Valonia bllokon marrëveshjen tregtare BE-Kanada dhe turpëron BE-në. Valonët janë kryekëput kundër globalizimit dhe marrëveshjeve për tregtinë e lirë.
Një pjesë e jashtëzakonshme teatri politik: një rajon që përfaqëson vetëm 0.7 për qind të popullsisë evropiane, mban peng gjysmë miliardë qytetarë të tjerë të BE-së. Në ditën e parë të samitit në Bruksel kryeministri i Valonisë Paul Magnette tha në Namur se ndoshta problemi mund të zgjidhej përmes bisedimeve. Por edhe diskutimet e ethshme gjatë natës nuk patën dobi. Të premten Magnette tha se takimi i nivelit të lartë BE-Kanada, i planifikuar për javën e ardhshme, duhet të shtyhet.
Kundër globalizimit
Rajoni i Valonisë ka me Kanadanë një vëllim tregtar prej 150 milionë eurosh në vit dhe përbën vetëm 15% të vëllimit tregtar të Belgjikës. Por problemi nuk është te paratë, por te ndjenjat. Valonët janë kryekëput kundër globalizimit dhe marrëveshjeve për tregtinë e lirë. Për ta marrëveshja CETA është vepër e djallit. Pavarësisht se sa është përshtatur kjo me normat evropiane, Valonia është kundër për arsye ideologjike.
Nga pikëpamja ligjore ajo po ashtu mund të bëjë rezistencë, sepse qeveria qendrore e Charles Michel-it u ka dhënë shumë pushtet rajoneve dhe madje edhe të drejtën që të thonë fjalën e tyre në marrëveshjet ndërkombëtare. Kjo është absurde dhe tregon për një strukturë qeverisëse disfunksionale. Përse p.sh. zona të tjera edhe më të mëdha si landi Nordrhein-Westfalen në Gjermani, apo rajoni Provence-Alpes-Cote d’Azur në Francë nuk e kanë këtë të drejtë.
Dizastër për BE-në
Qëndrimi i Valonisë është një katastrofë politike për Bashkimin Evropian. Blloku më i madh tregtar i botës humbet prej kësaj besueshmërinë. Nëse nuk do të arrihet një marrëveshje në ditët e ardhshme, BE do të turpërohet krejtësisht. Kush do të dojë të zhvillojë bisedime për ndonjë marrëveshje me të, nëse në fund një rajoni të caktuar i teket të thotë jo.
Por më e keqja është se BE-ja do të bëhet në arenën ndërkombëtare qesharake. Nëse ajo nuk do të jetë në gjendje të veprojë në kompetencën e saj themelore, në politikën tregtare, atëhere strukturat e BE-së në Bruksel mund të shpërbëhen së shpejti.
Ky gazetar qe e ka shkruajtur kete shkrim duhet te jete nga ata qe financohen nga lobiistet e medhenj qe vetem dollare u shikojne syte.
Nuk eshte deshtim dhe turperim i Europes por eshte nje shenje e mire qe ka akoma nga ata qe duan te ruajne vlerat e Europes dhe nje mos lejojne shkaterrimin e te drejtave te konsumatoreve, qe kjo marreveshje parashikonte. Marreveshja CETA eshte komplet nje gjunjezim te konsumatorit perpara globalizimit. Te drejtat e konsumatorit do te beheshin te pavlefshme, nese do te arrihej kjo marreveshje. Jo te gjitha marreveshjet qe duhet te mbyllen me vendet jashte Europes jane ne te mire te konsumatoreve te Europes. Nese ne Amerike dhe ne Kanada jeten e njerezve e drejtojne vetem juristet e kompromentuar qe qellim te jetes se tyre kane vetem te bejne sa me shume para ne kurriz te hallexhinjeve, ne Europe akoma ka njerezillek dhe te drejtat e konsumatoreve merren akoma parasysh.
Nje nga pikat e kesaj marreveshjeje ishte qe prodhuesi i nje malli nuk ishte i detyruar qe te sqaronte qe ne fillim mbi permbajtjen dhe mundesite e efekteve te ndryshme ne shendetin e njeriut, por kete duhet ta bente vetem nese do te dilte ndonje problem shendetesor dikur mbasi te jete konsumuar ky produkt. Me pak fjale, nese dikush do te humbte jeten nga konsumimi i nje produkti ushqimor, atehere do te fillonte kerkesa e llogarise dhe si rrjedhoje do te kishte nje vale te gjate proçesesh gjyqesore. Asnje monedhe e botes nuk do ta kthente ne jete personin qe do te humbte jeten, por kjo nuk u intereson juristeve, por ky do te ishte nje shkak qe keta te fundit te benin akoma me shume pasuri.
Ligjet e Europes jane akoma ne kete drejtim ne mbrojtje te konsumatorit. Atehere, perse duket si deshtim mosmiratimi i kesaj marreveshjeje?