"Sherr" Kosovë-Shqipëri?! Thaçi: Një debat aq i kotë sa ... nuk e biseduam fare me Ramën!

20 Tetor 2016, 08:59Rajoni TEMA

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë ekskluzive në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan përballë gazetarit Blendi Fevziu ka folur për marrëdhëniet mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo intervistë vjen pas vizitës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Beograd. Deklaratat e të cilit, nuk kaluan në heshtje nga disa politikanë të nivelit të lartë dhe intelektualë të Kosovës.

Në minutat e para të intervistës, është folur në lidhje me debatin e përfaqësimit të Kosovës nga Shqipëria, si dhe takimit në Tiranë të Presidentit të Kosovës me kryeministrin Rama.

Thaci ka specifikuar se nuk ka marrë parasysh asnjë koment të asnjë opinionisti si në Tiranë po ashtu edhe në Prishtinë. Ai tha se me kryeministrin Rama ne nuk biseduam për këto opinione aq të parëndësishme, pasi ky është një debat aq i kotë, aq jo domethënës, artificial dhe një problematikë e pa qenë, unë mund t’u them se është edhe dashakeqës.

4 komente në ““Sherr” Kosovë-Shqipëri?! Thaçi: Një debat aq i kotë sa … nuk e biseduam fare me Ramën!”

  1. Arb says:

    Ja mbylli gojen Thaci gjithe thacianeve qe donin te fusnin xixa. Hahaha… C’vete more shoke!

  2. kozmo says:

    SI PAS KETIJ PERFUNDIMI , I BIE QE DASHAKEQESIT TE JENE GAZETARET E KOSOVES ,TE CILET NDEZEN TE PARET KETE DEBAT TE KOTE , DUKE FILLUAR NGA BERAT BUBAZHELI E ME RADHE . PERSA I PERKET KOMENTEVE ACARUESE NGA PALA JONE ,SHKAKU SJELL PASOJEN .

    1. Prizrenasi says:

      Kozmo meqenese shkaktari kryesor qenka ai qe e nisi, kujto kush e nishi i pari me ate shkrimin per Rashicen.Apo te ta kujtoj une?

  3. Relax says:

    Kur perfundimisht amerikanet do kuptojne se Hashim Thaci eshte me Ameriken apo Rusine, do jete shume vone!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje