Në nisje të vizitës së tij në Turqi, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati pati një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare në Ankara.
Duke u ndalur në rëndësinë që ka diaspora shqiptare në Turqi, jo vetëm si e madhe në numër, por edhe si një diasporë cilësore dhe me kontribute të veçanta në jetën shoqërore, ekonomike e politike të Turqisë, ministri Bushati i ftoi ata të behën pjesë e zhvillimeve të vendit të tyre të origjinës.
Të pranishmit shprehën dëshirën për një angazhim më të madh dhe për rritjen e pranisë së tyre ekonomike në Shqipëri, me synim dhënien e kontributit në funksion të zhvillimit të vendit. Bushati i ftoi gjithashtu të marrin pjesë në Samitin e parë të Diasporës Shqiptare që do të mbahet në Tiranë, më 18–20 nëntor 2016.
Në vijim, ai çmoi lart përpjekjet e tyre për të ruajtur dhe forcuar identitetin kombëtar dhe strukturimin tepër të mirë të organizatave të diasporës shqiptare në Turqi.
KERKONI HAPJEN E SHKOLLAVE SHQIPE NE TURQI Z:Bushati…kete Beni..ESHTE TJERTER GJE Se sa “Deshire” kane per te Mesuar “Shqipetaro-Turqit” Shqipe::::lol
Shkollat Shqipe ne Turqi jane aty me vite te tera ne cdo qytet qe jetojne Shqiptaret dhe si ndalon njeri, gjithashtu dhe besimin fetar nuk i eshte imponuar as edhe nje personi ne kembim te nje vendi pune apo dokumentash!!!
MOS beni gafe ti jepni fonde ripjelljes Jane hajdutet e ali babes.