Ndërhyrje në kolektorët e Don Boskos: UKT investim për shmangjen e përmbytjeve

22 Tetor 2016, 09:30Sociale TEMA

Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka nisur investimin në një zonë mjaft problematike të qytetit, e cila vuan prej vitesh nga përmbytjet sa herë në Tiranë bie shi. Bëhet fjalë për rrugën Egantia, në zonën e Don Boskos, ku UKT po investon për rikonstruksionin dhe pastrimin e rrjetit të ri të kanalizimeve.

Në këtë rrugë janë realizuar disa ndërhyrje në rrjetin e kanalizimeve, me qëllim evitimin e përmbytjeve të herë pas hershme gjatë periudhës së rreshjeve.

Gjendja e kanalizimeve nw kwtw zonw paraqitet mjaft e ngarkuar, me infrastrukturë dhe punime tw cilat ndwr vite kanë dubluar njëra-tjetrën, pa zgjidhur problemin.

Në këtë zonë shkarkojnë ujërat e zeza dhe të bardha, të dy kolektoreve kryesore të qytetit të Tiranës; kolektori që fillon në Rr.’’Aleksandër Moisiu’’, vazhdon me Rr. “Dibres” dhe më pas vazhdon në Rr. “Mine Peza”; dhe Kolektori i Unazës, i cili fillon nga Rr.’’Ferit Xhajko’’, tek Farmacia 10.

Gjithashtu në këtë kolektor shkarkon edhe rrjeti i ujërave të shiut i gjithë rrugës ‘’Don Bosko’’.

Nga monitorimet e vazhdueshme rezulton se ky by-pass, në kohë shiu shkakton përmbytje në të gjithë rrugën “Egnatia” (zona e Don Boskos). Veç kësaj, kolektori ekzistues në të gjithë gjatësinë e tij është i mbushur deri në masën 25% me materiale interte dhe si i tillë nuk shfrytëzon kapacitetin maksimal përcjellës, për të cilin është ndërtuar.

Nderhyrja e UKT synon pikerisht permiresimin e situatws nw kwtw kolektor kryesor, si dhe investime tw reja nw rrjetin e kanalizimeve.

1 komente në “Ndërhyrje në kolektorët e Don Boskos: UKT investim për shmangjen e përmbytjeve”

  1. Flora says:

    Edit Harxhi, nga njerzit me te afert te Berishes, kjo edhe per miqesine e ngushte me te. bijen. Nje antiamerikane e njohur, shiko botimin e saj te para 18 viteve. Dy here PD ja e kandidoi per deputete zonjen qe ka shtetsi turke, nje njeri i dyshimt qe per cudi te jep mendje si analiste e rendomt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje