Gjyqtarët në “festë”. Pezullimi i ligjit të “Vetting”-ut pengon nisjen e verifikimi

25 Tetor 2016, 20:07Kronika TEMA

Kjo e martë ishte dita e duhur për t’i parë të buzëqeshur gjyqtarët dhe prokurorët. Pezullimi i ligjit të “vetting”-ut u ka dhënë atyre një shans të beftë për të mos qenë nën presionin e afatit të 7 nëntorit, brenda të cilit ata duhet të dorëzonin formularët e vetëdeklarimit për procesin e “Vetting”-ut.

Bedri Qori është gjyqtar në Gjykatën e Dhomës Penale Tiranë.

Thotë se pas pezullimit të ligjit, tashmë i duhet të presë ç’do ndodhë, për shkak se është i paqartë:

“Nuk kam dijeni fare. Unë i kisha mbledhur të gjitha dokumentat që kërkonte ligji”, shprehet ai për TCH.

Ndërsa Antoneta Sevdari, prokurore në Tiranë, shprehet:

“Nuk i kam dorëzuar akoma. Duhet të dëgjoj vendimin e Kushtetueses çfarë thotë”.

Por, ka edhe nga ata gjyqtarë dhe prokurorë që pasi kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, kanë ngelur të befasuar dhe nuk pranojnë të prononcohen, raporton Top Channel.

Jashtë kameras, prokurorët dhe gjyqtarët tregojnë se do të vijojnë të mbledhin dokumentacionin e kërkuar, pasi po hasen  vështirësi, sidomos për ata që janë në detyrë prej vitesh. Por, nëse pezullimi i ligjit të “Vetting”-ut zgjat më shumë se tre muaj, edhe ata që i kanë dorëzuar, do t’u duhet t’i depozitojnë sërish, pasi ligji përcakton se dokumentacioni nuk duhet të jetë më i vjetër se 3 muaj.

Nga ana tjetër, edhe gjyqtarët dhe prokurorët, gjatë datave 4 dhe 5 nëntor, janë thirrur në mbledhje të përgjithshme për të vendosur nëse do të mbajnë qëndrim pro apo kundër “Vetting”-ut në Kushtetuese.

4 komente në “Gjyqtarët në “festë”. Pezullimi i ligjit të “Vetting”-ut pengon nisjen e verifikimi”

  1. Endri says:

    VENDIM I PRITSHEM, NUK E DON AS LSI AS PD E AS PS EDHE AS HORRAT E QEVERISE. THJESHT BEJNE PORDHE SIKUR E DUAN.

  2. Treviso says:

    Ja hodhen edhe kete here mafjozet.

  3. CNN says:

    edhe Interi te kishte fituar nuk do te festonin keshtu!!!

  4. CNN says:

    edhe Interi te kishte fituar nuk do te festonin keshtu!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje