Rajoni përballë sfidave të reja të sigurisë

20 Tetor 2016, 18:01Rajoni TEMA

Shefat e shërbimit sekret të ushtrisë diskutojnë për ekstremizmin e dhunshëm, terrorizmin dhe emigrantët

Situata e sigurisë  në rajonin e Ballkanit  ka nevojë për përgjegjshmëri më të madhe dhe koordinim  përpjekjesh nga të gjitha vendet e rajonit” – tha sekretari përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Goran Svilanovic në hapje të takimit të Forumit të Shefave të shërbimit sekret të ushtrisë në Europën Juglindore.

“Rajoni përballet me sfida të brendshme, por  edhe me ata që gjenerohen nga vende të tjera të botës. Kur bëhet fjalë për sigurinë rajonale, duhet të tregohemi më pragmatikë, më efektiv dhe më rezultativ. Nismat e bashkëpunimit rajonal janë shumë vendimtare për sigurinë”, shtoi Svilanovic.

“Profesionistët e shërbimit sekret në ushtri janë të parët që mund të tejkalojnë kërcënimet tradicionale të sigurisë, përfshi edhe ata që krijohen nga emigrimi masiv” tha sekretari shtetit për mbrojtjen i Moldavisë, Aurel Fondos.

Kriza emigrantëve, rrënjët dhe shkaqet që ccojnë në radikalizimin dhe ekstremizmin e dhunshëm në Ballkan, ishin temat kryesore të diksutuara në takimin e mbajtur në Chisinau të Moldavisë.

Vitin e ardhshëm ky forum do të zhvillohet në Malin e Zi.

1 komente në “Rajoni përballë sfidave të reja të sigurisë”

  1. korcari says:

    Do rezistoje valle shteti artificial shqiptar ne keto kohera te veshtira?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje