FOTOT/ Si e fshihnin shqiptarët kokainën nën logon “Louis Vuitton”

24 Tetor 2016, 18:54Kronika TEMA
FOTOT/ Si e fshihnin shqiptarët kokainën nën logon “Louis

Tre ditë më parë policia greke arrestoi një çift shqiptarësh, që u kapën me 29 kg kokainë.

Sipas policisë greke, shqiptarët ishin pjesë e një grupi të strukturuar.

Ata merreshin me trafikun e drogës në Evropën Perëndimore.

Por si e fusnin drogën shqiptarët në Greqi?

Paketimi i drogës bëhej si për produkte kozmetike dhe pikat e shitjes ishin sallonet në Athinë.

Karakteristikë ishin logot e kompanive të ndryshme, duke përfshirë edhe shtëpinë e modës “Louis Vuitton”.

Ky është një truk që baronët kolumbianë të drogës e përdorin për të treguar cilësinë e lartë të kokainës që trafikohet për njerëz shumë të pasur.

Droga u gjet në një kamion në portin e Patras dhe vinte nga Holanda, ndërsa veç shqiptarëve u arrestuan edhe dy grek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje