Një familje shqiptare i ka shpëtuar zjarrit që përfshiu gjatë natës ndërtesën ku ndodhet apartamenti i tyre në Rimini.
Mediat italiane raportojnë se flakët kanë përfshirë fillimisht katin e parë të ndërtesës, për t’u ngjitur me shpejtësi në katin e dytë, ku jetonte një familje shqiptare prej 7 personash.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, por për t’u shpëtuar flakëve dhe tymit, prindërit janë detyruar t’i hedhin fëmijët me dyshekë nga çatia e ndërtesës.
Prindërit janë hedhur edhe vetë më pas dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar gruaja 31-vjeçare dhe një fëmijë 7 vjeç.
Ata janë dërguar në spital me plagë dhe thyerje, ndërsa më e lehtë paraqitet gjendja e një 40-vjeçari, një vajze 8 vjeç dhe një foshnje 3 muajshe.