FOTOT/ "Fast and Furios": Ndalohen 9 persona, zhvillonin gara shpejtësie në rrugët e Tiranës

25 Tetor 2016, 12:52Kronika TEMA
FOTOT/ "Fast and Furios": Ndalohen 9 persona, zhvillonin gara

Policia e Tiranës njofton se janë ndaluar 9 shtetas shqiptarë dhe u janë konfiskuar mjetet.

Ata janë ndaluar pasi kryenin gara ilegale në unazën e madhe pranë Kopshtit Zoologjik e deri te TEG.

Ja njoftimi:

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim edhe me shërbimet e Rendit, kanë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, 9 drejtues automjetesh të tipeve të ndryshme.

Në unazën e madhe të Tiranës, nga Mbikalimi tek Kopështi Zologjik, në drejtim të një qendre tregtare janë konstatuar duke bërë gara me shpejtësi mjetet:

– Volkswagen, me drejtues shtetasin Joni E.

– Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Ilia. V.

Tek Sheshi “Nënë Tereza”, janë konstatuar duke bërë gara me shpejtësi si dhe duke bërë “Drift”, mjetet,

– Honda, me drejtues shtetasin Alban Z.

– Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Klajdi K.

– BMW, me drejtues shtetasin Artur T.

– Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Albert M.

– Nissan, me drejtues shtetasin Ledon N.

– Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Skerdi A.

– Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Ledio P.

Drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan nga agjentët verifikues me masë administrative plotësuese.

Këta drejtues mjetesh, janë bërë rrezik për drejtuesit e tjerë si dhe përdorues të tjerë të rrugës të cilët përdorin rrugët e Tiranës, gjithashtu dhe shqetësim për banorët e zonës.

Mjetet janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, disa prej tyre do ti nënshtrohen ekzaminimeve teknike ,pasi  dyshohen të kenë bërë modifikime(ndryshime konstruktive) në sistemin e shpejtësise dhe pamjes së jashtme (mjete sportive).

Këta drejtues do të ndëshkohen sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor të Republikës së Shqiperisë.

1 komente në “FOTOT/ “Fast and Furios”: Ndalohen 9 persona, zhvillonin gara shpejtësie në rrugët e Tiranës”

  1. Arb says:

    Keta jane rinia qe i kane edukuar prinderit mbi pirgje parash, qe mbajne kallashe te fshehura e shkojne vrasin njeri tjetrin per nje fjale goje, qe bejne si boba ne Facebook e kane idhull Tony Montanen me shoke. Keta jane brezi i se ardhmes, qe marrin shkollat me leke e bejne jete instagrami me pushime ne Maldive e neper shkuma Party. “Lum” ne per brezin e ri!
    Hengshin kokat e veta ishalla, e jo te ndonje nene fatkeqe qe po ecen ne trotuar me femijet e mitur e ne hallin e vet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje