat,do ngreme rrogat e perralla te tjera si keto mor idiot.
po ik o mut
Une kam nja 10 shoke qe pijme kafe se bashku….Jemi merzitur,.. Monotoni…. Mendojme te vijme ne Shqiperi dhe te krijojme nja 10 parti!!! Mire u pafshim vellezer,do beni nje cike tifozllek Cfare do humbisni!