Kjo video është bërë ditën e djeshme në provincën Dong Nai në Vietnam.
Dy grupe rivale nisën të përlesheshin duke shkaktuar panik në hyrje të një qendre shëndetësore.
Ajo që ka ngjallur kuriozitet dhe habi është se dy grupet u përleshën me shpata.
Raportohet vetëm për lëndime të lehta dhe asnjë viktimë.