Vrasja që do të dukej si aksident, policia arreston autorët pas tentativës së dështuar

26 Tetor 2016, 10:32Kronika TEMA
Vrasja që do të dukej si aksident, policia arreston autorët pas

Policia e Shkodrës ka zbardhur një ngjarje, e cila fillimisht ishte dyshuar si aksident rrugor.

Hetimet e bluve të Shkodrës kanë zbuluar se bëhej fjalë për një tentativë të dështuar vrasjeje, për të cilën janë vënë në pranga 2 persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Trush, në aksin rrugor Shkodër – Velipojë.

Mjetet tip Benz me targë AA 304 OT me drejtues shtetasin Femih Gjorreta, dhe mjeti tip Audi me targë DP 372 CG me drejtues shtetasin Admir Gjorreta, i kanë dalë përpara duke i zënë rrugën dhe kanë përplasur mjetin motorçikletë tip Jamaha pa targa në të cilin udhëtonin shtetasit F.J. 31 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër dhe me pasagjer shtetasin A.J. 19 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.

Si pasojë e përplasjes së motorrit nga 2 automjetet, shtetasit që udhëtonin në motorr kanë përfunduar në kanal.

Më pas shtetasit që udhëtonin në automjete kanë zbritur dhe me mjete të forta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre duke u shkaktuar dëmtime të rënda.

Aktualisht 2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të mëparshëm për motive të dobëta.

Falë veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, janë vënë në pranga 2 nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht shtetasit Femih Gjorreta, 23 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër dhe Admir Gjorretaj, 23 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër .

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e G.Gj. 32 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër dhe E.Gj. 27 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje