FOTOT mahnitëse: 7 bibliotekat më të bukura në botë

24 Tetor 2016, 17:17Lifestyle TEMA
FOTOT mahnitëse: 7 bibliotekat më të bukura në botë

Mendohet se biblioteka e parë duhet të jetë ngritur disa mijëra vjet para erës sone në Mesopotami – në kufirin pra mes Sirisë, Iranit dhe Irakut sot. Ndër më të njohurat është biblioteka e Aleksandrisë, e shekullit III p.e.s. Kjo bibliotekë u shërbente shkencëtarëve në shërbim të sundimtarit, dhe në të nuk lejohej të hynin njerëzit e thjeshtë.

Deri në themelimin e bibliotekave si i njohim ne sot, pra ku mund të shkojë kushdo kaluan qindra shekuj.

Por edhe sot jo të gjitha bibliotekat janë të hapura për publikun. Sepse ka edhe biblioteka si Stiftsbibliothek në St. Gallen të Zvicrës, ku ruhen libra që kërcënohen prej shkatërrimit.

1.Biblioteka “Dukesha Anna Amalia” në Vajmar quhet kështu prej vitit 1991. Më parë ajo quhej që prej 300 vjetësh “Biblioteka dukale”. Në vitin 2004 ndërsa me sallën e famshme rokoko u shkatërrua pjesërisht nga një zjarr dhe u hap tre vjet më vonë pas restaurimit.

2.Biblioteka e Universitetit Teknik në Delft të Holandës ka një kon me lartësi 42 metra. Brenda tij gjendet një raft librash i cili është i lartë sa katër kate.

3.Gazeta britanike “The Daily Telegraph” e cilësoi “Biblioteca Joanina” në Coimbra të Portugalisë në vitin 2013 si një nga biblitekat më spektakolare të botës. Ajo u ngit nga mbreti portugez Johani V. Të gjitha raftet janë prej druri trëndafili dhe ebanozi. Biblioteka është pjesë e Fakultetit Juridik.

6.Me një fond prej më tepër se 30 milionë libra dhe medie Biblioteka Kombëtare Kineze bën pjesë ndër shtatë bibliotekat më të mëdha të botës. Ajo u ndërtua në vitin 1809 si “Biblioteka e Kryeqytetit”. Nga vitit 1928 mori emrin “Biblioteka e Pekinit” dhe në vitin 1998 u pagëzua me emrin që ka sot.

1 komente në “FOTOT mahnitëse: 7 bibliotekat më të bukura në botë”

  1. Ervin Alb says:

    O gazetare injorante… Po si mund te thuash ne kufirin midis sirise irakut dhe iranit te sotem… Kur siria me iranin nuk kane kufi te perbashket pasi nuk jane kufitare…. Po pse jeni kaq injorante ne një rubrike si kjo qe flet per kulture… Po sigurohuni mire para se të publikoni keto idiotlliqe… Pastaj a Ka redaktore gazeta apo jo… me profesionist here tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje