A është ky momenti i grabitjes së Kim Kardashian në Paris?

21 Tetor 2016, 21:26Sociale TEMA

Një video, e cila mendohet se tregon grabitësit e bizhuterive të Kim Kardashian teksa largohen nga hoteli, është publikuar së fundi në rrjetet sociale.

Siç duket edhe nga pamjet e kameras së sigurisë, tri persona shihen ndërsa largohen me biçikleta, ndërsa supozohet se ata janë pjesë e bandës me 5 anëtarë.

Fytyrat e grabitësve janë të mbuluara me kapuçë, ndërsa njëri prej tyre duket qartë se mban edhe një çantë përpara biçikletës së tij.

Kim Kardashian u grabit disa ditë më parë në një hotel në Paris, ndërsa bizhuteritë që iu morën arrinin vlerën e 5.6 milionë dollarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje