FOTOT/ Zbulohet punishtja e drogës në Shkodër, sekuestrohen 6500 rrënjë kanabis

25 Tetor 2016, 18:15Kronika TEMA
FOTOT/ Zbulohet punishtja e drogës në Shkodër, sekuestrohen 6500

Policia e Shtetit ka zbuluar në fshatin Pult të Shkodrës rreth 6 mijë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.

Kështu, gjatë operacionit të zhvilluar u gjetën 6555 bimë në proces tharjeje.

Policia e Shtetit vijon operacionet antidroge ne te gjithë vendim. Në vijim të këtij operacioni u zhvilluan kontrolle në vendin e quajtur “Fra i Madh” në Pult dhe si rezultat i veprimeve të kryera u arrit që të identifikohen 3 sera në tokë pa pronar të përshtatura për grumbullimin dhe tharjen e lëndëve narkotike.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale të fushës së kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 Kodit Penal.

1 komente në “FOTOT/ Zbulohet punishtja e drogës në Shkodër, sekuestrohen 6500 rrënjë kanabis”

  1. NACIONALISTI says:

    Nuk eshte mir te mbjellesh droge, por ne Shqiperi nqs njerzit skan buk per te ngren dhe duhet te mbajn familjen, si duhet tja bejn. (Jam kunder droges)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje