Misioni i FMN-së mbërriti në Shqipëri për të mbyllur negociatat me qeverinë për paketën fiskale dhe buxhetin 2017 si dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve për bizneset. Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe marrëdhënia e re që do të vendoset mes FMN-së e qeverisë pasi në shkurt Shqipëria përmbyll marrëveshjen trevjecare me këtë institucion.