Zbardhet dëshmia e biznesmenit: Si ma vuri pistoletën në bark Shullazi

24 Tetor 2016, 15:53Kronika TEMA

Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e biznesmenit Ylvi Beqja kundër Emiliano Shullazit dhe grupit të tij.

Biznesmeni ka treguar në Prokurorinë e Krimeve të Renda se Shullazi e ka kërcënuar me pistolete ne koke përpara noterit, raporton TV Klan.

Kjo ka ndodhur kur ata kishin shkuar në një zyrë noteriale në Durrës, për të regjistruar në emër të Shullazit 20 % të pronësisë se hotel “Vollgës”, siç ishte rënë dakord më parë për shkak se 40 –vjeçari e kishte ndihmuar biznesmenin ta regjistronte pronën në Hipotekë.

Kur po nënshkruanin kontratën, Emiliano Shullazi merr vesh se një pjesë e ish-hotelit është shitur tek familja Kodra për 700 mije euro.

Biznesmeni ka thënë se ai ka nxjerre menjëherë një pistoletë, që e kishte me vete dhe ia ka vënë në kokë, duke i kërkuar paratë e marra familja Kodra dhe 10 % të tjera të pronësisë.

Biznesmeni ka pranuar të firmosë për t’i dhënë Shullazit 30 % të pronës dhe të paguajë paratë kesh.

Ai i ka dërguar personalisht rreth 400 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër e ka paguar në 3 çeqe, të cilët janë tërhequr në bankë nga Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela, në dhjetor të vitit 2015.

Tërheqja e çeqeve prej tyre është provuar nga prokuroria, në bazë të pamjeve filmike dhe disa dokumenteve të tjera të bankave ku është bërë tërheqja e parave.

Për pjesën tjetër të dëshmisë pritet të merret në pyetje edhe noteri para të cilit ka ndodhur kërcënimi, siç pretendon biznesmeni.

5 komente në “Zbardhet dëshmia e biznesmenit: Si ma vuri pistoletën në bark Shullazi”

  1. Beni says:

    Nuk e kuptoj per cfare lihet gjalle ky plehra Shullazi?? Nuk I fusin nje gjilpere atje, ta lene te vegjetoje me truri e vdekur,per pjesen e mbetur te jetes por te paguajme nga taksat tona qe te haje e te pije ne burg ky fekale shoqerise dhe gjithe plehrat e tjera, shoket e tij qe zhvasin lek pa Te drejte?!! Apo duhet se per kohe fushate del dhe mbledh votat?!

  2. qiri says:

    noteri ne burg, sepse nuk ka denoncuar.

  3. TRAPI says:

    KETO KANE VRARE DHE VJEDHUE DHE JU I MBANI GJALLE…KANE MARRE AQ PARA SA PER TE PAGUAR GJYGJTARET E PROKURORET…DO DALIN TE PAFAJSHEM DHE DO TI BEJME DEPUTETE,,,BISNES I BUKUR TE FITOSH ME KOBURE…NOTERET I KANE TE VETET DHE JANE NE RREGULL,,PROKUROR IDIOOT SE DO DALI NOTERJA PRO SE PA KOBUREN ..DRNOHRT VETE PASTAJ..

  4. Spartaku says:

    Mos flisni keq per Shullazin,pasi ai i ka sherbyer pd-ke me perkushtim,duke prishur ps-te qendrat e votimit ne fushate zgjedhjesh.Tani qe Shullazi mori te tatepjeten,Berisha i dha duret drejte prroit.Kuptohet,se nuk i duhet ,eshte bere limon i shtrydhur.

  5. Janulla says:

    Po lexoni te plote deshkine e biznesmenit (biznrs.leshit doja te thoja). Nuk dua te mbroj Shullazin por ky biznezmeni me 2 klase shkolle, i cili e ka krijuar biznesin duke shfrytezuar shullaze te tjere (sic shihet ne deklarate, shullazi e ka ndihmuar per ta regjistru ne hipoteke, qe dmth ka marre dicka qe nuk i takonte, se nuk kishte perse ta ndihmonte). Ky Ylvia nje hajdut me tradite, pasi ka pasur dhe nje polici private, motra kane bere miliona duke vjedhe e shite bojrat (pronaret e bojes dorjan), ai tjetri me robat e gabit…….mos e beni engjell se nuk ndryshon shume nga ky tjetri. Pse nuk tregon Liu (Ylviu) si paguante per te marre tenderat………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje