Burg për gjyqtarin e Sarandës Rasim Doda, i kërkoi të pandehurit 88 mln lekë, tani 4.5 vite në qeli

24 Tetor 2016, 19:41Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka dënuar me 4.5 vjet burg gjyqtarin e Sarandës, Rasim Doda, i cili akuzohet për korrupsion.

Prokuroria pati kërkuar 5 vjet dënim, por gjykata ka dhënë 4 vjet e 6 muaj burgim. Ai akuzohet se i ka kërkuar një shumë prej 80 mijë eurosh të pandehurit në një çështje.

Hetimet

Referuar dosjes së prokurorisë, afera e jashtëligjshme për të cilën akuzohet gjyqtari Doda është shënuar në 19 prill të vitit të kaluar. Sipas prokurorisë, një ditë para se ai të shpallte vendimin për një çështje civile të drejtuar prej tij, ai ka takuar në rrugë kallëzuesin H. B., palë në proces.

Sipas këtij të fundit, i pandehuri i ka dhënë një fletë ku ishte dispozitivi i vendimit që do të shpallej të nesermën, sipas të cilit kallëzuesi përfitonte një dëmshpërbliom në shumën e 88.6 milionë lekëve.

“Në këtë moment, i pandehuri Rasim Doda i ka bërë me shenjë me dorë për ndonjë lek, duke i bërë me shenjë në pëllëmbën e dorës që kallëzuesit i ka lënë të kuptonte së kërkonte shumën prej 80.000 euro”, thuhej në dosjen e prokurorisë.

Pas këtij takimi, rreth orës 22:49 kallëzuesi i ka dërguar pandehurit një mesazh telefonik duke i thënë se, “mos më merr në qafë kot, cdo muhabet e ke bërë me avokatin, bashkë komunikojmë dhe mirë është të ngelemi miq për jetë. H.B”.

Në datën 20.04.2015, i pandehuri Rasim Doda ka shpallur vendimin gjyqësor, duke lexuar vetëm dispozitivin e vendimit, me të cilin ishte vendosur pranimi i padisë së palës kundërshtare të kallëzuesit H. B. dhe rrëzimi i kundërpadisë së tij.

Gjatë gjykimit, i pandehuri Doda ka kundështuar me forcë akuzën, duke e cilësuar kallëzimin dhe procedimin si një komplot ndaj tij.

 

3 komente në “Burg për gjyqtarin e Sarandës Rasim Doda, i kërkoi të pandehurit 88 mln lekë, tani 4.5 vite në qeli”

  1. mirel says:

    E hengri ky burgun per gjithe gjyqtaret e tjere qe vazhdone te marrin pa pushim.
    E bene shembull te Reformes

  2. Arusha e Tepelenes says:

    Gjyqtari Rasim Doda eshte thjesht nje viktime e lojerave te politikes dhe nuk njihet si person i korruptuar.

  3. un,ti,ai,ajo,ne,ju,ata,ato says:

    sa her qe lexoj dhe degjoj se u fut filani ne burg per korrupsion,tre vjet ky e nje vit ai,kater vjet ky e gjasht muaj tjetri.
    a u qifsha listen e te vdekureve ,te degjeneruarit e mutit.me gjith shpirt ju shaj se nuk di fjal te tjera.dhe ai kokzbathuri .”manjani” kerkon te ashpersoj logjet kunder kanabisit apo me keq te fusi dhe ushtrin e ligjin ushtarak per te bllokuar ashashin.u vdekshin nga fillimi deri ne fund juve .ashperso ligjin pet korrupsion mor ju qifsha rracen.me vdekje fare se vetem qe korrupsioni nuk behet aksidentalisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje